BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Raporti i Ministrisë së Financave, inceneratorët nuk investojnë sipas planeve, vetëm marrin paratë e shtetit

Raporti i Ministrisë së Financave, inceneratorët nuk

Ministria e Financave ka shprehur pakënaqësi për punën e inceneratorëve në vend. Fillimisht investimet në mjedis përmes inceneratorëve u nisën si projekte me shumë rëndësi për të reduktuar problemet që hasen më së shumti prej ndotjeve urbane masive në të gjithë Shqipërinë. Por, tashmë ministria raporton se inceneratorët nuk e kanë bërë si duhet punën e tyre dhe pse pagesat nga buxheti i shtetit kanë qenë të rregullta. Sipas Financave, problemi kryesor është që këto objekte nuk i kanë shfrytëzuar fondet sipas planeve të parashikuara në bashkëpunim me qeverinë. Kështu në raportin e publikuar nga MFE evidentohen si më problematikë Inceneratori i Tiranës dhe ai i Fierit, për ky i fundit ka keqpërdorur në masë më të madhe fondet dhe investimet i ka reduktuar shumë. Ndërkohë dhe Inceneratori i Tiranës nuk ka derdhur si investime të 977 milionë lekëve që ka marrë fondi gjatë 2018 dhe po në këto mungesë shërbimi ka vijuar edhe gjatë 2019 edhe pse fondi i marrë kaq qenë po kaq i lartë. “Inceneratori i Tiranës dhe ai i Fierit i kanë marrë fondet buxhetore sipas planeve të parashikuara në kontratat koncensionare me qeverinë, por realizimi i investimeve me fondet e veta nuk ka ecur sipas kontratës. Për rrjedhojë, miliona euro të paguara nga taksat e shqiptarëve nuk do të përkthehen në shërbime të përmirësuara, arsye pse u dhanë këto kontrata. Ministria e Financave njoftoi se pagesat për Inceneratorin e Tiranës në vitin 2018 dhe 2019 janë përkatësisht 977 milionë lekë për secilin vit, sipas planit, por nga ana tjetër investimet, pjesa më e madhe e të cilave duhet të ishin bërë nga fondet e vet kompanisë, nuk kanë vijuar me planin”, theksohet në raport. Duke vënë në dukje këtu se paratë janë marrë, por problematikat me ndotjet nuk kanë njohur përmirësim në dy vitet e fundit.

Privati nuk ka respektuar kontratën

Sipas raportit të ministrisë kompania që ka përsipër Inceneratorin e Tiranës jo vetëm që nuk i ka shpenzuar për investime në mjedis fondin e dhënë nga shteti, por as nuk ka derdhur investime vetë si sipërmarrës i kontratës. Kompania duhej të derdhte 5 mld lekë për investime, por ka realizuar vetën 20% të detyrimit që parashikonte kontrata. E njëjta taktikë shihet se është përdorur edhe me paratë e shtetit, me gati 200 milionë lekë minus. “Vlera faktike e investimit kapital për vitin 2018 ka qenë vetëm 20 për qind e vlerës së planifikuar në planin e biznesit. Ndërsa vlera e investimit kapital për vitin 2019 ka shënuar 526,2 milionë lekë, ose vetëm 10 për qind e planit në kontratë. Kompania Integrated Energy duhet të investonte në vitin 5,9 miliardë lekë më 2019, nga të cilat më shumë se 5 miliardë lekë duhet të ishin nga fondet e kompanisë dhe afërsisht 1 miliard lekë pagesa nga buxheti. Por kompania nuk ka arritur të azhurnojë në investime as pagesën e marrë nga buxheti. Shteti ka paguar sipas planit 725 milionë lekë, ndërkohë që investimet totale të atij viti ishin vetëm 526 milionë lekë, nga 5.9 miliardë lekë që ishte kontrata”, tregon ministria. Ministria sqaron se, për periudhën 2018-2019, sipas kontratës duhet të ishin investuar 11,4 miliardë lekë, por janë investuar vetëm 1,6 miliardë lekë ose rreth 12 për qind e planit. Një situatë e ngjashme është edhe në Inceneratorin e Fierit, ku buxheti i ka bërë kompanisë pagesa vjetore prej 752 milionë lekësh, sipas planit në kontratë. Sipas parashikimeve, ndërtimi dhe vënia në funksionim e impiantit do të përfundonte në muajin shtator 2019, por ndërkohë impianti ende nuk ka përfunduar. Ndërsa bëhet me dije se, projekti i tretë është trajtimi i mbetjeve në Tiranë me kosto totale 39 miliardë lekë dhe kapacitet përpunues do të jetë rreth 550-800 ton/ditë. Nga kjo shumë 17 miliardë lekë parashikohen investime.