BREAKING NEWS

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër
x

Ekonomia

Rikthimi i masave izoluese rrezikon rrënimin e ekonomisë, do ketë pasoja edhe pas 2-3 vitesh, ja parashikimi i qeverisë

Rikthimi i masave izoluese rrezikon rrënimin e ekonomisë, do ketë

Ekonomia shqiptare vazhdon të jetë shumë e rrezikuar nga pasiguritë që sjell pandemia. Në javët e fundit shifrat e të infektuarve në vendin tonë janë rritur ndjeshëm, madje duke regjistruar shifra rekord që prej fillimit të pandemisë. Nëse gjendja vazhdon, kufizimet e lëvizjeve mund të shtohen dhe kjo do të sjellë një katastrofë ekonomike për vendin tonë. Pavarësisht se qeveria po planifikon një rritje ekonomike për 2021, ky plan ka shumë gjasa të mos zbatohet, për sa kohë pandemia është nëpër këmbë. Për ketë arsye qeveria ka prezantuar edhe një skenar tjetër më pesimist se ai bazë. Sipas këtij skenari, nëse gjendja pandemike ndërlikohet përgjatë 2021 rritja ekonomike shqiptare nuk mund të kalojë nivelin e 4% dhe recesioni do të jetë shumë më i thellë se ai i 2020. Në këto kushte, kjo krizë do të vazhdojë edhe për tre vitet në vijim, kur rritja ekonomike parashikohet në përmasa më të vogla. Sipas parashikimeve, qeveria do të detyrohet të reduktojë në masë investimet si për sektorin publik edhe për atë privat dhe kjo do të zbatohet pavarësisht se si do të ecë situata. “Në skenarin pesimist, rritja pritet të jetë 1.5 pikë përqindje më e ulët se ai bazë, duke rezultuar në 4% këtë vit dhe 2.5% në 2025. Në skenarët bazë dhe optimist, financat parashikojnë që ekonomia të rikthehet në nivelet e 2019, të para krizës së pandemisë që këtë vit, ndërsa në atë pesimist, kjo do të ndodhë vetëm në vitin 2022. Parashikohen ulje të shpenzimeve kapitale në të gjitha skenarët, pasi ato pritet të arrijnë në 7.2% të PBB-së këtë vit, të ndikuara dhe nga rindërtimi pas tërmetit. Më pas ato do të jetë midis 4 dhe 5% të PBB-së, në varësi të ecurisë së ekonomisë”, thuhet në dokument. Sipas të dhënave, të ardhurat buxhetore do të arrijnë në 28.6% të PBB-së, sërish ky një nivel shumë më i ulët se 2019 dhe po aq i dobët sa 2020. Ajo çka duket më shqetësuese është fakti se niveli i të ardhurave nuk pritet të ndryshojë për tre vitet në vazhdim, nëse pandemia vazhdon të mbajë vendi në efektin e saj.

Borxhi do të mbetet i lartë

Skenari pesimist i qeverisë nxjerrë si një publike problematike nivelin e lartë të borxhit publik. Pavarësisht se qeveria, me kërkesat e shumta të ndërkombëtarëve, ka marrë që tani disa hapa për reduktimin e tij, pandemia duket se po e vështirëson përpjekjen. Sipas planit të publikuar, nëse pandemia vazhdon edhe përgjatë 2021 borxhi publik do të vazhdojë të jetë i lartë. Deri në muajt e parë të 2024 borxhi publik do të jetë 80%, një vlerë e rrezikshme për ekonominë, por në pamundësi për t’u reduktuar në këtë periudhë. Ky nivel i lartë borxhi parashikohet njësoj edhe në skenarin optimist të qeverisë. “Në skenarin bazë dhe atë optimist, borxhi publik, që arriti deri në 80% të PBB-së në 2020-n do të fillojë të ulet që këtë vit, për të zbritur midis 64.5% dhe 68.3% të PBB-së në vitin 2025. Ndërsa në skenarin pesimist borxhi do të mbetet në gati 80% të PBB-së deri në vitin 2024 dhe do të fillojë të ulet vetëm pas kësaj periudhe”, ka parashikuar qeveria. Në vija të përgjithshme ky skenar pozitiv tregon devijim nga parashikimet përkatëse të skenarit bazë për disa tregues kryesorë makroekonomikë, përfshirë huadhënien për ekonominë, ecurinë e ekonomisë së Eurozonës me efektet e njëpasnjëshme në eksportet e mallrave dhe shërbimeve, mbi remitancat, si dhe kursi i këmbimit, norma e interesit, ritmi dhe ndikimi i reformave të politikës strukturore të planifikuara për periudhën afatmesme. Ndërsa skenari bazë është më optimist si në arritjen e të ardhurave edhe në reduktimin e borxhit, për të nisur një rimëkëmbje ekonomike, gjithsesi ai mund të realizohet vetëm nëse pandemia shuhet në muajt e parë të 2021, që deri në këto momente të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë po tregojnë krejtësisht të kundërtën.