BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Rënia e euros tejkalon çdo parashikim, zbret në nivelin më të ulët në 11 vjet, ende asnjë masë nga Guvernatori i BSH, Gent Sejko

Rënia e euros tejkalon çdo parashikim, zbret në nivelin më

Rënia e euros ka kaluar çdo parashikim të mundshëm. Ditën e djeshme, një euro u këmbye me 121.6 lekë, niveli më i ulët ky në 11 vitet e fundit. Ndërkohë Banka e Shqipërisë, e cila drejtohet nga një guvernator dështak e pa mandat, nuk e sheh të arsyeshme të ndërhyrë për rregullimin e tregut. Megjithëse situata nuk duket aspak pozitive, Sejko ka vendosur “heshtje për shtyp”. Asnjë masë. Asnjë ndërhyrje. “Nuk jemi të detyruar të ndërhyjmë. Nëse do të shohim çrregullime dhe kursi do të ndikojë te inflacioni do të vijojë programi i ndërhyrjes, në rast se jo, nuk do të ndërhyjmë, pasi kemi një regjim të lirë te kursit të këmbimit”, do të shprehej Sejko në një dalje publike vitin e kaluar, kur euro kishte nisur rrugën e rënies, për të mos u ndalur më deri në ditët e sotme.

Rënia nga turistët

Në bregdet, apo në qendrat e qyteteve kryesore është vështirë që të mos gjesh turistë, që vitet e fundit kanë zbuluar sekretin e fundit të Europës, Shqipërinë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në katër muajt e parë të vitit kanë hyrë në vend mbi 1 milionë të huaj, me rritje 7.4% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në maj dhe qershor numri i tyre është shtuar më shumë, për shkak të sezonit të verës, teksa operatorët turistikë pohojnë se hotelet në Golem, ku është fluksi më i madh i të huajve, kryesisht polakë, çekë, nordikë, gjermanë, janë të prenotuara deri në tetor. Eurot e turistëve është nja nga faktorët që po ndikojnë në nënçmimin e monedhës së përbashkët në Shqipëri. Euro ka filluar të nënçmohet me shpejtësi pas përfundimit të muajit të Ramazanit. Pas festës së Bajramit, pati prurje të turistëve nga vendet e rajonit, dhe jo vetëm, të cilët po rrisin ofertën në valutë. Euro e nisi edhe këtë javë duke humbur pikë përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye dje me 121.6 lekë. Monedha e përbashkët nuk kishte prekur këto nivele të ulëta që prej korrikut të 2008-s, duke shënuar kështu rekordin më të ulët në 11 vitet e fundit. Që prej fillimit të këtij muaji, euro ka humbur 1 pikë përkundrejt lekut. Sipas ekspertëve të tregut të këmbimit valutor, arsyeja tjetër e nënçmimit të euros këto ditë lidhet me afrimin e datave për të shlyer detyrimin e TVSH-së dhe të sigurimeve nga bizneset. Edhe të huajt që vijnë në vend për arsye turistike, pune e biznesi, apo dhe për turizëm shëndetësor, po sjellin gjithnjë e më shumë valutë në vend. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se shpenzimet e të huajve në vendin tonë arritën në 348 milionë euro për periudhën janar-mars, duke shënuar një nivel rekord të pas viteve ’90. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shpenzimet e të huajve kanë shënuar rritje prej 5.1%, ndërsa në krahasim me 2013-n, pothuajse janë dyfishuar.

Ndërhyrja e BSH në 2018

Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej një sasi rekord prej 463 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në vitin 2018, ku pjesa më e madhe e kësaj ndërhyrjeje ishte për të frenuar rënien e euros, amortizuar efektet e konvertimit të kapitalit të bankave dhe një kredie të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe më pak për të rritur rezervat e saj valutore. Ndërhyrjet kanë qenë të forta në tremujorin e dytë dhe të tretë, ndërsa në të parin dhe të katërtin, banka ka ndërhyrë në treg vetëm në funksion të rritjes së rezervës valutore, sipas publikimit më të fundit të saj për T IV. Konkretisht, për rritjen e rezervës valutore, Banka ka blerë gjithsej në 2018-n rreth 124 milionë euro, sipas një kalendari të përcaktuar që në fillim të vitit. Në qershor 2018, pasi euro kishte hyrë në një cikël të pandalshëm rënës, nga 134 lekë në janar në 124 lekë në ditët e para të qershorit, Banka e Shqipërisë nisi një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme në tregun e brendshëm. 

Më të lexuarat