Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Raporti vjetor i APP, tenderët publikë fitohen afër fondit limit, 9.4 përqind e procedurave të prokurimit me negocim

Postuar: 14/03/2019 - 07:42

Tenderët publikë fitohen nga kompanitë me vlera afër fondit limit, ndërkohë që ky fakt konfirmohet edhe nga të dhënat zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik. Sipas raportit vjetor të këtij institucioni, fondi limit total i shpallur për vitin 2018 është rreth 130 miliard lekë, ndërkohë që fondi i kursyer është vetëm 6.45% e fondit të prokuruar, ose rreth 6,326,420,126 lekë. Shpallja e ofertave fituese që janë afër fondit limit të vënë në dispozicion është cilësuar nga ekspertët, por edhe nga Partia Demokratike si shenjë e manipulimit të garës dhe paracaktimit të fituesve, duke çuar edhe në shpërdorimin e parave të buxhetit të shtetit.

Tenderët e zhvilluar në total

Numri total i procedurave të prokurimit të publikuara për t’u zhvilluar gjatë vitit 2018 në sistemin e prokurimit elektronik, sipas llojeve të kontratave, shërbim, mall, punë, në faqen zyrtare të APP-së është 8,400, ose 1083 më shumë se në vitin 2017. Numri total i njoftimeve të fituesit të procedurave të prokurimit të publikuara gjatë vitit 2018 në sistemin e prokurimit elektronik, sipas llojeve të kontratave, shërbim, mall, punë, në faqen zyrtare të APP-së është 5,116 e 326 më shumë se në vitin 2017. Numri total i njoftimeve të kontratave të nënshkruara të procedurave të prokurimit të publikuara gjatë vitit 2018 në sistemin e prokurimit elektronik, sipas llojeve të kontratave, shërbim, mall, punë, në faqen zyrtare të APP-së është 4,489. Nëse i shtojmë numrit të kontratave të lidhura 4489, numrin e njoftimit të fituesve, për të cilat nuk është deklaruar ende në SPE se është lidhur kontrata, numri i pritshëm i kontratave të lidhura për procedurat e zhvilluara gjatë vitit 2018 është 5116, pra më i madh se kontratat e lidhura në 2017, që kapnin shifrën 4749. Mesatarja e numrit të ofertave në procedurat me vlerë mbi 800.000 lekë ka qenë 3.05 operatorë ekonomikë, kurse në procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, kjo mesatare ka qenë 9.7. Krahasuar me vitin 2017, mesatarja e ofertave ka pësuar një rritje të vogël, nga 2.98 në 3.05.

Procedurat me negocim

Sipas raportit vjetor të APP, objektivi kryesor i punës së këtij institucioni për vitin 2018 ka qenë rritja e transparencës në procedurat e prokurimit duke ulur numrin e procedurave me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës. Kështu, numri total i procedurave me negocim pa shpallje të zhvilluara gjatë vitit 2018 është 531, ose 9.4% e numrit total të procedurave të prokurimit te vijuara me fitues. Ndërkohë sa i përket vlerës së prokuruar me procedurën me negocim pa shpallje, është edhe më ulët, pasi zë vetëm 4.1 % ndaj fondit të prokuruar me procedura konkuruese. Krahasuar me vitin 2017, numri i procedurave të prokurimit me negocim pa shpallje paraprake, ka pësuar një rënie të ndjeshme në vitin 2018 (në vitin 2018 ka rënë në 9.4% ndaj 31.7% që ishin në vitin 2017). Reformat e ndërmarra, kanë sjellë si rezultat numrin më të ulët të negocimeve pa shpallje që prej vitit 2009 dhe pritet që ky numër të ulët akoma më shumë gjatë vitit 2019. Gjatë vitit 2018 janë zhvilluar 627 procedura me Marrëveshje Kuadër (të vazhduara), ndaj 56 të zhvilluara në vitin 2017. Rritja e prokurimit të Marrëveshjeve Kuadër për mallra dhe shërbime të vazhdueshme, sjell si rezultat shmangien e nevojave të pambuluara që krijohen në fillim të vitit. Numri i procedurave për dhënien me koncesion/ppp të shpallura në sistemin elektronik, gjatë vitit 2018 ka qenë 7, ndërkohë që janë përfunduar me shpallje fitues 7 procedura. Gjatë vitit 2018 kanë qenë subjekt monitorimi 67 Autoritete Kontraktore (28 autoritete më shumë se në vitin 2017), dhe janë monitoruar 76 procedura prokurimi (26 më shumë se në vitin 2017).

Tenderët e anulluar

Nga të dhënat e AAP rezulton se nga 8400 procedurat e shpallura për t’u zhvilluar në sistemin e prokurimit elektronik, 2353 procedura me vlerë 17,230,003,380 lekë janë anulluar, ndërkohë që në vitin 2017 numri total i procedurave të anulluara ishte 2161 procedura me vlerë 19,130,373,619 lekë. Për të kuptuar dhe analizuar drejt këtë shifër duhet të mbajmë parasysh se, duke qenë se këto procedura zhvillohen në formë elektronike, ka dy arsye kryesore anullimi për arsye teknike dhe anullimi për arsye ligjore. Ndër arsyet teknike përmendim vështirësitë e autoriteteve kontraktore në përshtatjen me sistemin e prokurimit elektronik, ku evidentohen gabime në plotësimin/kryerjen e hapave në sistemin e prokurimit elektronik, që çojnë në anullimin e procedurave. Ndër arsyet ligjore që çojnë në anullimin e procedurave përmendim mungesë konkurrence gjatë zhvillimit të procedurave, vendimet e anullimit nga Komisioni i Prokurimit Publik, anullime për shkak të ndryshimeve në fondet buxhetore, etj. Një rast tjetër që vlen të përmendet në funksion të analizës së anullimeve është dhe rasti kur procedurat shpallen me lote. Sipas të dhënave, numri më i madh i anullimeve (1300 procedura) i takon procedurave të prokurimit të shpallura me lote. Mbi 80% të anullimeve të procedurave me lote i takojnë procedurave për blerje të medikamenteve dhe materialeve të shërbimit shëndetësor, ku kryesisht janë anulluar ato lote që prokurohen për sasi me vlera të vogla të medikamenteve. Gjithashtu, një pjesë e konsiderueshme e anullimeve (370 procedura) i takon shërbimit të transportit për mësues dhe nxënës, sepse në këto procedura kërkohet transport në zona të largëta, që shpesh nuk paraqesin interes për operatorët ekonomikë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 07:21

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka miratuar udhëzimin për vendimin më të fundit të qeverisë, mbi indeksimin e pagave për pension. Me vendimin nr.

Postuar: 19/05/2019 - 08:03

Kushdo që ka detyrime të papaguara në Tatime, tashmë mund t’i paguajë ato me këste.

Postuar: 18/05/2019 - 19:19

Në Tiranë u mbajt finalja e Konkursit Kombëtar Edukativ "Të sigurt mbi dy rrota" 2019

Postuar: 18/05/2019 - 08:07

Bankat po u shtrëngojnë çdo ditë “lakun” bizneseve sa i përket kreditimit.

Postuar: 16/05/2019 - 07:37

Brenda vjeshtës së këtij viti, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë planifikon nënshkrimin e

Postuar: 15/05/2019 - 07:34

Banka e Shqipërisë ka akumuluar mjaft problematika gjatë drejtimit të saj nga guvernatori tashmë

Postuar: 14/05/2019 - 08:56

Pasi ka kryer testin e parë në 24 prill, transporti i parave ka rifilluar normalisht së fundmi në