BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x

Ekonomia

Rindërtimi, 154 shtëpi të reja në 5 qytete, 23 mijë familje përfitojnë rikonstruksion të apartamenteve, 25 mijë të tjera marrin paratë në dorë

Rindërtimi, 154 shtëpi të reja në 5 qytete, 23 mijë

1.2 miliardë lekë do të shkojnë për ndërtimin e 154 shtëpive dhe rikonstruksionin e apartamenteve të dëmtuara nga tërmeti. Së fundmi, Ministria e Rindërtimit në bashkëpunim me Ministrinë e Financave kanë publikuar një vendim, i cili përcakton fondin e radhës që do të përdoret për vijimin e procesit të rindërtimit. Kështu, pas miratimit të këtij vendimi nga qeveria, prej fondit 1.2 miliardë lekësh, 417 milionë lekë do të përdoren për rindërtimin nga e para të 154 banesave në Tiranë, Durrës, Vorë, Mirditë dhe Shijak. “Rreth 1,2 mld lekë fonde parashikohen të përdoren për vazhdimin e programeve të rindërtimin. Fondet e parashikuara do të përdoren për ndërtimin nga e para të 154 njësive individuale të banimit për 5 bashki të vendit. Saktësisht, fondi me vlerë 417 milionë lekë do të vihet në dispozicion përkatësisht për ndërtimin e 38 shtëpive në Tiranë, 44 në Durrës, 17 në Vorë, 27 në Mirditë dhe 28 shtëpi në Shijak. Objektet janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuara nga e para sipas akt-ekspertizave të thelluara të miratuara edhe nga Komisioni Shtetëror për Rindërtim”, thuhet në vendim. Ndërsa pjesa tjetër e fondit, pra 868 milionë lekë, do të përdoren për rikonstruksionin e pallateve, të cilët nuk janë dëmtuar shumë nga goditjet e tërmetit në 26 nëntor 2019. Ku saktësisht, 541 milionë lekë do shkojnë për riparimet e apartamenteve në Durrës dhe 326 milionë lekë për rikonstruksionin e banesave në Mirditë. “Fondi tjetër me vlerë rreth 868 milionë lekë do të shpërndahet si grante për rikonstruksionin e apartamenteve të dëmtuara nga tërmeti. Bashkia Durrës pritet të përfitojë 541,8 milionë lekë si grante rikonstruksioni, për 1,591 familje shtëpitë e të cilëve janë klasifikuar me dëme DS1, DS2, DS3. Përfitues të granteve për riparimin e shtëpive do të jenë edhe 30 familje në Bashkinë e Mirditës, për këtë përfitues parashikohet të ndahet fondi me vlerë 326 milionë lekë”, thuhet në raport.

Kategoritë dhe shuma që përfitojnë

Vendimi sqaron se, në total do të përfitojnë 48 mijë familje, 25 mijë prej të cilave do të marrin para në formë granti për të bërë vetë rikonstruksionin e banesës dhe 23 mijë të tjerave do t’u realizohen punimet nga qeveria. Kjo ndarje është bërë në bazë të kategorisë së dëmtimit të pacaktuar gjatë rivlerësimit që bënë ekspertët pas tërmetit. Pra 25 mijë familje klasifikohen në banesat më pak të dëmtuara DS1, DS2, DS3, ndërsa të tjerët në banesat e dëmtuara krejtësisht DS4 dhe DS5. “Programi për dhënien e granteve të rikonstruksionit parashikon që punimet për dëmtime të klasifikuara, si: DS1, DS2, DS3, të mund të kryhen vetë nga qytetarët me rimbursim shteti. Në total në 11 bashkitë e vendit, sipas Ministrisë të Rindërtimit kanë aplikuar online 48,708 qytetarë. Nga këto 25,863 janë klasifikuar DS1, DS2, DS3 për rikonstruksionin nëpërmjet granteve, ndërsa 22,845 janë klasifikuar DS4, DS5 dhe do të përfshihen në programet e rindërtimit”, sqaron vendimi. Ministria ka përcaktuar edhe numrin e banesave që do të rindërtohen apo rikonstruktohen për çdo bashki, si dhe bashkëngjitur buxhetin që do të tërheqin secila prej njësive vendore. Ndër të tjera, vihet re se numri më i lartë i familjeve që do të marrin grant apo që do u ndërtohet shtëpia nga e para janë në Durrës. “Grante Rindërtimi; 38 njësi individuale në Kamëz do të ndërtohen nga e para me fond 95,200,000 lekë; 44 njësi individuale banimi në Durrës do të ndërtohen nga e para me fond 127, 823, 334 lekë; 17 njësi individuale banimi në Vorë do të ndërtohen nga e para me fond 47, 080, 850 lekë; 27 njësi individuale banimi në Mirditë do të ndërtohen nga e para me fond 73,355,206 lekë; 28 njësi individuale banimi në Shijak do të ndërtohen nga e para me fond 80,410, 770 lekë; Grante rikonstruksioni; 1, do të përfitojnë fondin me vlerë 541, 801, 000 në Durrës; 36 përfitues do të përfitojnë fondin me vlerë 326, 012,468 në Mirditë”, përcakton vendimi.

Më të lexuarat