BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Raporti skandaloz, Qytetit Studenti i janë grabitur mbi 74 mijë metër katrorë tokë, lulishtet dhe rrugët e konvikteve janë shndërruar në lokale e biznese

Raporti skandaloz, Qytetit Studenti i janë grabitur mbi 74 mijë

Në 7 vite, Qytetit Studenti i janë grabitur mbi 74 mijë metër katrorë tokë. Shumica e kësaj sipërfaqeje është shndërruar në lokale luksoze, në të cilat kalojnë një pjesë të mirë të ditës mijëra studentë të akomoduar në konviktet aty pranë. Në një kontroll të ushtruar për periudhën 1.10.2014-31.12.2016, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se nga territori i përgjithshëm prej 248.435 m2 në pronësi të Qytetit Studenti, nga ZVRPP-ja i janë hequr 75.657 m2 dhe nuk janë regjistruar në pronësi të saj. “Sipas ZVRPP, ky territor ishte i regjistruar më përpara në pronësi të subjekteve private me vendime gjykate, ALUIZNI apo Komisionit të Kthimit të Pronave. Nëse heqim dhe sipërfaqen 1315.3 m2 të godinës së ish Kinoklubit Studenti, atëherë sipërfaqja totale që i është pakësuar shoqërisë “Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1” Tiranë deri më 31.12.2016, është 74.341.7 m2”, thuhet në raportin e KLSH. Nëse do ta llogaritim me vlerën për metër katror në bazë të çmimit mesatar për dy zonat kadastrale zk 8160 dhe zk 8190, të miratuara me VKM nr. 89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, vlera e truallit që ka ngelur jashtë pronës së shoqërisë është 3,743,996,695 lekë.

Ndërtimet pa leje në Qytet Studenti

Territori i grabitur ndaj shoqërisë “Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1” Tiranë është i zënë nga ndërtime informale përpara viteve 2000 si dhe një pjesë e tij është i lirë por i regjistruar në pronësi të ish pronarëve. Në këtë vlerë, përfshihet dhe sipërfaqja e legalizuar, për të cilën shoqëria nuk dispononte statistika mbi saktësinë e kësaj vlere. KLSH ka vërejtur se legalizimi i pronave në sipërfaqen e RSU1, është kryer në kundërshtim me ligjin i cili përjashton legalizimin në brenda vijës kufizuese të parcelës ndërtimore të ndërtesave publike (institucione shtetërore, shkolla e kopshte publike, spitale, qendra shëndetësore publike, kampuse studentore). Për këtë, KLSH ka rekomanduar që Këshilli Mbikqyrës dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shoqërisë, të marrin masa për inicimin e analizës së situatës të aseteve të shoqërisë, si dhe ndjekjen e të gjitha procedurave të nevojshme administrative për regjistrimin e pronës së pakësuar nga legalizimi i paligjshëm brenda vijave kufizuese të pronës së Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1 Tiranë.

 Dëmi ekonomik

Gjatë auditimit të KLSH në Qytetin Studenti është konstatuar një dëm ekonomik ndaj shtetit në vlerën 144,272,364 lekë. Në lidhje me të ardhurat që krijohen nga akomodimi i studentëve, shoqëria i kategorizon këto të ardhura, si të ardhura nga qiraja. Sipas ligjit, të ardhurat që shoqëria përfiton nga akomodimi i studentëve janë të përjashtuara nga detyrimi për TVSH, si shërbim i lidhur dhe i domosdoshëm për shërbimin arsimor, ndërsa shërbimi i akomodimit të familjarëve është i tatueshëm me TVSH, e për të duhet të llogaritet detyrimi për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH). Sipas përllogaritjeve të KLSH, shoqëria për vitet 2014, 2015 dhe 2016, edhe pse ka gjeneruar të ardhura nga shërbimet e tatueshme në vlerën 64,994,900 lekë, nuk ka paguar detyrimin e TVSH në vlerën 10,832,483 lekë, vlerë e cila përbën efekt negativ për të ardhurat e buxhetin e shtetit. Gjithashtu, për periudhën 2014-2016, është konstatuar se nuk është zbritur TVSH e rimbursueshme në përpjestim me të ardhurat e realizuara, për blerjet dhe furnizimet që shoqëria ka kryer për periudhën 01.10.2014-31.12.2016. Po ashtu, për periudhën 01.10.2014-31.12.2016, në RSU1 janë punësuar gjithsej 58 punonjës, si dhe i janë ndërprerë marrëdhëniet e punës për shkaqe të ndryshme (dorëheqje, pension, shkelje) 69 punonjësve. Punonjësit e larguar, të cilët nuk kanë pranuar arsyet e largimit, u janë drejtuar gjykatave dhe nga vendimet gjyqësore të formës së prerë për punonjësit, të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës, deri më datë 31.12.2016, RSU1 ka paguar vlerën 63,950,316 lekë për 85 punonjës, vlerë e cila përbën efekt financiar negativ për llogari të shoqërisë RSU1 dhe buxhetit të shtetit. 

 

 

Anila DODAJ