BREAKING NEWS

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën, ja çfarë ndodh nëse nuk paraqitet ish kryeprokurori pasi ka një javë që është larguar jashtë vendit

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën,
x
BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Ekonomia

Raporti, investimet publike kanë ardhur në rënie prej 2009-ës, periudha më e keqe në vitin 2016

Raporti, investimet publike kanë ardhur në rënie prej

Që prej vitit 2009 e deri më sot niveli i investimeve publike ka ardhur me rënie. “Open Data Albania” ka publikuar një raport mbi investimet publike për periudhën 2004-2020 duke dhënë detaje për këto vite. Kjo analizë nga Open Data u bazua në të dhënat faktike të nivelit të shpenzimeve kapitale nga Buxheti i Shtetit të cilat shkojnë për investime publike. Burimi i të dhënave është Ministria e Financave dhe Ekonomisë, bazuar në Raportin e Zbatimit të Buxhetit ndër vite që shoqëron Paketën e Ligjit të Buxhetit Faktik si dhe Buletini i Borxhit Publik. Sipas raportit, në vlerë nominale, niveli me i lartë i investimeve publike është shënuar në vitin 2009 me 95.9 miliardë lek. Investimet në vitin 2020 shënuan vlerën 85.3 miliardë lekë. Niveli i investimeve publike ka pasur luhatje të mëdha gjatë këtyre viteve, ku rritja me e madhe me bazë vjetore është shënuar në vitin 2008. Në këtë vit, investimet publike u rriten me 64 për qind krahasuar me një vit më parë. Tendenca në rritje vijoi edhe për vitin 2009, për tu pasuar në vitin 2010 nga rënia më e madhe vjetore e investimeve publike. Sipas “Open Data” nëse shohim Shpenzimet për Investime Publike në raport të Totalit të Shpenzimeve Buxhetore, apo në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), mbizotëron trendi rënës. Konkretisht, viti 2009 mbetet viti ku Pesha në përqindje Investime Publike kundrejt Produktit të Brendshëm Bruto PBB, shënon 8.4 për qind, e më pas mbizotëron trend rënës. Në bazë të raportit, në terma të shpenzimeve të përgjithshme vërehet se trendi rënës i këtij raporti mbizotëron në vitin 2016, ndërsa më pas vijon një trend rritës i moderuar.

Shpenzimet

Pesha më e lartë e shpenzimeve për investim kundrejt shpenzimeve të përgjithshme qëndron në vitin 2009 me 25.2 përqind, ndërsa pesha më e ulët është në vitin 2016 me 13.7 përqind. Sipas raportit, për 2020, shpenzimet publike për investime zënë rreth 15.9 për qind të shpenzimeve totale të Buxhetit të Shtetit. Raporti i investimeve publike për banor ka ardhur në rritje të vazhdueshme nga viti 2004 deri në vitin 2009. Viti 2009 shënon vlerën më të lartë të këtij raporti për gjithë periudhën e analizuar, me rreth 33 mijë Lekë Investime për Banor. Pas 2009 niveli i investimeve publike për banorë shfaqet më i luhatshëm, por mbetet brenda kufijve 20-30 mijë lek. Ndërsa sipas “Open Data” viti 2020 përkon me nivelin më të lartë të investimeve për frymë në dhjetë vitet e fundit, konkretisht rreth 30 mijë lekë për banor. Investimet publike në Republikën e Shqipërisë financohen nga burime të brendshme dhe burime të jashtme. Përgjatë viteve 2004-2020 mesatarisht 65 për qind e investimeve publike është financuar nga burime të brendshme, ndërsa 35 për qind nga burime të jashtme. Çdo vit investimet publike janë dominuar nga nivele të larta të financimit të brendshëm, me përjashtim të vitit 2012 ku vetëm 44.4 për qind e investimeve publike janë financuar nga burime të brendshme. Viti 2007 përfaqëson vitin ku financimi i brendshëm arrin në nivelin më të lartë, duke financuar rreth 85 për qind në investimet publike. Në vitin 2020, përkatësisht 29 për qind e investimeve publike janë mbuluar nga financimi i jashtëm.