BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Reforma në Tatime, mungojnë 30 milionë euro në arkën e shtetit, dështim total me mbledhjen e TVSH-së

Reforma në Tatime, mungojnë 30 milionë euro në arkën e

Dalin në dritë arsyet e furtunës që nisi kryeministri Edi Rama me Tatimet. Dje janë publikuar shifrat e të ardhurave në buxhet dhe rezulton se ka një rënie të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë. Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në arkën e shtetit janë mbledhur rreth 225.5 miliardë lekë, apo e thënë ndryshe 3.6 miliardë lekë më pak. Duke iu referuar treguesve fiskal të Ministrisë së Financave, gjashtëmujorin e parë të 2018, rezulton të jenë arkëtuar 8.4 miliardë lekë më shumë. Por një tjetër goditje të madhe buxhetit të shtetit i kanë dhënë edhe rënia e të ardhurave nga tatimet dhe doganat. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ka vijuar të kontribuojë negativisht, pasi në 5 muaj janë arkëtuar rreth 65.9 miliardë lekë, apo 6.3 miliardë lekë më pak se parashikimi i bërë për këtë periudhë. Përpos efekte të kursit të këmbimit, mos-mbledhja e TVSH tregon edhe tkurrjen e konsumit dhe dinamizmin e dobët të ekonomisë. Ndërsa paralelisht janë rimbursuar 8.6 miliardë lekë, apo rreth 1.5 miliardë më shumë se e njëjta periudhë e një vitit më parë. Po ashtu, negativisht kanë kontribuuar taksat nacionale, ku janë mbledhur rreth 2 miliardë lekë më pak se plani, dhe në total 17.5 miliardë lekë. Performancë pozitive ka pasur mbledhja e tatimit mbi fitimin, me rreth 2.3 miliardë lekë më shumë se plani, ku janë mbledhur rreth 20.4 miliardë lekë. Rritje ka pasur edhe tatimi mbi të ardhurat personale, ku janë mbledhur 22.1 miliardë lekë nga apo 2.1 miliardë lekë më shumë se plani. Po ashtu, pushteti vendor ka qenë shumë aktiv në mbledhjen e të ardhurave, me rreth 2.1 miliardë lekë më shumë se parashikimet. Ndërsa në 6 muaj u investuan 28.6 miliardë lekë. Për shkak të rënies së të ardhurave, Kryeministri Edi Rama bëri ndryshime në drejtimin e tatimeve dhe nisi edhe fushatën anti-informalitet.

Dobësimi i tregtisë së jashtme

Por një dobësim të theksuar ka pasur edhe tregtia e jashtme. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, eksportet kanë pësuar një rënie me afro 6 miliardë lekë, në krahasim me vitin e kaluar. Një ndër shtetet që ka pasur luhatjen më të madhe është Spanja, ku gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 ka pasur 3.1 miliardë lekë më shumë mallra sesa gjashtëmujori i këtij viti. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT, Shqipëria ka eksportuar mallra me vlerë 9.52 miliardë lekë drejt Spanjës, kurse në po të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo vlerë ka qenë 12.65 miliardë lekë. Po njësoj, rënie të thelluar të eksportit, Shqipëria ka pasur edhe me partnerët kryesorë tregtarë, Greqinë dhe Italinë. Me Italinë, vlera e mallrave të eksportuara nga Shqipëria në janar – qershor 2019 ka qenë 75.7 miliardë lekë, duke rënë me 660 milionë lekë krahasuar me janar – maj 2018. Një vit më parë, për po këtë periudhë, eksporti drejt partnerit kryesor tregtar të Shqipërisë, ka kapur vlerën e 76.3 miliardë lekëve. Edhe Zvicra është një nga shtetet me të cilat Shqipëria ka pasur luhatje dhe rënie të theksuar të eksporteve. Këtë vit, në periudhën janar – qershor, Shqipëria eksportoi mallra drejt Zvicrës në vlerën e 1.8 miliardë lekëve, 1.8 miliardë lekë më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, Kina, SHBA, Ukraina, gjithashtu kanë qenë pjesë e ‘humbjeve’ të Shqipërisë në tregtinë e jashtme. Në total, eksporti drejt vendeve të BE- së në gjysmën e parë të 2019-ës, ka rënë me 5.5 miliardë lekë në krahasim me janar- qershor 2018. Ndërsa me vendet jo anëtare të BE, eksporti në janar – qershor 2019, sipas INSTAT, ka qenë 1.7 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e vitit paraardhës. Për këtë periudhë, po njësoj, Shqipëria ka eksportuar afro 1 miliardë lekë më pak edhe drejt shteteve të tjera. Referuar INSTAT, në Janar – Qershor 2018, Shqipëria ka eksportuar mallra në vlerën e 11.4 miliardë lekëve drejt këtyre vendeve, kurse e njëjta periudhë e 2019-ës, është mbyllur me 10.5 miliardë lekë eksport drejt këtyre vendeve.

Më të lexuarat