BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Ekonomia

Regjistrimi i pasurive të paluajtshme pa sipërfaqe konkrete, Kadastra shqyrton brenda 30 ditësh kërkesat, ja dokumentet e nevojshme

Regjistrimi i pasurive të paluajtshme pa sipërfaqe konkrete, Kadastra

Ka hyrë në fuqi vendimi, i cili do të bëjë të mundur regjistrimin e pronave me sipërfaqe të papërcaktuar në hartat kadastrale. Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i procedurave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për të cilat zotërohen tituj pronësie në përputhje me nenin 193, të Kodit Civil, por që nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen. Paraprakisht në vendim sqarohet se Kadastra duhet të shqyrtojë kërkesat brenda 30 ditëve që nga momenti i dërgimit të dokumenteve nga pronarët. Dhe menjëherë vendimi i marrë mbi atë pronë i parashtrohet aplikuesit dje ky i fundit ka të drejtën e ankimit në rast mos bindje për vendimin e marrë. “Afati për të marrë vendim nga ASHK-ja është 30 ditë kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës. Përjashtimisht në rastet e afishimit, të parashikuar në pikën 12, të këtij vendimi, afatit për pranimin ose jo të kërkesës i shtohet edhe periudha e afishimit. Vendimi për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme i njoftohet kërkuesit dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të ASHK-së. Kundër këtij vendimi subjektet e interesuara mund të paraqesin ankim në gjykatë”, thuhet në dokument. Sakaq theksohet se, aktkonstatimi dhe planvendosja i njoftohen subjektit të interesuar dhe afishohen për një periudhë 5 ditore në ambientet e dukshme të kësaj drejtorie dhe njësisë së vetëqeverisjes vendore, në territorin e së cilës ndodhet pasuria. Nëse brenda këtij afati nuk paraqitet ankesë apo pretendim nga pronari/ët kufitar/ë për kufijtë e pasurisë, për të cilën kërkohet regjistrimi, atëherë miratohet vendimi nga ASHK.

Dokumentacioni

Për të filluar shqyrtimin për çështjen e tij pronari duhet të dorëzojë të gjitha dokumentet e nevojshme që vërtetojnë se është pronar i asaj sipërfaqe që do regjistrohet. Dokumentet duhet të përcaktojnë pronën që shqyrtohet, pronat kufizuese të kësaj sipërfaqe, deklaratave të noterizuara të pronarëve kufitar dhe aktin e verifikimit në terren. “Dokumentet për përcaktimin e sipërfaqes, që administrohen gjatë regjistrimit fillestar ose përmirësimit, kanë të bëjnë me: pronën që do të regjistrohet; pronat kufitare dhe paraqitjen hartografike të tyre; dokumente hartografikë orientuese sa më të hershme që mund të gjenden pranë arkivave të institucioneve që kanë lëshuar titullin e pronësisë ose arkivave të tjerë shtetërorë, nëse ka të tilla; aktin e verifikimit në terren, sipas modelit bashkëlidhur këtij vendimi; deklaratat noteriale të pronarëve kufitarë, që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për kufijtë e pasurisë që pretendohet të regjistrohet”, thuhet në vendim. Ndërsa në rastet kur nuk mund të merren deklaratat apo ka mosmarrëveshje me kufitarët për kufirin e pasurive, ai përcaktohet nga ASHK-ja, duke iu referuar dokumentacionit të mësipërm dhe verifikimit në terren.

Procedurat e regjistrimit

Në vendim sqarohet se, për përcaktimin e sipërfaqes, drejtoria vendore e ASHK-së së pari verifikon vërtetësinë e dokumentacionit të paraqitur nga kërkuesi pranë institucioneve shtetërore apo noterit, si dhe kryen verifikimin në terren të pasurisë, për të cilën saktësohet sipërfaqja. Vazhdon verifikimet duke u mbështetur për orientim në kufijtë e pronave kufitare, titujt e të cilave e kanë të përcaktuar sipërfaqen respektive. Ndërsa sqarohet më tej se, në zonat me regjistrim fillestar të kryer, kërkesa e subjektit të interesuar apo përfaqësuesit të tij për përcaktimin e sipërfaqes dhe kufijve duhet të shoqërohet nga: titulli i pronësisë, në rastet kur pasuria e paluajtshme regjistrohet për herë të parë ose dokumenti i regjistrimit, në rastet kur pasuria e paluajtshme figuron e regjistruar në regjistrat kadastralë; planvendosja, skica apo çdo dokument tjetër hartografik që shoqëron titullin e pronësisë, nëse ka të tillë, pavarësisht nëse është i pamjaftueshëm më vete, për të përcaktuar sipërfaqen; dokumente të tjera hartografike ndihmëse/orientuese nga Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit, arkivi shtetëror ose institucionet shtetërore që kanë lëshuar titullin, nëse ka të tilla; dokumentacioni hartografik i pasurisë së paluajtshme. Vendimi bën të ditur për të gjithë aplikantët se, në rast se gjatë konstatohet se: kërkesa shoqërohet me të meta, njofton kërkuesin për plotësimin e tyre brenda afatit 10 ditor. Në rast të mosplotësimit të të metave brenda afatit, drejtori vendor del me vendim mbi mospranimin e kërkesës.