BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Ekonomia

Raporti i Ministrisë së Financave, gjatë 5 muajve më shumë shpenzime se plani, përmirësohen të ardhurat dhe punësimi

Raporti i Ministrisë së Financave, gjatë 5 muajve më

Ekonomia ka filluar të marrë veten në 5 muajt e parë të këtij viti. Ditën e djeshme Ministria e Financave ka publikuar raportin e të dhënave fiskale për periudhën janar-maj të viti 2021, ku vihet re se gjendja është më e përmirësuar se viti 2020. Të dhënat tregojnë se, arka e shteti ka mbledhur në këto 5 muaj rreth 1.5 miliardë euro, pra 31 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Gjithsesi, vlen të theksohet se, deri më tani krahasim po bëhet me ata muaj kur kishte filluar pandemia, pasi ekonomia në tërësi ende nuk ka arritur në nivelet e parakrizës. Në raportin e ministrisë tregohet se, punësimi dhe konsumi kanë bërë hapa pozitivë, sepse janë rritur me 32% dhe 18% secila, por edhe ky zë mbetet ende shumë larg nivelit të 2019, kur ekonomia ishte më e qëndrueshme dhe e sigurt. “Të ardhurat totale për 5-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 191.6 miliardë ose 104% të planit të 5-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat kanë rritje prej 31 miliardë lekë. Të ardhurat tatimore për 5 mujorin 2021 u realizuan në masën 98.8 miliardë lekë, rreth 1.1 miliardë lekë (1.1%) më shumë se plani i 5 mujorit 2021. Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 15.1 miliardë lekë ose 32.3% më shumë se 2020. Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 16 miliardë lekë, 18.2% më shumë se 5 mujori 2020”, raporton ministria. Ndërsa, problem shihet niveli i të ardhurave nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të cilat nuk kanë lëvizur as me 1%. Kjo do të thotë që numri i punonjësve të padeklaruar dhe që u rrezikohet pensioni në të ardhmen mbetet i lartë.

Shpenzimet ende të larta

Niveli i lartë i shpenzimeve mban ende të pasigurt buxhetin e shtetit. Në planin e punës për këtë vit, sugjeruar dhe nga ndërkombëtarët, Ministria e Financave parashikonte që shpenzimet të mbeteshin në një nivel konstant për të zbutur deficitin. Por kjo nuk ka ndodhur as në këtë pesë mujor. Ministria raporton se, deficiti buxhetor ka pësuar një reduktim të lehtë, por kjo zbritje nuk do të jetë afatgjatë sepse shpenzimet janë regjistruar shumë më të larta se plani dhe se 5 mujori i vitit të shkuar. Konkretisht, nga arka e shtetit janë zbrazur 211 miliardë lekë, pra 13% më shumë se periudha janar-maj e vitit 2020. “Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e pestë të vitit 2021, arritën në rreth 211.9 miliardë lekë me një realizim në masën 97 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 13 për qind më i lartë ose rreth 24.3 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 5 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 98.7 për qind dhe 75.7 për qind të planit të periudhës. Niveli i deficitit për periudhën 5 mujore të vitit 2021 rezultoi në rreth 20.3 miliardë lekë, ose rreth 6.7 miliard lekë më pak se një vit më parë”, thuhet në raport.