BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Ekonomia

Rikonstruksioni i pallateve në Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kamzë, 2.2 miliardë lekë për familjet e prekura nga tërmeti

Rikonstruksioni i pallateve në Tiranë, Durrës, Vorë dhe

Plot 2.2 miliardë lekë do të shpërndajë qeveria në grantin e radhës për familjet e prekura nga tërmeti. Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime të rëndësishme në lidhje me rikonstruksionin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, por që janë shpallur të banueshëm. Sipas rregullave të rindërtimit, familjet që banojnë në këto pallate duhet të zgjedhin një person që do përfaqësojë marrjen e grantit për pallatin ose administratorin e pallatit, i cili tërheq grantin në emrat të të gjitha familjeve dhe i investon ato për rikonstruksion. Nga të dhënat e publikuara të të dy vendimeve rezulton se, shuma e mbi 2.2 miliardë lekësh do të shpërndahet për disa familje në bashkitë Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kamzë. Konkretisht, vendimi i parë përcakton mbi 998 milionë lekë grante në pikën e dytë për riparimin e pallateve në Durrës, Vorë dhe Tiranë. “Me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave vendosi: Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 998. 675. 000 lekë, për financimin e rikonstruksionit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat) për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë si pasojë e fatkeqësisë natyrore dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime, në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Vorë, sipas detajimit të mëposhtëm: Bashkisë Durrës i transferohet fondi në masën 860. 700. 000 lekë; Bashkisë Vorë i transferohet fondi në masën 2. 000.000 lekë; Bashkisë Tiranë i transferohet fondi në masën 135. 975. 000 lekë”, thuhet në vendim. Ndërkohë përcaktohet se, ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Vendimi i dytë

Po në këtë mbledhje Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe një tjetër vendim, i cili në pikën 1 përcakton shpërndarjen e mbi 1 miliardë lekëve për grantet e rikonstruktimit të pallatet në Kamëz dhe Durrës. Nga këto para, 835 milionë lekë shkojnë për grante në Durrës dhe 223 milionë lekë për grante në Kamzë. “Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 1. 058. 293 376 lekë pa TVSH, për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime, nga bashkitë Durrës dhe Kamzë, sipas detajimit të mëposhtëm: Bashkisë Durrës i transferohet fondi në masën 835. 060. 995 lekë pa TVSH; Bashkisë Kamzë i transferohet fondi në masën 223. 232. 381 lekë pa TVSH”, përcakton vendimi. Ndërsa në pikën dy, po të këtij vendimi, është miratuar fondi prej 211 milionë lekësh për dy bashkitë e lartpërmendura. Në këtë pikë tregohet se 167 milionë lekë grante do shpërndahen në Durrës dhe 44 milionë lekë shkojnë për grante në Kamzë. “Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2021, në masën 211. 658. 675 lekë pa TVSH, për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të cilat kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime nga bashkitë Durrës dhe Kamzë. Bashkisë Durrës i transferohet fondi në masën 167. 012. 000lekë pa TVSH. Bashkisë Kamzë i transferohet fondi në masën 44. 646. 476 lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar”, sqarohet në vendim. Ndërsa njoftohet se, ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Durrës e Kamzë për zbatimin e këtij vendimi sipas ligjit për rindërtimin.