BREAKING NEWS

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me
x
BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x
BREAKING NEWS

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të vegjël”, Dumani rrëfen grabitjen e dështuar në shtëpinë e Talo Çelës: Shkuam për 500 mijë euro por morëm vetëm...

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të
x
BREAKING NEWS

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas dëshmive që tronditën botën e krimit: Kjo është vetëm një pikënisje

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas
x

Ekonomia

Raporti, shqiptarët përfitojnë 11 herë më pak nga buxheti i shtetit krahasuar me vendet e BE, ja shumat që shkojnë për çdo qytetar

Raporti, shqiptarët përfitojnë 11 herë më pak nga

Një raport i “Open Data Albania” ka analizuar se sa është shuma që përfiton nga buxheti i shtetit në total çdo shqiptarë. “Open Data” ka hulumtuar mbi ndarjen e parave publike sipas funksioneve në buxhetin e shtetit duke krahasuar shpenzime për frymë në vendet e Bashkimit Evropian dhe rajonit me vendin tonë. Sipas raportit, nga krahasimi ka rezultuar se në vendet Bashkimit Evropian mesatarja e shpenzimeve publike për frymë është në total 12. 684 Euro, ndërsa në Shqipëri shteti harxhon për frymë më pak dhe vetëm 1. 407 Euro në shpenzime buxhetore. Kështu rezulton se ajo që shteti shpenzon për frymë, për të ofruar ndihmë apo pensione, arsimim, shëndetësi, rend dhe siguri, investime publike, kosto për shërbim administrate deri edhe kosto për funksione si kultura, argëtimi apo mbrojtja e mjedisit në vend, është më e ulët nga ajo që ofrojnë në mesataren e tyre vendet e Bashkimit Europian. Në këtë shpenzim për frymë llogariten kosto për mbrojtje Sociale; Shëndetësi Publike; Arsim Publik; Pagesa Borxhi dhe Çështje Ekonomike; Pagesa për Mbrojtjen (ushtria); Rendin dhe Sigurinë Publike, Strehimin dhe Komoditetet; Arkëtimi dhe Kultura deri edhe mbrojtja e mjedisit apo shkenca. Për mbrojtjen sociale që është sektori që garanton standard për njerëzit në nevojë apo grupet që kërkojnë mbështetje të veçantë e ku futen edhe pensione të pleqërisë apo të paaftësisë, vendet EU në mesataren e tyre kanë shpenzime buxhetore për frymë në vlerën 5. 256 Euro, ndërsa në Shqipëri shteti shpenzon 11.56 herë më pak ose 455 Euro.

Investime të ulëta në disa sektorë

Ndërkohë, në raport 13 herë më i ulët qëndron investimi që shteti ynë bën për sektorin e Shëndetësisë. Arsimi gjithashtu ka një raport 8 herë më pak në Shqipëri kundrejt vendeve EU. Në nivele të ngjashme me Shqipërinë është edhe Kosova, e cila ka gjithashtu një nivel të ulët të shpenzimeve buxhetore sipas funksioneve për frymë. Jo vetëm në vlerë nominale por edhe si raport shpenzim për funksione buxhetore kundrejt produktit të brendshëm bruto, Shqipëria ka një pozicion inferior. Kështu vendet Europiane shpenzojnë për funksione publike rreth 46.6 për qind të vlerës prodhim i brendshëm bruto, ndërsa Shqipëria vetëm 29.3 për qind. Nga analiza krahasuese e shpenzimeve funksionale në raport të PBB-së, në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian për vitin 2019, rezulton që mbrojtja sociale është funksioni me mbështetje më të lartë buxhetore megjithëse me ndryshim relativisht të lartë, në Shqipëri rreth 9.3 për qind të PBB-së ndërsa në BE rreth 19.3 për qind e PBB-së. Shpenzimet vjetore për banorë në Shqipëri rezultonin 455 ndërsa në BE 5. 256 euro. Funksioni i dytë me peshën më të lartë të shpenzimeve në BE është Shëndetësia me 7 për qind të PBB-së, ndërsa në Shqipëri shpenzimet për Shëndetësi janë rreth 3 për qind e PBB-së, duke u renditur si funksion i katërt pas funksionit Shërbime të përgjithshme Publike me 5 për qind dhe arsimit me 3.3 për qind. Në Shqipëri funksioni me mbështetjen më të ulët është mbrojtja e Mjedisit, ku shpenzimet në 2019 rezultuan më pak se 0.2 për qind e PBB-së ose 9 euro për banorë, ndërsa në BE rezulton funksioni i parafundit me mbështetje 0.8 për qind të PBB-së ose 214 euro për banorë.