
Vazhdon të thellohet 'lufta' brenda opozitës/ Aknimimi i PD-së kundër Berishës, caktohen gjyqtarët në Kolegjin Zgjedhor. Kush janë emrat e njohur që do kenë në dorë vendimin e rëndësishëm

Sulmi me armë zjarri ndaj ‘Top Channel’, Artan Hoxha zbardh prapaskenat: Autorët kanë dashur të përcjellin një mesazh, është atentat me kosto të lartë, nuk u ka interesuar të godisnin...

Serat me kanabis në Malësi të Madhe ‘plasin’ skandalin, policia fundos ogranizatorin, në ‘grackë’ bien edhe 3 punonjës bashkie, zbardhen detajet e fundit

VIDEO/ Banorët në rrezik? Artan Hoxha plas deklatratën ‘bombë’: Kompania që ka dhënë ekskluzivitetin kërkoi mbylljen e ‘Big Brother VIP’

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

REKORDI HISTORIK/ Shqiptarët shpenzuan nga xhepi 350 milionë euro për shëndetin në vitin 2021, bizneset fituan 85 milionë euro

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Shkurt 2023

Viti 2021 ka shënuar rekord në shpenzimet e qytetarëve për shëndetin e tyre, i ndikuar në pjesën më të madhe nga efektet e pandemisë së Covid-19.
Të dhënat e INSTAT për treguesin e “Shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale” bëjnë të ditur se të ardhurat e kësaj kategorie në vitin 2021 arritën në gati 41 miliardë lekë, ose 350 milionë euro, duke shënuar një rekord historik.
Në krahasim me mesataren e 2018-2019, kur vendi ishte në një periudhë normale shëndetësore, të ardhurat pothuajse janë dyfishuar.
Kjo rritje e ndjeshme e të ardhurave ka ardhur pavarësisht se numri i punonjësve të punësuar në këtë sektor ka mbetur pothuajse i pandryshuar në rreth 12 mijë persona dhe investimet gjithsej janë zgjeruar lehte më 6.7%. Numri i ndërmarrjeve ishte 3,438, pothuajse i pandryshuar nga viti i mëparshëm.
Edhe fitimet e bizneseve që veprojnë në aktivitetin e shëndetësisë janë zgjeruar ndjeshëm, duke arritur në 10 miliardë lekë, ose 85 milionë euro në vitin 2021, nga 31 milionë euro në 2019-n.
Norma e fitimit të këtij sektori kërceu gjithashtu në 24%, nga 11% që ishte mesatarja e 2018-2019, duke u renditur se aktiviteti i dytë në vend me kthimin më të lartë, pas pasurive të paluajtshme. https://www.monitor.al/zbuloni-sektoret-ku-sot-fitohet-me-shume-ku-ia-vlen-te-hapesh-nje-biznes/
Aktiviteti i shëndetit ka shënuar një rritje të fortë në dekadën e fundit, duke shfrytëzuar nivelin e ulët të shërbimeve të sektorit publik.
Në krahasim me vitin 2011, kur ishin vetëm 31 milionë euro, të ardhurat e këtij aktiviteti janë 11- fishuar.
Sipas INSTAT, në “Shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale” përfshihen spitalet, klinikat, qendrat e kujdesit shëndetësor për të moshuarit, klinikat dentare, kujdesi social etj.
Pse lulëzoi biznesi i shëndetit
Ndryshe nga ekonomia, që u rimëkëmb me shpejtësi në vitin 2021, situata shëndetësore vijoi të ishte e rënduar, sidomos në pjesën e parë të vitit, teksa qeveria hoqi dorë nga masat shtrënguese, pas efekteve që ato dhanë në rënien ekonomike.
Në pjesën e parë të vitit 2021, vala e pandemisë arriti kulmin e saj, e reflektuar kjo dhe me numrin e lartë të vdekjeve. Sipas INSTAT, në tremujorin e parë 2021, humbjet e jetës arritën në rekordin e 10.2 mijë personave, me rritje 61% në krahasim me mesataren e së njëjtës periudhë të 2016-2019. Edhe në tremujorin e dytë, vdekjet u rritën me 21% në krahasim me mesataren 2016-2019.
