BREAKING NEWS

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën, ja çfarë ndodh nëse nuk paraqitet ish kryeprokurori pasi ka një javë që është larguar jashtë vendit

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën,
x
BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Ekonomia

Raporti, qeveria “dështim” me mbledhjen e tatimit për të ardhurat, në pjesën më të madhe goditen vetëm rrogëtarët

Raporti, qeveria “dështim” me mbledhjen e tatimit për

Pavarësisht skemave të ndryshme për taksim të lartë, qeveria ka “dështuar” sërish në mbledhjen e tatimit mbi të ardhurat personale. Që nga viti 2005 e deri në 2020 në pjesën më të madhe të periudhës qeveria nuk ka mundur të vjelë sipas planit fillestar të ardhurat nga tatimi. Këtë e kanë konfirmuar të dhënat e raportuara nga “Open Data”. Në këtë raport konstatohet që edhe pse në vitin 2013 qeveria rrit pragun e taksimit mbi të ardhurat, performanca në mbledhjen e tyre nuk u përmirësua. Sipas raportit, në një periudhë 15-vjeçare qeveria arriti të plotësojë planin për tatimin mbi të ardhurat vetëm në tre vjet, ndërsa vitet e tjera kanë rezultuar dështim. Ndërsa, bie në sy se viti që lamë mblodhi 30% më pak të ardhura se plani. “Në vitin 2013 qeveria ndryshoi masën e tatimit mbi të ardhurat personale duke aplikuar tatim progresiv mbi pagat dhe tatim në masë 15% mbi të ardhurat e tjera të individit nga 10% që ishte më herët. Kështu, performanca më e mirë në mbledhjen e këtij tatimi ka qenë në vitin 2013, 2014 dhe 2019. Ndërsa në vitet 2010-2012, 2015-2018 dhe 2020 konstatohet mungesë realizimi. Krahas vitit 2010 ku mungesa e realizimit shfaqet në nivele të dukshme me më shumë se 20%, viti 2020 rezulton viti me performancën më të dobët. Konkretisht vetëm 70.9% e planit origjinal është mbledhur për këtë vit”,thuhet në raport. “Open Data” shpjegon se, viti i shkuar regjistroi performancën më të dobët në tatimin e të ardhurave, sepse ky taksim rëndon më shumë mbi individët dhe ata patën goditjen më të fortë nga pandemia, duke kaluar në pamundësi totale për të paguar taksat. “Nga ky tatim që rëndon mbi Individin, shteti ka vjelë në vitin 2020 vlerën prej 33.65 miliardë Lekë, një ulje në vlerë 46.12 miliard ëlekë në krahasim me 2019. Fillimisht shteti kishte planifikuar t’i tatonte Individët në vlerën 47.5 miliardë lekë, por kjo nuk u realizuar për shkak të pasojave të pandemisë”, thuhet në raport.

Punonjësit barrën më të rëndë

Ndër të tjera, në raport evidentohet se barrën më të rëndë të tatimit mbi të ardhurat e kanë paguar rrogëtarët, ndërsa bizneset gjithmonë më pak, madje as sa gjysma e tyre. Pra si duket prandaj dhe plani nuk ka arritur të realizohet sepse qeveria ka tatuar më shumë kategorinë më të pamundur. Konkretisht në çdo vit arkëtimet e realizuara nga tatimi mbi të ardhurat ndaj rrogëtarëve ka zënë 59% të totalit të mbledhur, ndërsa tatimi ndaj bizneseve vetëm 6%. Pra diferenca është shumë e madhe dhe ka rënduar më shumë qytetarët, duke thelluar problemet financiare të tyre. “Nëse shohim strukturën e vjeljes së TAP sipas nënkategorive rrogëtarët kanë peshën më të rëndë si tatim pagues për të ardhurat individuale. 59% e tatimit është tatim i të ardhurave nga paga, Tatimi mbi Individët Biznesmen është vetëm 6% e totalit të Tatim Mbi të Ardhura nga Individ realizuar në vitin 2020”, theksohet në raport. Sipas “Open Data”, skema jo e duhur e tatimit mbi të ardhurat ka bërë që ky zë në çdo vit të shfaqë luhatje dhe performancë të dobët. “Të ardhurat buxhetore në raport me PBB, janë luhatur ndër vite ndërmjet vlerave 25% – 28.5% të PBB-së. TAP nuk është burimi kryesor për mbledhjen e këtyre të ardhurave buxhetore”, sqaron raporti.