BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x

Ekonomia

Reforma e pronave, brenda 2022 mbyllet legalizimi i të gjitha banesave dhe regjistrohen pronat në bregdet, ndryshojnë procedurat në Kadastër

Reforma e pronave, brenda 2022 mbyllet legalizimi i të gjitha banesave dhe

Qeveria shqiptare ka parashikuar reformë në sistemin e pronave gjatë mandatit të tretë. Sipas programit të ri qeverisës, bëhet me dije se brenda vitit 2022, qeveria shqiptare angazhohet që t’i japë fund procesit 30-vjeçar të ndërtimeve pa leje, duke legalizuar të gjitha banesat që mund të legalizohen. Po ashtu, në programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme parashikohet digjitalizimi i të gjitha shërbimeve për pronësinë dhe modernizimin e sistemeve për shërbim në kohë reale për qytetarët. Ndër të tjera, në programin e qeverisë së re, parashikohet edhe përfundimi i procesit të regjistrimit fillestar të pasurive në të gjitha zonat kadastrale të bregdetit. Një angazhim tjetër është që të digjitalizohet Kadastra duke e kthyer shërbimin kadastror në një shërbim të aksesueshëm me një klikim nga qytetarët. “I japim fund procesit 30-vjeçar të ndërtimeve pa leje, brenda vitit 2022, ku asnjë banesë shqiptare që mund të legalizohet nuk do të mbesë pa u legalizuar. Digjitalizojmë të gjitha shërbimet për pronësinë dhe modernizojmë sistemet për shërbim në kohë reale për qytetarët. Përfundojmë procesin e regjistrimit fillestar të pasurive në të gjitha zonat kadastrale të bregdetit. Digjitalizojmë kadastrën duke e kthyer shërbimin e kadastrës në një shërbim të aksesueshëm për të gjithë qytetarët me një klik përmes e-albania”, thuhet në programin e qeverisë së re.

Rritja e të ardhurave në buxhet

Ndërkohë, nga ana tjetër në program bëhen me dije edhe disa problematika të hasura gjatë viteve të kaluara si edhe disa arritje sa i përket ekonomisë së vendit. Kështu, sipas programit thuhet se për shkak të krizës së krijuar nga vitet e kaluara, shumë qeveri mund të shkurtonin shpenzimet përmes uljes së pagave dhe pensioneve, ndërsa nga ana e qeverisë kjo gjë nuk u bë. Në program thuhet, se u vendos një balancë mes nevojës për konsolidim fiskal dhe mirëqenies së qytetarëve duke hartuar një platformë reformash, të cilat e shpërblyen ekonominë dhe qytetarët. Në program theksohet se një arritje ka qenë lufta ndaj informalitetit duke rritur të ardhurat në buxhet me 42%. Po ashtu, një tjetër pikë në program është edhe rritja e ardhurave në buxhetin e shtetit, ku thuhet se janë rritur me 133 miliardë lekë më shumë në vitin 2019, krahasuar kjo me vitin 2013. “Luftuam informalitetin duke rritur të ardhurat në buxhet me 42%, ulëm borxhin publik dhe përmirësuam shërbimin e borxhit duke rritur ndjeshëm raportin e lekëve të investuara me ato të marra borxh. Rritëm të ardhurat në buxhetin e shtetit me 133 miliardë lekë më shumë në vitin 2019, krahasuar me 2013. Vendosëm taksimin e ndershëm progresiv dhe bëmë të mundur që kush fiton më pak paguan më pak dhe kush fiton më shumë paguan më shumë. Në 8 vite vetëm përmes taksës progresive i kemi kthyer mbrapsht qytetarëve 960 milionë dollarë. Rritëm pagat e të gjithë administratës publike dhe pagën minimale nga 200 mije lekë në 300 mijë lekë. Ulëm nivelin e papunësisë në rekordin historik të 11%, shtuam lehtësitë fiskale në sektorë kyç dhe zeruam taksat e biznesit të vogël”, thuhet ndër të tjera, në programin e qeverisë së re.