BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Raporti, KLSH zbulon të tjera shkelje me cilësinë e barnave, thirrje qeverisë të bëjë kujdes me koncesionet e rrugëve

Raporti, KLSH zbulon të tjera shkelje me cilësinë e barnave,

Kontrolli i Lartë i Shtetit jep sërish alarmin për cilësinë e barnave në vend. Në raportin për buxhetin faktik 2018, KLSH nënvizon edhe çështjen e barnave të skaduara, si shkeljet me barnat e rimbursueshme. Teksa i tërheq vëmendje qeverisë për papërgjegjshmëri në lidhje me kontrollin e barnave, KLSH kërkoi gjithashtu një kujdes dhe vëmendje në lidhje me koncesionarët e rrugëve.“Nga auditimi u konkludua se mungesa e objektivave strategjikë për shërbimin farmaceutik në vend ka bërë që politikat e ndërmarra nga qeveria për këtë sektor të mos jenë efektive në drejtim të garantimit të cilësisë dhe sigurisë së barnave. Ndërkohë, heqja e detyrimit ligjor për importin e medikamenteve të prodhuara në vendet e Ballkanit, "që ato të qarkullojnë në një nga vendet e BE", vendet e origjinës e kanë ekspozuar publikun shqiptar ndaj barnave të cilat vijnë nga vende që nuk kanë standardet e BE-së në drejtim të garantimit të cilësisë dhe sigurisë së barnave”, thuhet në raport. Më tej, KLSH akuzon Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore se nuk është treguar korrekt për garantimin e cilësisë dhe sigurisë së barnave. Sipas KLSH, ky institucion ka anashkaluar kontrollin duke e realizuar vetëm në 12% të barnave, duke lejuar kështu që në spitale të qarkullojnë barna të skaduara. Kjo problematikë shfaqet edhe në sistemin e farmako-vigjilencës që është pothuajse inekzistent në veprimtarinë e tij, duke mos pasur fare ndikim në garantimin e sigurisë së barnave në vend. “AKBPM si një institucion përgjegjës për garantimin e cilësisë dhe sigurisë së barnave vijon të jetë jo efektive në veprimtarinë e saj edhe si rezultat i mungesës së certifikimit dhe akreditimit të laboratorit të analizave, shfaqur kjo në numrin e papërfillshëm të analizave të kryera, ku për periudhën 2017-2018 janë analizuar vetëm 12% e barnave që duheshin analizuar. Shërbimet farmaceutike pranë spitaleve vazhdojnë të jenë të pa akredituara dhe në kushte jo optimale sipas praktikave të mira të ruajtjes dhe qarkullimit të barnave. Spitalet publike vijojnë të akumulojnë barna jashtë afatit të skadencës, si rezultat i planifikimeve të gabuara dhe të keqmenaxhimit të tyre”, shprehet KLSH. Gjithashtu në raport tregohet shkelje edhe me barnat e rimbursuara, që sipas konstatimit kanë shkaktuar efekt negativ financiar me rreth 13 milionë lekë. “Mos ushtrimi i kontrolleve mbi diferencat në inventarin e gjendjes së barnave të rimbursueshëm, ekspozon FSDKSH-në, para riskut të mosrealizimit të objektit të kontratës që është kontrolli i qarkullit të barnave të Listës së Barnave që Rimbursohen dhe sigurimi i disponibilitetit të tyre në tregun farmaceutik. Ndërkohë që dërgimi me vonesë nga Drejtori i Përgjithshëm i Vendimeve të marrë nga Komiteti i Shqyrtimit Administrativ në njësitë shpenzuese, ka shkaktuar efekte financiare negative në shumën 13 milion lekë”, thuhet në raport.

Ja letra e KLSH në lidhje me koncesionet e rrugëve

Në raportin e publikuar gjendet edhe letra që KLSH i ka dërguar qeverisë në lidhje me koncesionet e rrugëve. Në këtë letër janë marrë si raste konkrete: aksi rrugor Milot-Balldren dhe aksi Orikum-Dukat. Nëpërmjet kësaj letre, KLSH i kërkon qeverisë që të jetë më e kujdesshme me koncesionet sepse po përfitojnë më shumë fonde nga sa është e nevojshme dhe nuk po i përmbahen kontratës në lidhje me ndërhyrjet që duhet të bëhen në këto akse. “Lidhur me projektin “Projektim, ndërtim, financim dhe mirëmbajtje të aksit rrugor Milot-Balldren” konstatohet se edhe në këtë projekt, për tre vitet e para të investimeve vihen në dispozicion fonde nga ana e koncesionarit dhe huaja bankare përtej nevojës reale për investim. Konkretisht, për vitin e parë akumulohen 5 milionë euro mjete monetare të panevojshme. Për vitin e dytë 12 milionë euro dhe për vitin e tretë 9 milionë euro. Buxheti i shtetit për këto fonde të shpërdoruara detyrohet të paguajë 5 për qind interes. Në total 1.3 milionë euro interesa shtesë të panevojshme”, shprehet KLSH. Të njëjtën shkelje në lidhje me marrjen e fondit më tepër nga sa nevojitet, KLSH raporton edhe për aksin Orikum-Dukat, për të cilin janë shpenzuar 3, 65 milionë euro interesa shtesë të panevojshme. Gjithashtu në letër sqarohet se nënshkrimi i kontratave në monedhën euro dhe jo në lekë po nxjerr deficit shtetin ndaj kursit të këmbimit. “Konstatojmë se që të dy kontratat e përmendura më sipër janë nënshkruar dhe noterizuar vetëm në monedhën euro, duke e ekspozuar Buxhetin e Shtetit ndaj risqeve të humbjeve nga kursi i këmbimit.”, shkruan KLSH.

Esmeralda Hida