BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Regjistrimi fillestar i pronave s’ka nisur ende në 359 zona kadastrale, 500 mijë prona presin fillimin e procesit nga ZRPP

Regjistrimi fillestar i pronave s’ka nisur ende në 359 zona

Procesi i regjistrimit, kthimit dhe kompensimit të pronave duket një nga proceset më të vështira të kësaj qeverie dhe jo vetëm. Rreth 500 mijë prona, të ndodhura në 359 zona kadastrale nuk kanë mundur ende të bëjnë regjistrimin fillestar në Hipotekë. Të dhënat mësohen nga raporti për planin e veprimit për 5 prioritetet e Komisionit Evropian, publikuar në faqen e Ministrisë së Drejtësisë. Sipas këtij raporti, procesi i regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme ka përfunduar në 2698 zona kadastrale, nga të cilat 2587 zona kadastrale rurale dhe 111 zona kadastrale urbane. Numri i pasurive të paluajtshme të regjistruara në total është rreth 3.5 milionë nga rreth 4 milionë që është vlerësimi i numrit total të pasurive të paluajtshme në territorin e vendit.

Plani për përfundimin e regjistrimit fillestar

Në raportin e publikuar nga Ministria e Drejtësisë thuhet se regjistrimi fillestar është në proces në 21 zona kadastrale me rreth 156,000 pasuri të paluajtshme. Ndërkohë, faza e parë e procesit dhe afishimi publik ka përfunduar në 12 zona kadastrale me rreth 81,296 pasuri të paluajtshme. Të dhëna të plota dixhitale mbi pasuritë e paluajtshme, përfshirë Kartelën (informacion alphanumerik), Hartën Kadastrale dhe dokumentat ligjorë, janë të ngarkuara dhe të përditësuara ne vazhdimësi në sistemin e kompjuterizuar të regjistrimit të pasurive të paluajtshme ALBSReP, vetëm për 126 zona kadastrale nga 2698 ku ka përfunduar regjistrimi fillestar. Për pjesën tjetër të zonave kadastrale, të dhëna të përditësuara të pasurive, përfshirë dhe hartën kadastrale, ekzistojnë vetëm në formë të printuar.

Kompensimi financiar

Ligji i ri parashikon se: “Subjektet e shpronësuara, të cilat disponojnë një vendim përfundimtar për kompensim, përfitojnë kompensim nga Fondi i Kompensimit në masën dhe sipas mënyrës së përcaktuar në këtë ligj”. Kompensim financiar është kompensimi që kryhet nga buxheti is për të gjithat vendimet që kanë njohur të drejtën për kompensim për zërin kadastral truall dhe gjithashtu për të gjithat aplikimet që bëhen me kërkesa të veçanta. Përgjatë vitit 2017, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka trajtuar me kompensim 1641 vendime (ku përfshihen 1261 vendime për të cilat subjektet konsiderohen të kompensuar në bazë të ligjit, 22 vendime për të cilat subjektet janë tërhequr nga procedimi administrativ gjatë fazës së shqyrtimit dhe 358 kanë përfituar kompensim financiar). ATP ka shpërndarë në total një fond financiar prej 3 764 828 608 lekë (1 805 417 553 lekë gjatë vitit 2016 dhe 1 959 411 055 lekë gjatë vitit 2017).

Kompensimi fizik

Agjencia e Trajtimit të Pronave disponon një fond toke i vënë në dispozicion nga shteti shqiptar dhe i regjistruar në ZRPP si tokë shtet në dispozicion të agjencisë; fond i cili përdoret për kompensim fizik. Ligji nr.133/2015 parashikon se toka me zërat kadastral tokë bujqësore, pyll, livadh, kullotë kompensohen nga Fondi i Tokës. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka shpërndarë për kompensim fizik nga Fondi i Tokës një sipërfaqe prej 323.4 ha, tokë bujqësore (65.9 Ha fond fizik i shpërndarë gjatë vitit 2016 dhe 257.5 ha fond fizik i shpërndarë gjatë vitit 2017), me një vlerë totale prej 663 222 108.36 lekë. 

Kompensimi me kërkesa të veçanta

Ligji i ri parashikon se fondi për kompensim me kërkesa të veçanta përbëhet nga 1/3 të buxhetit te shtetit për kompensim financiar. Procesi i kompensimit kryhet sipas rendit kronologjik të vendimmarrjes. Personat që aplikojnë për kompensim me kërkesë të veçantë, janë persona që nuk janë në rendin kronologjik të kompensimit, por duke hequr dorë nga një përqindje të kompensimit, përfitojnë kompensim financiar. Në bazë të nenit 17 të Ligjit nr.133 /2015, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka kryer kompensim financiar për 16 aplikime për kërkesa të veçanta. Vlera financiare totale që subjektet kanë përfituar nga kompensimin progresiv me kërkesa të veçanta është: 440 501 037 lekë.