Për gjithë vitin 2021, fatalitetet arritën një nivel rekord në historinë e Shqipërisë, me 30.6 mijë persona, me rritje 40% në raport me mesataren e 2016-2019.
Si rrjedhojë e tejmbushjes së spitaleve publike, por edhe besimit të ulët në sistemin publik të shërbimit shëndetësor, shumë individë u kuruan në spitale private, që shënuan një rritje të fortë të të ardhurave në vitin 2021.
“Spitali Amerikan” (American Hospital) është më i madhi në vend. Në vitin 2021 qarkulloi 7.5 miliardë lekë, me rritje 21% me bazë vjetore. “International Hospital” (ish-Hygeia), po pjesë e grupit të Spitalit Amerikan, raportoi 3.2 miliardë lekë, me rritje vjetore 18%.
Të dhënat zyrtare të bilanceve të pesë spitaleve private, “American Hospital”, “International Hospital” (ish-Hygeia), “Salus”, “German Hospital International”, “Spitali Europian”, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se të ardhurat e kombinuara të tyre ishin rreth 12.3 miliardë lekë (103 milionë euro), duke arritur nivelin më të lartë rekord që kur spitalet e para filluan të hyjnë në tregun shqiptar më shumë se një dekadë më parë.
Në vitin 2020, zgjerimi i aktivitetit të laboratorëve mjekësorë ishte i fortë, pas shpenzimeve të larta për kryerjen e tamponëve, apo të analizave të mëpasshme për të parë ecurinë e sëmundjes. Në vitin 2021, rritja ishte edhe më e lartë, e ndikuar jo vetëm nga kryerja e analizave për identifikimin e sëmundjes e më pas kurimin e saj, por dhe kushtit të pothuajse gjithë shteteve që nuk lejonin hyrjen në kufijtë e tyre të personave që nuk kishin kryer tampon, apo test të shpejtë. Kjo i ndihmoi laboratorët që të ishin biznesi më i suksesshëm dhe me rritjen më të fortë në vitin 2021. Sipas INSTAT, në vitin 2021 u regjistruan 4.2 milionë dalje të shtetasve shqiptarë, një pjesë e madhe e të cilëve në vendet e BE-së.
“Intermedica Center” dyfishoi të ardhurat në gati 2 miliardë lekë.
“Genius lab”, në vitin e plotë të tretë të aktivitetit, katërfishoi të ardhurat, në 2 miliardë lekë, duke hyrë për herë të parë në listën e “Monitor 200”, sipas të ardhurave. Norma e fitimit ishte gati 70%.
Në total, qarkullimi vjetor i laboratorëve kryesorë u pesëfishua në rreth 4.6 miliardë lekë, ose 3 miliardë lekë (gati 25 milionë euro) më shumë sesa vitin e mëparshëm/ MONITOR
Më të lexuarat


Pushime rekord me shifra marramendëse, zbulohet sektori i pasur ku Shqipëria e ‘vjel’ çdo vit me burimin më të lartë të të ardhurave

Çfarë po ndodh me Euron, bie sërish poshtë 114 lekëve

Dollari dhe Euro në rënie drastike/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shiten dhe blihen monedhat e huaja ditën e sotme

Çfarë po ndodh me tregun e monedhave? Euro 'kap majat', ndërsa paundi britanik në tjetër nivel. Ja si paraqiten vlerat në tregun valutor

Miratohet fondi 240 milionë lekë për ndërmarrjet sociale, kusht punësimi i individëve që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve shoqërore

Qeveria tjetër ndihmë për ushtarakët, ministri i Mbrojtjes paralajmëron kredi të buta dhe mundësi të reja strehimi për ta

Vendi drejt katastrofës ekonomike, Bordi i Transparencës çon në “stratosferë” çmimet e karburanteve, Banka e Shqipërisë rrit interesat e kredive dhe depozitave

Çmimet e larta maskojnë vështirësitë e prodhuesve, eksportet në sasi pësuan rënie me 2.4% në 2-mujorin 2023
