Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reforma, Ministria e Drejtësisë çel konkursin për krerët e Hipotekave

Postuar: 14/11/2017 - 07:54

Në kuadër të reformave të lançuara prej kohësh, Ministria e Drejtësisë ka shpallur dje zyrtarisht çeljen e konkursit për krerët e Hipotekave. Kandidatët për pozicionin e Kryeregjistruesit në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duhet të plotësojnë këto kritere përgjithshme: të jetë shtetas shqiptar; të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, ekonomik, inxhinierik ose menaxhim publik; të ketë përvojë pune jo më pak se 7 vjet në administratën publike; të mos ketë qenë i dënuar penalisht; të mos ketë konflikt interesi. Kandidatët që aplikojnë për pozicionin duhet të dorëzojnë këto dokumente; Jetëshkrimi i kandidatit, sipas formatit që shkarkohet këtu; Fotokopje e diplomës së arsimit të lartë dhe listës së notave; Fotokopje e kartës së identitetit ose e pasaportës; Formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që ushtrojnë funksione publike, të plotësuar elektronikisht dhe të nënshkruar; Dy referenca nga punëdhënës të mëparshëm; Autorizimin me shkrim për të lejuar Ministrinë e Drejtësisë të bëjë verifikimin e gjendjes gjyqësore; Deklaratën që kandidati nuk është në kushtet e konfliktit të interesit, sipas formatit që shkarkohet këtu. Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën elektronike: [email protected] ose me postë në adresën: Ministria e Drejtësisë - “Bulevardi Zogu i I-rë”, Tiranë. Afati i dorëzimit të aplikimeve është data 16 Nëntor 2017. Kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike në lidhje me plotësimin e kritereve, mënyrën e testimit dhe vlerësimit, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi. Ministria e Drejtësisë ka shpallur gjithashtu konkursin e hapur për pozicionin “Regjistrues” të 35 Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Kriteret e aplikimit dhe aplikantit do të jenë të njejta me ato të kryeregjistruesit, me përjashtimin që afati i dorëzimit për regjistruesit do të jetë data 14 nëntor. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 49

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/12/2018 - 07:20

Bashkia Tiranë ka vendosur si agjent për mbledhjen e taksës së pasurisë së paluajtshme Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

Postuar: 18/12/2018 - 07:24

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 159 kërkesa të paraqitura

Postuar: 17/12/2018 - 08:43

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, sipas Bankës së Shqipërisë:

 

Postuar: 16/12/2018 - 07:42

Autoriteti i Konkurrencës, Enti Rregullator i Energjisë dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike

Postuar: 15/12/2018 - 07:40

Raportet e ndryshme nga institucione vendase apo ndërkombëtare flasin për nivel të lartë korrupsi

Postuar: 14/12/2018 - 11:51

Tri marrëveshje të rëndësishme janë firmosur sot në Ministrinë  e Financave, mes të cilave

Postuar: 14/12/2018 - 07:57

Shpenzimet e qeverisë për mbrojtje sociale ishin sa 9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas të