BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Raporti, përmirësohen të ardhurat dhe stabilizohet deficiti buxhetor, rritet lehtë punësimi

Raporti, përmirësohen të ardhurat dhe stabilizohet deficiti

Ekonomia ka filluar të shfaqë hapa konkretë të rikuperimit pas krizës që solli pandemia. Kështu raporton Ministria e Financave, përmes të dhënave të publikuara ditën e djeshme rreth ecurisë ekonomike në periudhën janar-korrik. Sipas të dhënave të publikuara, të ardhurat buxhetore janë rritur me 47.7 miliardë lekë në 7 muaj, çka tregon se ekonomia po ecën në trend pozitiv. Sipas ministrisë, në këto kushte pritet që deri në fund të vitit ekonomia shqiptare të arrijë parashikimet e bëra nga ndërkombëtarët për vitin 2021, të cilët kanë folur për një rritje mbi 5%. “Të ardhurat totale për 7-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 281.4 miliardë ose 102 % të planit të 7-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat kanë rritje prej 47.7 miliardë lekë. Këto të dhëna tregojnë që ekonomia po ringrihet gjatë këtij viti. Ndërkohë janë institucionet e rëndësishme financiare ndërkombëtare, si FMN apo Agjencia S&P që në vlerësimin e tyre të fillimit të gushtit konfirmuan për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+”, si dhe me perspektivë të qëndrueshme”, thuhet në raport. Ndërkohë, bie në sy se pas kaq muajsh në gjendje të dobët punësimi ka filluar të shfaq shenjat e para të rikuperimit. Sipas ministrisë, në muajin qershor dhe në vazhdim në muajin korrik janë punësuar 43 mijë më shumë qytetarë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. “Rimëkëmbja e ekonomisë është reflektuar edhe në tregun e punës, ku sipas të dhënave, numri i të punësuarve në qershor 2021 arriti në 710,464 persona, nga 667,761 persona që ishte në qershor 2020, e njëjta tendencë rritje regjistrohet edhe përgjatë muajit korrik 2021”, përcaktohet në raport. Gjithsesi ministria pranon që punësimi është ende larg nivelit të parakrizës, por parashikon përmirësim deri në fund të këtij viti.

Deficiti në kontroll

Sipas Ministrisë së Financave, lajm pozitiv është edhe fakti që në muajt e fundit deficit buxhetor ka shfaqur qëndrueshmëri. Në raport tregohet se, tek ky stabilizimin ndikojnë edhe shpenzimet, të cilat pavarësisht se kanë qenë më të larta se korriku i viti të shkuar, në qershor-korrik 2021 nuk kanë dalë jashtë planit fillestar. Kjo ka bërë që edhe deficiti buxhetor në shkurt të pësojë reduktim në raport me nivelin e tij në korrik të 2020. Konkretisht, në periudhën janar-korrik deficiti buxhetor ka pësuar 19.5 miliardë lekë reduktim. “Niveli i deficitit për periudhën 7-mujore të vitit 2021 rezultoi në rreth 29.9 miliardë lekë, ose rreth 19.5 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për periudhën 7-mujore niveli i deficitit rezulton 64.4% e planit të periudhës prej rreth 46.4 miliardë lekë. Shpenzimet e përgjithshme publike, në 7-mujorin e vitit 2021, arritën në rreth 311.3 miliardë lekë me një realizim në masën 96.4% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 10% më i lartë ose rreth 28.2 miliardë lekë më shumë”, raporton MFE. Sakaq, bëhet me dije se kontribut më të madh në këtë ecuri pozitive kanë dhënë rritja e eksporteve, ndërtimi dhe sektori i shërbimeve.