BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Rillogaritja e pensionit, qeveria premton rikthimin e detyrimeve të prapambetura për të penalizuarit

Rillogaritja e pensionit, qeveria premton rikthimin e detyrimeve të

Kryeministri Edi Rama ka premtuar t’u japëzgjidhje problemeve që po hasin të moshuarit me pensionet. Duke folur dje në një takim në kuadër të platformës së bashkëqeverisjes, Rama u shpreh se të gjithë ata pensionistë që kanë përfituar më pak pension se i takon do mund ti përfitojnë tani. “Respekte dhe faleminderit për mundimin për të ardhur deri këtu, por është një ndihmë e madhe, pasi ne jemi shumë të angazhuar në këtë skuadër të platformës, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë pensionistëve që kanë nevojë për rillogariten e pensionit. E mira e kësaj pune është që, pasi bëhet rillogaritja e pensionit dhe vendoset pensioni në shumën e drejtë, merret gjithë diferenca kreditore. Në një farë mënyre të gjithë ato lekë të mohuara në disa vite vijnë menjëherë dhe kjo e shlyen deri diku detyrimin moral të shtetit ndaj pensionistëve. Kështu që unë i bëj thirrje të gjithë pensionistëve që kanë një problem me rillogaritjen e pensionit të mos mundohen fare të shkojnë në zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, por direkt t’i drejtohen platformës. Ne, me shumë kënaqësi e bëjmë punën për ta dhe me shpejtësi zgjidhim problemin e tyre”, deklaroi kryeministri. Këtë konfirmim, Edi Rama e bëri duke u referuar disa rasteve të raportuar në platformën online në lidhje me mosllogaritjen korrekte të pensioneve. Rasti konkret ishte ai i një ushtaraku, të cilit nuk i ishin llogaritur të gjitha vitet e punës. Pas ankesës së dërguar në platformë, institucionet kanë lëvizur menjëherë duke bërësërish përllogaritjen e viteve të punës. Pas verifikimit në dokumentacion, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë ka rishqyrtuar pensionin e pleqërisë dhe pensionin suplementar si ish-ushtarak. Në periudhën e sigurimit janë shtuar periudha e pagesës kalimtare për tre vite dhe periudha e pagesës si ushtarak. Pas rillogaritjeve, personit në fjalë i është akorduar edhe një tepricë kreditore në llogarinë tij.

Ja vendimet e qeverisë në lidhje me pensionet

Ashtu siç e përmendëm pak më lartë problematika të ndryshme me pensionet hasin edhe ushtarakët apo policët. Por, qeveria ka menduar dhe për këtë kategori, përveçse ka ulur në 4 numrin e dokumenteve që duhet të dërgojnë për përfitimi e pensioneve dhe ka lehtësuar mënyrën e aplikimit, së fundmi ka deklaruar se do të rrisë indeksin për pensionet e policëve, ushtarakëve dhe anëtarëve të SHISH. Po ashtu ndryshime janë parashtruar edhe për ata që përfitojnë pension suplementar, që sipas planit të qeverisë do të arrijë masën 50% të pensioneve të caktuar sipas ligjit të vitit 1993, që do prekin vlerën e 26 milionë lekëve. Gjithashtu plani i qeverisë në lidhje me pensionet parashikon vendosjen e një pensioni dysheme, që do të thotë, se as një pensionist nuk do të marrë më pak se vlera e caktuar si vlera minimale. Sipas planit 5-vjeçar pensionet duhet të arrijnë të mbulojnë nevojat elementare të individëve për të siguruar jetën, shëndetin dhe përfshirjen sociale. Në bazë të këtij plani pritet që pensionet të shënojnë një rritje me rreth 5% çdo vit për 5 vite që do të arrijë vlerën e 1,4 mld lekëve, ndryshim nga i cili priten të përfitojnë 10 mijë pensionistë. Sipas qeverisë, është e nevojshme që të përcaktohen fillimisht kriteret mbi pensionin minimal dhe në mënyre graduale të përmirësohen pensionet e ulëta në përputhje me këto kritere. Përveç këtyre planeve në dukje pozitive të qeverisë, përfitimi i pensioneve has edhe me disa problematika. Pak ditë më parë gazeta tregoi se punonjësit në institucionet shtetërore rrezikohen të mos marrin pension kur të regjistrohen si të tillë. Kjo pasi, 1200 ente publike po u shmangen derdhjes së kontributeve shoqërore për punonjësit e tyre, duke rrezikuar kështu marrjen e pensioneve për këta të fundit. 

Esmeralda Hida