
Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Raporti i OKB, rritja e ekonomisë gjatë 2021 në nivele të ulëta, do të shtohen shtresat në nevojë

Shkruar nga Esmeralda HIDA 27 Janar 2021

Organizata e Kombeve të Bashkuara jep parashikimin negativ për ekonominë shqiptare në 2021. Ndryshe nga pritshmëritë e qeverisë parashikimet e institucioneve ndërkombëtare për vendin tonë nuk janë fort pozitive, sa i përket rikuperimit ekonomik. Departamenti për Çështjet Sociale dhe Ekonominë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka publikuar raportin më të fundit të situatës dhe perspektivës së ekonomisë globale për vitin 2021. Në raport thuhet se, këtë vit Shqipëria do mund të regjistrojë një rritje jo më shumë se 4.8%, duke e renditur kështu një nga vendet me rikuperim më të ngadaltë ekonomik. Sipas OKB, ekonomia shqiptare do e ketë të vështirë rimëkëmbjen, për aq kohë sa një nga sektorët më kontribuues, ai i turizmit, është dëmtuar tepër. “Sa i përket Shqipërisë, Organizata e Kombeve të Bashkuara, projekton një normë rritje të ekonomisë prej 4.8% këtë vit, ndërsa 2020 u mbyll me një recesion ekonomik rreth 6.1%, kjo normë e vendos Shqipërinë të dytën në rajon sa i përket recesionit të shkaktuar nga pandemia. Vetëm Mali i Zi parashikohet të ketë një recesion më të thellë se Shqipëria. Shqipëria dhe Mali i Zi vazhdojnë të mbeten në recesion pasi ekonomitë e tyre varen nga turizmi, që pati dhe dëmtimet më të mëdha gjatë pandemisë. Turizmi në Shqipëri dhe eksportet janë të lidhura ngushtë me shtetin italian, i cili vazhdon të ruajë kufizimet ndaj koronavirusit, prandaj dhe në verën e vitit 2021 Shqipëria do ketë probleme në rikuperimin e turizmit”, thuhet në raport. Në kapitullin dedikuar rajonit, Departamenti për Çështjet Sociale dhe Ekonominë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara nënvizon ndër të tjera se, aftësia për të implementuar politika ekspansioniste, të krijuara për të zhbërë disi efektet kontraktuese të krizës, ka qenë i limituar në vendet me borxh të lartë publik, përfshirë Shqipërinë dhe Malin e Zi.
Do rritet varfëria në 2021
Shqipëria përmendet edhe në një tjetër kontekst në raport, ku flitet për mbështetjen e qeverisë nëpërmjet iniciativave të ndryshme si pasojë e krizës. Sipas OKB, përgjatë 2021 qeveria do ta ketë më të vështirë të investojë dhe japë paketa financiare sikur shpërndau gjatë pandemisë pasi niveli i borxhit ka arritur në nivel shumë të lartë dhe 2021 do të kërkojë hapa për stabilizimin e deficitit. OKB bën me dije se në këtë vit do të rritet numri i familjeve që nuk sigurojnë do të ardhurat minimale dhe do kërkojnë mbështetje financiare nga shteti, por as qeveria nuk do mundet të veprojë me shtresat e varfra. OKB thekson se, informaliteti shumë i lartë dhe përkeqësimi i sistemit fiskal e frenon qeverinë të shpërndajë paketa financiare, por nëse fondet do përdoren si duhet do të ketë përmirësime. “Viti 2021 do te jetë katastrofik, mbi bazën e asaj që po shohim në këtë fazë. Tkurrja ekonomike ka qenë e madhe dhe nevojat janë dyfishuar. Por nëse grumbullojmë fondet e nevojshme mund të parandalojmë destabilizimin, krizën e urisë dhe migracionit. Impakti i iniciativave të mara nga qeveria në mbështetje të ekonomisë nëpërmjet subvencionimeve të pagave apo skemave të financimit, sidomos në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, ka qenë i kufizuar, për shkak të vështirësive për të prekur sektorin informal. Masat e marra kundër pandemisë dhe impakti ekonomik kanë rritur numrin e personave që kanë nevojë për ndihma humanitare”, thuhet në raport. Gjithashtu, Banka e Shqipëri nuk do të jetë më aq e disponueshme në 2021, për t’u ardhur në ndihmë bizneseve përmes kredive apo lehtësive në procedura. Në përfundim OKB sugjeron që qeveria shqiptare të mos e lërë pas dore, sepse është e vetmja shpresë për të stabilizuar situatën ekonomike dhe shëndetësore.
Më të lexuarat


Parlamenti nis diskutimet e ligjit për Gardën e Republikës, ndryshojnë pagat për të gjitha nivelet e gradave, ja detajet

Të dhënat e MF, borxhi publik shënon rekord historik, arrin në 77.8 për qind, bien ndjeshëm të ardhurat

Nafta pa akcizë, qeveria gati të shtyjë afatet e aplikimit, jepet më shumë kohë për fermerët

Çështjet në Arbitrazh fundosin buxhetin e shtetit, 450 milionë euro detyrime, 5 çështje marrin formë të prerë

Zbardhen emrat, ja familjet që marrin lejet e legalizimit në Tiranë, Durrës dhe Fier, Kadastra nxjerr listën

Dyfishohet ndihma ekonomike për 63 mijë familje në nevojë, ja kategoritë që përfitojnë dhe procedurat e plota

Plani buxhetor i qeverisë, gjatë 2021 hiqet pezullimi për 5 koncesionet e bllokuara gjatë pandemisë, shtohen kontrollet për privatin

Raporti i BSH, pritet rënia e ndjeshme e kreditimit në 2021, problem ulja e konsumit

Këmbimi valutor, euro në rritje

Raporti i BSH, viti 2020 mbyllet me rënie të ekonomisë, masat izoluese dhe pandemia vijojnë të godasin buxhetin
