BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Raporti i MFE, ja faktorët që ndikuan në rritjen e borxhit publik, bien ndjeshëm investimet e huaja

Raporti i MFE, ja faktorët që ndikuan në rritjen e borxhit

Tkurrja e investimeve të huaja, reduktimi i të ardhurave nga eksportet dhe problemet fiskale janë faktorët kryesorë që rritën në shifra rekord borxhin publik. Gjatë vitit 2020 borxhi shkoi në 77.9 për qind dhe sipas të dhënave të raportit të publikuar nga Ministria e Financave më shumë se 66 për qind është marrë për të mbuluar investimet e humbura. Konkretisht, gjatë 2020 investimet e huaja janë tkurrur me 4.6 për qind, një rënie e konsiderueshme në krahasim me një vit më parë. Sakaq edhe pse në rekomandimet e tyre organizatat ndërkombëtare i kanë kërkuar vazhdimisht qeverisa shqiptare të krijojë reforma për përthithjen sa më shumë të investimeve të huaja, sepse ndihmojnë në qëndrueshmërinë ekonomike, kjo gjë nuk ka qenë e mundur për shkak të krizës që solli pandemia në të gjithë globin. Në këto kushte, ato pak investime të përthithura nuk kanë mundur të kontribuojnë në reduktimin e borxhit publik. “Stoku i investimeve të huaja direkte - huave ndërkompani është pakësuar me 4.6% në terma vjetorë, duke reflektuar edhe ecurinë jo të mirë të Investimeve të Huaja Direkte gjatë gjysmës së parë të vitit 2020. Stoku vlerësohet në 12.4% të totalit, me një rënie 0.7 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Stoku i IHD-ve përbën 18.3% të totalit të stokut të borxhit të jashtëm me rënie 21 për qind në terma vjetorë”, thuhet në raport. Dikur theksohet pak më lart, pjesa më a madhe e huamarrjeve është ndikuar nga rritja e shpenzimeve për të kryer investimet që nuk u financuan dot nga investitorë të huaj. Duke qenë se buxheti i shtetit nuk ishte i mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha të investimet që kërkonte vendi për shkak të koronavirusit, qeveria u detyrua të merrte disa herë borxh. Në ndarjen sipas instrumenteve të përdorura, peshën më të madhe ndaj stokut total të borxhit të jashtëm e zënë investimet në trajtën e investimeve të tjera, me rreth 66.9% ndaj totalit (45.5% ndaj PBB-së nominale) në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2020. Ky raport është 1.8 pikë përqindje më i lartë krahasuar me një vit më parë. Brenda këtij zëri, peshën kryesore e zënë huatë afatgjata dhe afatshkurtra”, sqaron MFE.

Dobësitë fiskale dhe eksportuese

Pavarësisht se sektori i eksporteve rezultoi më kontribuuesi në ekonomi gjatë pandemisë, gjendja e tyre nuk ka qenë plotësisht në formën e duhur, sepse patën dobësi eksportet me Italinë si treg kryesor. Sipas raportit, rënia e të ardhurave nga eksportet ka ndikuar shumë në rritjen e nivelit të borxhit. MFE tregon se, borxhi pësoi 41 për qind rritje vetëm nga rënia e eksporteve dhe dobësimin e mundësisë akomoduese për turistët gjatë 2020. “Presione në rritje vihen re edhe në terma të borxhit të jashtëm neto. Raporti i stokut ndaj eksportit të mallrave dhe të shërbimeve u zgjerua 41.2% në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2020, nga 36.0% në fund të tremujorit të parë të vitit. Këto zhvillime lidhen tërësisht me rënien e eksportit të mallrave dhe shërbime në një kohë që raporti i stokut të borxhit neto ndaj PBB-së është pakësuar me 2.7 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë”, tregon raporti. Një panoramë e ngjashme vihet ne edhe në rastin e treguesve të borxhit ndaj të ardhurave fiskale. Sipas raportit, rritja e borxhit për shkak të performancës së keqe në mbledhjen e të ardhurave është një tjetër instrument negativ. Boshllëqet fiskale kanë ndikuar edhe në borxhin e jashtëm edhe në atë të brendshëm, madje në nivele më të larta se çdo tregues tjetër. “Raporti i borxhit të jashtëm bruto kundrejt të ardhurave fiskale kërceu në 249.5% nga 220.2% në fund të tremujorit të parë 2020 dhe 226.4% në tremujorin e dytë të vitit 2019. Gjithashtu, raporti i stokut të “qeverisë së përgjithshme” ndaj të ardhurave fiskale është rritur në 124.8%, nga 101.1% në fund të tremujorit të parë 2020 dhe 103.0% në fund të tremujorit të dytë 2019”, thuhet në raport.

Më të lexuarat