BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Raporti i Tatimeve, ja sektorët ku lulëzon evazioni fiskal dhe skema që ndiqet, shtohen kontrollet

Raporti i Tatimeve, ja sektorët ku lulëzon evazioni fiskal dhe skema

Administrata Tatimore ka evidentuar sektorët ku lulëzon evazioni fiskal dhe skemat që përdorin ata për të fshehur fitimet. Duke parë që në 2020 evazioni fiskal në ekonomi u rrit ndjeshëm, Administrata vendosi të shtojë inspektimet në terren. Nga këto inspektime janë zbuluar një sërë shkeljesh nga biznese të fushave të ndryshme, ku evazioni fiskal paraqitet shumë i lartë. Sipas të dhënave, nivelin më të lartë të evazionit e regjistron sektori i ndërtimit. Tatimet bëjnë me dije se, bizneset në këtë sektor mbajnë shumë punonjës informalë edhe në shumë raste nuk deklarojnë të ardhurat e tyre, prandaj është vendosur që në vijim ky sektor do të jetë në epiqendrën e kontrolleve të përforcuara. “Sektori i ndërtimit do të jetë në shënjestrën e tatimeve në luftën ndaj evazionit fiskal këtë vit. Tatimet kanë vënë re se, të ardhurat që lidhen me ndërtime të tatueshme deklarohen në mënyrë të pasaktë. Ndërkohë, blerjet që deklarohen se, lidhen me ndërtimet e përjashtuara devijohen në ndërtimet e tatueshme. Tatimet do të bëjnë vlerësim risku të të gjithë tatimpaguesve në sektorin e ndërtimit, teksa kontrollet do të ushtrohen tek kompanitë me risk të lartë”, thuhet në raport. Më pas renditen bizneset në sektorin e turizmit dhe shërbimeve. Sipas Tatimeve, në këto bizneseve vijon të jetë problem më i madh moslëshimi i kuponëve dhe punonjësit informal. “Bizneset në njësitë e shërbimeve, bare, kafe, restorante dhe hotele historikisht paraqiten problematike për evazionin fiskal. Zakonisht ato nëndeklarojnë të ardhurat, punonjësit, pagat dhe shpenzimet. Kasat fiskale nuk përdoren, kuponët nuk lëshohen. Tatimet pohojnë se evazioni në këtë linja të biznesit do të luftohet, duke u bazuar në normat e të ardhurave, blerjeve, shpenzimeve, numrin e punonjësve dhe nivelet e pagave”, thuhet në raport.

Skema që përdorin

Në raportin e publikuar, Drejtoria e Tatimeve bën me dije se shumica e bizneseve që regjistrojnë evazion të lartë përdorin si skemë mashtrimi, mosdeklarimin real të xhirove ditore. Sipas raportit, ata ndryshonin të dhënat që të ardhurat e deklaruara të mos kapin pragun e tatimi-fitimit dhe kështu ata që deklaroheshin si të vetëpunësuar nuk paguanin taksa sepse nuk kalonin pragun e vendosur në ligj. “Kur ndryshojnë pragjet e regjistrimit, disa tatimpagues ndryshojnë edhe xhiron e tyre që të ishte më poshtë pragut të regjistrimit. Kjo ndodhte duke pakësuar artificialisht xhiron me grupe regjistrimi më poshtë pragut, ndarje të biznesit për të qëndruar nën prag, kalimi artificial nga statusi i punësuar (që tatohet nga 13 deri në 23%) në statusin e vetë-punësuar (që nuk tatohet nën prag). Tatimet njoftuan se do të analizojnë të dhënat dhe tendencat e tatimpaguesve përpara dhe pas ndryshimit”, thuhet në raport. Ndërsa bëhet me dije se, në fokus të kontrolleve do të jenë edhe personat e pasur, pasi shumë prej tyre deklarojnë si burim të ardhurash vetëm rrogën, por në fakt pasuria e tyre e lartë nuk mund të justifikohet vetëm me nivelin e pagave. Sipas DPT, kjo ndodh sepse ata gjithmonë i shmangen deklarimit të një pune të dytë apo nëse kanë burim tjetër fitimprurës.

Më të lexuarat