BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Regjistrimi dhe mbrojtja e markave tregtare/ Ja rregullat e reja

Regjistrimi dhe mbrojtja e markave tregtare/ Ja rregullat e reja

Rregullorja e shumëpritur e Markave Tregtare tashmë është miratuar dhe ka hyrë në fuqi. Ajo u miratua me VKM Nr.315 datë 31 Maj 2018 dhe hyri në fuqi më 7 qershor 2018. Sipas znj. Irma Cami, rregullorja synon të specifikojë procedurat dhe rregullat e parashikuara nga ndryshimet e fundit të Ligjit Nr.9947, datë 07.07.2018 “Për Pronësinë Industriale” (ligji i PI) të aplikueshme prej 25 Mars, 2017, dhe vendos rregulla në lidhje me procedurat e regjistrimit dhe mbrojtjes së markave tregatare. Disa nga specifikimet më të rëndësishme kanë të bëjnë me:

Përkufizime të qarta të llojit të markave dhe kërkesave të prezantimit:

Ligji shqiptar i PI përmban një përkufizim të përgjithshëm të shenjave që përbëjnë markë, ndërsa rregullorja vendos përkufizime për llojet e ndryshme të markave si ato tradicionalet ashtu dhe atyre jo-tradicionale, si psh, përcaktime për markën fjalë, figurë, markën formë, markën e pozicionit, marka me elementët përsëritës dhe markën ngjyrë. Këto përcaktime janë në linjë me ato të Bashkimit Europian, të vendosur në Rregulloren Zbatuese (BE) 2018/626 të datës 5 Mars 2018. Saktësisht sipas rregullores;

Marka fjalë përbëhet ekskluzivisht nga fjalë apo shkronja, numra, karaktere tipografike, standarde të tjera ose nga një kombinim i tyre. Më tej – sipas rregullores, marka e shkruar në më shumë se një rresht nuk do të kategorizohet si një markë fjalë; ajo do të konsiderohet markë figure (neni 4 i rregullores). Për ta ilustruar, fjala Red Bull përbën një markë fjalë.

Marka figurë përbëhet nga karaktere jostandarde, stilizime, paraqitje grafike, me ngjyra, elemente figurative ose një kombinim të elementeve fjalë dhe figurative (neni 5 i rregullores). Psh logoja e DPPI, treguar ne foton 1 është një shenjë që mund të klasifikohet lehtësisht si markë figurë, pasi stilizimi (lloji i shkrimit të fjalës DPPI) dhe ngjyrat e përdoruara, janë element që sipas rregullores karakterizojnë markat figure.

Markë formë përbëhet nga ose tregon një formë tredimensionale. Kjo mund të përfshijë kuti, paketime, vetë produktin ose pamjen e tij (neni 6 i rregullores).

Forma e amballazhit të çokollatave zviceriane Toblerone – ilustruar me foton 2 është një shembull i markës formë, i shoqëruar dhe me element fjalë (TOBLERONE). Sa për dijenin e lexuesve, marka formë Toblerone është e regjistruar në Shqipëri ndërmjet regjistrimit ??? ndërkombëtar Nr.615997.

Marka e pozicionit tregon mënyrën specifike sipas së cilës marka vendoset ose ngjitet në produkte përkatëse. Marka e pozicionit duhet të prezantohet në mënyrë të tillë që të identifikojë në mënyrë të përshtatshme pozicionimin e markës dhe madhësinë dhe përmasat e saj në raport me element të tjerë të pambrojtur të mallit/produktit (neni 7 i rregullores).

Foto 3 ilustron një markë klasike pozicioni. Po sipas rregullores [neni 7 (3)] elementët që nuk janë pjesë e objektit të regjistrimit do të përjashtohen nga mbrojtja në mënyrë të dukshme, duke i paraqitur ato me vija të ndërprera ose të pikëzuara, sic dhe ilustrimi tregon.

Marka me elemente të përsëritura përbëhet ekskluzivisht nga një grup elementësh që përsëriten në mënyrë të rregullt. Kjo markë prezantohet nëpërmjet paraqitjes së një riprodhimi që tregon modelin e përsëritjes (neni 8 i Rregullores).

Marka Burberry – ilustruar në foton 4, është rasti tipik i markës me element të përsëritur.

Sipas rregullores, përfaqësimi i markës mund të shoqërohet edhe me një përshkrim që tregon në mënyrë të detajuar se si përsëriten rregullisht elementet e markës. Marka ngjyrë apo kombinim ngjyrash përbëhet ekskuzivisht nga një ngjyrë apo kombinimi i ngjyrave (neni 9 i rregullores).

Ngjyra violet – foto 5, është një markë ngjyrë e regjistruar për cokollata dhe produkte që përmbajnë cokollata. Ajo i përket prodhuesit të mirenjohur zvicerian Kraft Foods GmbH dhe figuron e regjistruar në Shqipëri me anë të regjistrimit ndërkombëtar Nr.644464.

Rregullorja kërkon sigurimin e kodit përkatës së ngjyrës apo ngjyrave nga sistemet ndërkombëtare të ngjyrave, në formularin e aplikimit. Në markat me kombinime të ngjyrave përvec kodeve të ngjyrave, kërkohet gjithashtu një përshkrim i detajuar të rregullimit sistematik të kombinimit të ngjyrave në një mënyrë uniforme dhe të përcaktuar.

Marka me kombinimin e ngjyrave blu/gri, e ilustruar në foton 6 , e aplikuar për tu regjistruar në BE nga prodhuesi i mirënjohur i pijeve energjike, Red Bull GmbH, përmbante përshkrimi si vijon: Mbrotja kërkohet për ngjyrat blu (RAL 5002) dhe gri (RAL 9006). Raporti i ngjyrave është përafërsisht 50%-50%.

Në gjykimin e datës 30 Nëntor 2017 Gjykata e Bashkimit Europian u shpreh se një përshkrimi i tillë “do të lejonte vendosjen e këtyre ngjyrave në shumë kombinime” pasi ky përshkrim “nuk përbën një rregullim sistematik që i bashkon ngjyrat në mënyrë të paracaktuar dhe uniforme'. Aplikimi i kësaj marke nuk u konsiderua vetëm për shkak të pamjaftueshmërisë së përshkrimit të kombinimit të ngjyrave.

Kjo tregon dhe njëherë nevojën e sigurimit të një përshkrim të detajuar, ashtu sic Rregullorja tashmë përcakton.

Sic shihet rregullorja vendos rregulla të qarta për mënyrën e prezantimit të markave gjatë procesit të aplikimit. Kjo pa diskutim është në interes të qartësisë, sigurisë ligjore dhe efikasitetit dhe shmang ngarkesat e panevojshme administrative. Duke pasur rregulla të qarta të prezantimeve të markave (në procesin e aplikimit) aplikantët mund të demonstrojnë qartë natyrën dhe tiparet e markave të tyre. Kjo gjë lejon ekzaminimin e duhur dhe, në një fazë të mëvonshme, përcaktimin e qartë të natyrës dhe fushën e mbrojtjes, veçanërisht në procedurat e zbatueshmërisë të këtyre të drejtave.

Nuk janë të paktat rastet kur autoritetet përkatëse të ngarkuara për zbatueshmërinë e të drejtave të markave gjendet konfuze në përcaktimin e elementeve të mbrojtur nga regjistrimi.

Rregullorja përfundimisht i zgjidh këto dilema, duke përcaktuara rregulla të qarta të prezantimit të markave. Ky pa diskutim shënon një hap cilësor.

Interpretimi i listës së mallrave/shërbimeve:

Sic e dimë, një tjetër komponent i rendësishëm i markës është malli(rat) dhe/apo shërbimi(et) që marka mbulon.

Sa për informacionin e lexuesve, Shqipëria aplikon klasifikimin ndërkombëtar të mallrave dhe shërbimeve të Nicës (1957) qysh prej vitit 2003. Klasifikim i Nicës është një klasifikim ndërkombëtar i cili përdoret për të klasifikuar mallrat apo shërbimet për qëllim të regjistrimit të markës.

