Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Renditemi të fundit në Europë, zbuloni cili është sektori më problematik në Shqipëri

Postuar: 11/01/2019 - 08:43

Shqipëria kishte shpenzimet më të ulëta për kërkim dhe zhvillim në krahasim me vendet e tjera europiane më 2017. EUROSTAT raportoi sot se mesatarja e investimeve në kërkim dhe zhvillim në BE ishte 2.07% e PBB-së në vendet e BE-së, ndërsa në Shqipëri shpenzimet për këtë zë ishin vetëm 0.03% e PBB-së, me një shumë më pak se 500 milionë lekë.

Shqipëria jo vetëm që ka nivelin më të ulët në aspektin kërkimor, por ka një diferencë të thellë si me vendet e Europës dhe ato të rajonit.

Në vendet në zhvillim dhe ato të Ballkanit, investimet në kërkim dhe zhvillim janë përgjithësisht mbi 0.5% e PBB-së, ndërsa në Serbia ka nivelin më të lartë të shpenzimeve me 0.9% të PBB-së. Vitin e kaluar, qeveria shqiptare shpenzoi më pak se 500 milionë lekë (4.6 mln euro) prej të cilave 110.5 milionë lekë shkuan për Akademinë e Shkencave dhe 480 milionë lekë ishin fonde që Ministria e Arsimit do të përdorë për kërkimin shkencor. Kjo shumë në këto nivele është sa 0.03% e PBB-së.

Në 2017, Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian shpenzuan së bashku gati 320 miliardë euro për Kërkimin dhe Zhvillimin (R & D). Këto shpenzime arritën në 2.07% të PBB-së në vitin 2017, krahasuar me 2.04% në vitin 2016. Dhjetë vjet më parë (2007), investimet ishin 1.77%.

Në lidhje me ekonomitë e tjera të mëdha, intensiteti i investimeve në R & D në BE ishte shumë më i ulët se në Korenë e Jugut (4.22% në vitin 2006), Japoni (3.28% në 2015) dhe Shtetet e Bashkuara (2.76% në vitin 2015), ndërsa Kina (2.06% në 2015), Rusia (1.1% në 2015) dhe Turqia (0.96%).

Që të bëhet konkurrues, BE synon t’i çojë shpenzimet mesatare në R&D në rreth 3% të PBB-së deri më 2020. Sektori i biznesit vazhdon të jetë financuesi kryesor i R&D, duke kontribuar në ^^ % të totalit të shpenzimeve për këtë zë, ndjekur nga sektori i arsimit të lartë (22%), sektori qeveritar (11%) dhe sektori privat jofitimprurës (1%).

Në vitin 2017, intensiteti më i lartë i R & D u regjistrua në Suedi (3,33%) dhe Austri (3,16%), pasuar nga Danimarka (3.06%) dhe Gjermania (3.02%), ndërsa Finlanda (2.76%), Belgjika (2.58%) dhe Franca (2.25% në 2016) regjistruan shpenzimet e R & D mes 2.0% dhe 3.0% të PBB-së.

Në fund të kundërt të shkallës, tetë shtetet anëtare regjistruan një intensitet R & D nën 1%: Rumania (0.5%), Letonia (0.51%), Malta (0.55%), Qipro (0.56%), Bullgaria (0.75%), Kroacia (0.86%), Lituania dhe Sllovakia 0.88%) dhe Shqipëria me 0.03 %.//Monitor

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/03/2019 - 18:26

Në raportin e Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, thuhet se papunësia në Ballkanin Perëndimor ka shënuar ulje, duke rënë në 15.3 për qind nga 16.2 për qind sa ishte vitin para

Postuar: 19/03/2019 - 07:24

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka hedhur për këshillim publik dokumentin që do

Postuar: 18/03/2019 - 15:55

Shqipëria shënoi nivelin më të ulët të pagës mesatare mujore në rajon, sipas përllogaritjeve të F

Postuar: 18/03/2019 - 10:04

Apartamentet luksoze në zonat qendrore në Tiranë po kapin majat, teksa një sërë projektesh luks

Postuar: 17/03/2019 - 07:56

Tre muaj pas vendimit të Urdhrit të Stomatologut për dyfishimin e çmimeve të shërbimit të stomato

Postuar: 16/03/2019 - 07:29

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nxjerrë së fundmi një udhëzim të ri, në të cilin përcaktoh

Postuar: 14/03/2019 - 07:42

Tenderët publikë fitohen nga kompanitë me vlera afër fondit limit, ndërkohë që ky fakt konfirmohe