BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Rihapen aplikimet për pagën e parë të luftës, afat deri në 5 maj, ja si po procedohet me paketën e dytë

Rihapen aplikimet për pagën e parë të luftës, afat deri

Rihapen aplikimet për përfitimin financiar të pagesës së parë të luftës për të gjithë ata të cilët nuk kanë mundur të përfitojnë në aplikimin e parë. Ditën e djeshme Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit dhe individët që nuk kanë mundur të aplikojnë për përfitimin e pagës së luftës prej 26 mijë lekëve, do mund të riaplikojnë duke filluar nga sot deri më 5 maj. “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë për përfitimin e ndihmës financiare sipas Paketës Nr. 1 “VKM Nr. 254 datë 27.03.2020”, që aplikimet do të rihapen nga dita e nesërme, datë 30.04.2020 dhe do të vazhdojnë të jenë aktive deri në datë 05.05.2020”, thuhet në njoftim. Më tej, Tatimet u bëjnë thirrje të gjithë aplikantëve që të tregohen të saktë me plotësimin e të dhënave, sidomos numri personal i identifikimit dhe numri IBAN i bankës, pasi gabimet me të dhënat kanë përjashtuar një pjesë të aplikantëve në paketën e parë. “Subjektet që do të plotësojnë kërkesën sipas formularit, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve përfitues, ku numri personal i identifikimit ID dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë e rëndësishme”, njofton Drejtoria e Tatimeve. Sipas vendimit të qeverisë, nga kjo paketë përfitojnë të punësuar e vetëpunësuar në biznese të vegjël me xhiro 0-14 milionë lekë ne vit, përfitojnë pagë 26 mijë lekë në muaj. Po kështu brenda kësaj kategorie përfitojnë edhe të punësuarit, të cilët kanë deklaruar pagë 0, si edhe familje në ndihmë ekonomike, të cilët do të përfitojnë dyfishin e pagesës aktuale të ndihmës ekonomike.

Paga e dytë e luftës

Në një sqarim më të detajuar mbi procedurat dhe shifrat për pagat e luftës ka folur dje drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj. Gjatë një interviste televizive ajo tha se, deri në tani nga paketa e dytë financiare regjistrohen 94,958 aplikime nga punonjës, dhe është miratuar ndihma për mbi 81 mijë punonjës, ndërsa 73 mijë e kanë marrë pagën. Sakaq ajo sqaroi se në paketën e dytë kategoritë e specifikuara në ligj përfitojnë menjëherë pagën e luftës. “Paketa e dytë ndryshe nga paketa e parë për rreth 140 mijë të punësuar procedura është automatike, pra të gjithë tatimpaguesit e masës së dytë dhe masës së tretë që janë përkatësisht tatimpaguesit që kanë larguar staf gjatë periudhës së COVID dhe tatimpaguesit me fitim nga 0-14 milionë lekë janë duke e marrë paketën në mënyrë automatike”, theksoi ajo. Më tej Ibrahimaj shtoi se, masa e 2 parashikon përfitime për ato të punësuar për ato aktivitete që janë të mbyllura dhe kjo është arsye se përse disa aktivitete janë refuzuar herën e parë. Për të sqaruar edhe një herë çështjen e refuzimit të disa aplikimeve ajo tha se, nuk ka asnjë anashkalim nga QKB, por gabime në kodet e regjistruara nga vetë aplikantët, pasi disa prej tyre operojnë në shumë fusha, apo në biznese që nuk janë të mbyllura. “Kjo situatë ka ardhur për shkak të neglizhencës së tatimpaguesve për të qenë korrekt dhe të kujdesshëm për specifikimin e kodeve në QKB. Përsa i përket refuzimeve lidhen me masën 2 dhe 4 nga sektori i biznesit të madh të turizmit. Tatimpaguesit mbi 14 milionë lekë që iu është mbyllur aktiviteti me urdhër qeverie dhe ka biznese në shumë raste që zhvillojnë aktivitet jo vetëm në një fushë. Pra kanë të punësuar që mund të jenë të punësuar brenda një aktiviteti të mbyllur dhe ka edhe të punësuar në aktivitete që nuk janë të mbyllura”, u shpreh ajo. Sipas saj, refuzime të shumta ka pasur edhe në sektorin e turizmit. Por edhe për këtë kategori drejtoresha sqaroi se, vlen e njëjta logjikë. Pra edhe në turizëm mund të ketë biznese të mëdha që mund të zhvillojnë aktivitete në shumë fusha dhe kodet mund të mos jenë të specifikuara dhe në këto raste.