Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rekomandimi, APP u kërkon autoriteteve kontraktore të njoftojnë garuesit për datat e dorëzimit të mostrave në prokurimet e mallrave

Postuar: 12/06/2018 - 07:28

Në nenin 27, pika 6/a të VKM nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” të ndryshuar, parashikohet se autoriteti kontraktor mund t’u kërkojë operatorëve ekonomikë të dorëzojnë dëshmi, që tregojnë se ata i plotësojnë kërkesat minimale, të përcaktuara në dokumentet e tenderit si: mostrat mallit, kur e gjykon se kjo ka rëndësi për vlerësimin e ofertës teknike. “Autoriteti kontraktor mund t’u kërkojë operatorëve ekonomikë të dorëzojnë dëshmi, që tregojnë se ata i plotësojnë kërkesat minimale, të përcaktuara në dokumentet e tenderit, si: a) mostra të mallit, kur e gjykon se kjo ka rëndësi për vlerësimin e ofertës teknike. Mostrat duhet të trajtohen si informacion konfidencial tregtar dhe duhet të jenë në kontroll të autoritetit kontraktor. Ato i kthehen ofertuesit, me kërkesën e tij, 30 ditë pas nënshkrimit të kontratës, me kusht që kontrata në fjalë të mos jetë objekt i shqyrtimit administrativ apo gjyqësor. Në rastin kur procedura e prokurimit anulohet, mostrat i kthehen ofertuesit, me kërkesën e tij, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së vendimit përfundimtar të anulimit; dhe/ ose b) dëshminë e origjinalitetit të mostrave, përshkrimin dhe/ ose fotografitë apo katalogjet teknike; dhe/ose c) dëshmi për rezultatet e testimeve zyrtare, të lëshuara nga institucione të autorizuara, që vërtetojnë pajtueshmërinë e produkteve me specifikimet teknike”, thuhet në këtë nen. Por, një ndër problematikat e konstatuara së fundmi prej operatorëve ekonomikë është edhe rasti kur në procedurat e prokurimit të mallrave, autoritetet kontraktore gjykojnë të nevojshme të kërkojnë dorëzimin e mostrave të mallit, si dëshmi për plotësimin e kërkesave minimale të përcaktuara në dokumentet e tenderit. Agjencia e Prokurimeve Publike bën me dije se problematika konkrete qëndron në rastin kur ka ankesa mbi dokumentat e ten-derit dhe nga organet e shqyrtimit të ankimimit (autoriteti kontraktor dhe Komisioni i Prokurimit Publik) administrativisht është vendosur që të mos ketë modifikime në to dhe si rrjedhim të mos ketë shtyrje të afatit të hapjes dhe pranimit të ofertave. Në këtë rast është konstatuar se autoritetet kontraktore vijojnë menjëherë me hapjen e ofertave, pa njoftuar operatorët ekonomikë, duke iu krijuar vështirësi në dorëzimin e mostrave të kërkuara.

Rekomandimi i APP Referuar sa më sipër, APP rekomandon autoritetet kontraktore që për të siguruar transparencën dhe integritetin e procedurave të prokurimit publik, edhe në rastin kur nuk kryejnë modifikime të dokumentacionit të tenderit, të njoftojnë operatorët ekonomikë në sistemin e prokurimit publik, në lidhje me datën e dorëzimit të mostrave, me qëllim që këta të fundit të kenë mundësi të dorëzojnë mostrat e kërkuara. Kohët e fundit, APP ka dhënë një sërë rekomandimesh për autoritetet kontraktore, me qëllim përmirësimin e procesit të prokurimit publik. Këto rekomandime vijnë kryesisht pas ankesave të operatorëve të ndryshëm ekonomikë, të cilët gjatë pjesëmarrjes në tendera të ndryshëm, përballen me vëshirësi të ndryshme, shpeshherë ligjore por me raste dhe njerëzore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/05/2019 - 07:35

 Rreth 13 mijë banesa dhe troje në të gjithë vendin të ndërtuara pas vitit 1991, janë të paregjistruara për shkak të dokumentacionit të mangët të truallit, i cili është dhënë pa procedura të rregullta nga bashkit

Postuar: 24/05/2019 - 17:13

Gjatë ditës së sotme një euro u këmbye sot me 122.4 lekë, duke rënë me 0.21 lekë në raport me dit

Postuar: 24/05/2019 - 07:19

“Kush ka një banesë më të madhe, do të paguajë më shumë taksë prone”.

Postuar: 23/05/2019 - 12:05

Investimet e huaja në fushën e transportit si dhe mbështetja që Qeveria Gjermane i ofron vendit t

Postuar: 23/05/2019 - 07:31

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, do të bashkëpunojë me njësitë e qeverisjes vendore për për 

Postuar: 22/05/2019 - 14:04

Monedha e përbashkët nuk po ndal rënien në tregun vendas.

Postuar: 22/05/2019 - 07:22

Bizneset kosovare ankohen për tarifat dhe burokracitë në doganat shqiptare.