BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Ekonomia

Raporti i MFE, largimet e padrejta nga puna dhe proceset gjyqësore i kushtojnë shtetit 20.7 miliardë lekë, problem pushteti vendor

Raporti i MFE, largimet e padrejta nga puna dhe proceset gjyqësore i

Largimet e padrejta nga puna dhe çështjet gjyqësore të hapura ndaj enteve publike i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit 20.7 miliardë lekë dëme. Përveç vonesave në detyrimet fiskale institucionet publike, sidomos bashkitë, kanë shkaktuar dhe borxhe të tjera pasi kanë shkelur rregullat ndaj qytetarëve. Në një raport të publikuar ditën e djeshme nga Ministria e Financave tregohet se, brenda tre muajsh detyrimet e prapambetura janë rritur me 7.9 miliardë lekë. “Detyrimet e prapambetura të institucioneve qendrore dhe institucioneve vendore deri në fund të marsit të këtij viti rezultojnë në rreth 20.7 mld lekë, nga rreth 23.8 mld lekë që ishin në fund të vitit të kaluar. Pjesën më të madhe të borxheve të akumuluara e zënë detyrimet e prapambetura të institucioneve qendrore, me rritje rreth 7.9 mld lekë në periudhën janar-mars dhe disa herë më lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar”, thuhet në raport. Më shumë dëme janë shkaktuar nga humbjet e çështjeve gjyqësore që kanë pësuar institucionet publike në vend, për të cilët shuma e humbur kapi më tepër se gjysmën e borxhit në total. Nga ana tjetër, ministria sqaron se gati 30%-shin e këtyre borxheve është shkaktuar si pasojë e largimeve të padrejta nga puna, që në 2021 janë shtuar shumë. Në këtë drejtim më shumë dëme kanë shkaktuar Ministria e Infrastrukturës, e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave. “Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë mban vendin e parë, me 29.1% të totalit, ose 2.3 mld lekë, e ndjekur nga Ministria e Mbrojtjes me rreth 26.7% të totalit si dhe Ministra e Financave dhe Ekonomisë me 26.2% të totalit të detyrimeve të prapambetura duket të jetë ministria më e rregullt në drejtim të pagesave. Në vend të parë janë detyrimet e prapambetura rrjedhojë e vendimeve gjyqësore, me rreth 3.7 mld lekë. Ky zë, mban thuajse gjysmën e totalit, ose më saktë, 47.4% të totalit të detyrimeve të prapambetura të institucioneve qendrore, të paktën deri më 31 mars të këtij viti”, theksohet në raport.

Bashkitë më problematike

Nga ana tjetër institucionet vendore vazhdojnë të jenë problematike dhe t’i sjellin më shumë dëme buxhetit të shtetit. Referuar të dhënave të publikuara bashkitë, përveç se vijojnë të japin performancë të dobët në mbledhjen e të ardhurave shkaktojnë dhe dëme të tjera. Konkretisht, në tre muajt e parë të 2021, vetëm bashkitë kanë regjistruar 6.8 miliardë lekë detyrime të prapambetura, kryesisht për largime të padrejta nga puna. Ministria raporton se në shumë raste punonjësit e shkarkuar padrejtësisht i kanë hedhur institucionet në gjyq dhe kanë fituar, duke i shtuar kostot buxhetit të shtetit. Raporti tregon se, më shumë borxhe ka akumuluar Bashkia Kavajë, ndërsa më pak dëme janë shkaktuar nga Bashkia Shkodër. Gjithsesi, të gjitha bashkitë në vend kanë krijuar dëme të tilla për buxhetin. “Në total, borxhet e institucioneve lokale llogariten në rreth 6.8 mld lekë. Në vend të parë në këtë listë borxhesh kemi Bashkinë Kavajë, me 840 milionë lekë detyrime të prapambetura, ose rreth 12% të totalit, e ndjekur nga Bashkia më e madhe në vend, ajo e Tiranës me rreth 752 milionë lekë, ose rreth 11% të totalit. Në vend të tretë ndërkohë kemi Bashkinë e Vorës me rreth 674 milionë lekë, ose rreth 10%. Pikërisht tre vendet e para mbahen nga tre institucione vendore të qarkut të Tiranës. Vendin e institucionit vendor më të rregullt me detyrimet e mban ajo e Shkodrës, me vetëm 600 mijë lekë, e ndjekur nga Bashkia e Vlorës”, thuhet në raport. Ndër bashkitë e mëdha, me më pak detyrime të prapambetura figurojnë edhe ajo e Fierit si dhe ajo e Gjirokastrës.. Ajo që bie në sy është edhe pesha mjaft e madhe që kanë në listën e borxheve bashki të vogla, si ajo e Belshit apo Roskovecit. Të dyja këto bashki së bashku zënë rreth 8.5% të totalit.

Më të lexuarat