Klasifikimi i Nice përbëhet nga një listë klasash së bashku me shënimet shpjeguese dhe një listë alfabetike të mallrave dhe shërbimeve. Ka 34 klasa mallrash dhe 11 klasa shërbimesh. Titujt e klasave përshkruajnë në terma shumë të gjëra natyrën e mallrave ose shërbimeve që gjenden në secilën klasë. Shënimet shpjeguese të një klase të caktuar përshkruajnë në detaje llojet e produkteve ose shërbimeve të përfshira në atë klasë. Niveli më i detajuar i Klasifikimit është lista alfabetike e cila përmban rreth 10,000 tregues të mallrave dhe 1,000 indikacione të shërbimeve.

Rregullorja miraton qasjen literale në intepretimin e titujve të klasave apo termave të përgjithshëm. Neni 13 (2) i rregullores përcakton se termat e përgjithshme, duke përfshirë titujt e klasave, duhen të interpretohen duke përfshirë vetëm mallrat dhe shërbimet që mbulohen nga kuptimi i drejtpërdrejt i këtyre përcaktimeve.

Kjo dispozitë harmonizon legjislacionin shqiptar me atë të BE-së. Pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë të BE-së të 19 Qershor 2012 në çështjen e klasifikimit të IP Translator (C-307/10) zyrat kombëtar të pronësise industrial të vendeve të BE ndryshuan përqasjen për këtë cështje duke kaluar nga qëndrimi "Titulli i klasës mbulon të gjitha" në qëndrimi "do të thotë atë që thotë" ose thenë ndryshe interpretimin literal të titullit të klasave.

Ky qëndrim tashmë certifikohet nga një dokument ligjor sic është VKM që ka miratuar Rregulloren e Markave. Me një qëndrim tashme të qartë në lidhje me këtë çështje, aplikantët e markave këshillohen të tregojnë qartë nëse kërkojnë mbrojtje për të gjitha mallrat ose shërbimet që bien brenda një klase të caktuar ose vetëm për mallrat ose shërbimet specifike të përmendura në titullin e klasës.

Rregullorja paraqet gjithashtu një dispozitë interesante lidhur me krahasimin e mallrave apo shërbimeve. Neni 13 (6) i rregullores specifikon se, kur krahasohen mallrat dhe apo shërbimet që mbulohen nga e njëjta klasë nuk duhet domosdoshmërisht të konsiderohen si të ngjashme, dhe ato që i përkasin klasave të ndryshme nuk duhet domosdoshmërisht të konsiderohet të ndryshme. Ky është një përmirësim dhe pa diskutim do të shenjojë një shkëputje nga praktika e mëparshme (të gabuara), ku Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) jo rrallë herë konsideronte, mallra ose shërbime të ngjashme apo të ndryshme vetëm në bazë të klasës së tyre.

Cështje të lidhura me markat identike:

Neni 22 (8) i Rregullores siguron një përkufizim të markave identike, përkufizim ky që nuk limitohet tek kuptimi i drejtpërdrejtë i termit identike. Rregullorja përcakton shprehimisht "Markat do të konsiderohen identike, kur në pamje të parë ato nuk dallojnë, ose ndryshojnë vetëm në aspekte të parendësishme”. Duket se gjatë hartimit të kësaj dispozite është marrë parasysh përkufizimi i vendosur nga Gjykata e Drejtësisë së BE dhënë për rastin Arthur et Félicie (C-291/00 - LTJ Diffusion SA kundër Sadas Vertbaudet SA).

Më tej, sipas rregullores DPPI mund të refuzojë një markë ex-officio nëse ka një markë të mëparshme të regjistruar identike. Ky parashikim është në përputhje me praktikën ekzistuese të DPPI. Rregullorja gjithashtu parasheh që DPPI mund të ndërhyjë ex-officio edhe kur mallrat/shërbimet e markave identike janë të ngjashme ose të ndërlidhura me njëri-tjetrin. Kështu, rregullorja zgjeron në mënyrë të konsiderueshme përkufizimin e markës identike, duke zgjeruar gjithashtu kategorinë e markave që DPPI mund të ndërhyjë ex-officio.

Kriteret për përcaktimin e markave të njohura

Neni 58 (1) i rregullores specifikon që, në rast të përcaktimin nëse një markë është e mirënjohur apo jo, autoritetet shqiptare duhet të marrin parasysh Rekomandimet e Përbashkët në lidhje me Dispozitat për Mbrojtjen e Markave të Mirënjohura të miratuara nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) në Shtator, 1999.

Edhe pse autoritetet shqiptare i kanë ndjekur këto rekomandime në praktikë, parashikimi i tyre tashmë në një dokument ligjor i bën këto rekomandime të detyrueshme për tu zbatuar. E gjitha kjo do të kontribuojnë në vendosjen e praktikave të qëndrueshme.

Procedurat e mbrojtjes së të drejtave mbajtur pranë DPPI:

Në vijim të ndryshimeve të fundit të Ligjit të PI – Mars 2017, rregullorja detajon rregulla për procedurat e mbrojtjes së të drejtave mbajtur pranë DPPI. Sipas ndryshimeve në ligj, DPPI jo vetëm që do të shqyrtojë kundërshtimet ndaj aplikimeve për markë dhe ankesat ndaj refuzimeve për shkaqe absolute, por gjithashtu do të shqyrtojë dhe kërkesat për çregjistrimin dhe zhvlerësimin e një marke, kërkesa këto që para ndryshimeve të ligjit , ngriheshin direkt në gjykatë.

Ndryshimet e fundit të ligjit (hyrë në fuqi më 25 Mars 2017) parashikuan krijimin e dy shkallëve gjykimi brenda DPPI për shqyrtimin e procedurave të sipërpërmendura, që janë Dhoma e Kundërshtimeve, për kundërshtime ndaj një marke të aplikuar, Dhoma e Pavlefshmërise për kundërshtime ndaj një marke tashmë të regjistruar dhe, shkalla e dytë, Bordi i Apelit. Ligji autorizoi rregulloren të detajonte rregullat mbi funksionin e këtyre strukturave si dhe procedurat e mbrojtjes së mbajtur pranë DPPI, dhe tani mund të themi se Rregullorja ka arritur të përcaktojë rregulla të qarta.

Rregullorja siguron më shumë kohë për ankimuesin dhe aplikantin që të plotësojë përkatësisht dosjen dhe t'i përgjigjet një kundërshtimi. Tani ky afat është dy muaj pas njoftimit të DPPI; regullorja e mëparshme parashikonte një afat më të shkurtër kohor, prej vetëm një muaji.

Ndersa afatet për depozitimin e kundërshtimeve ndaj një aplikimi për markë, apo refuzimi në baza absolute nuk mund të zgjaten ose të rivendosen në afat, rregullorja i mundëson ankimuesve të veprojnë shpejt. Përkatësisht, paraqitësit e kërkesave mund të paraqesin një kërkesë formale duke plotësuar formularin standard dhe duke paguar tarifën brenda afatit të përcaktuar, ndërsa ato mund të paraqesin dokumente dhe argumente mbështetëse brenda dy muajve pas marrjes së ftesës nga DPPI për të plotësuar dosjen.

Qartësimi i këtyre rregullave procedurale pritet të zhbllokojë ngarkesën e cështjeve që DPPI shqyrton, të akumuluar nga mungesa e rregullave për implementimin e ndryshimeve të fundit të ligjit IP, Mars 2017.

Dhe së fundi, modifikimet e tarifave zyrtare:

Rregullorja u shoqërua gjithashtu me vendosjen e tarifave zyrtare për procedurat e reja të DPPI. Ashtu si rregullorja, tarifat e reja zyrtare hynë në fuqi më 7 Qershor 2018.

Më të lexuarat