BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Ekonomia

Rindërtimi, 65 familje hyjnë në shtëpitë e reja, 194 të tjera përfitojnë grante, qeveria miraton fondin prej 165 milionë lekësh

Rindërtimi, 65 familje hyjnë në shtëpitë e reja, 194

Qeveria ka miratuar fondin që do shkojë për ndërtimin 65 shtëpive të reja. Ditën e djeshme është publikuar një vendim i Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Rindërtimit, i cili i hap rrugë lëvrimit të një fondi prej më shumë se 165 milionë lekësh, që do të shkojë për rindërtimin nga e para të shtëpive të prekura nga tërmeti. Sipas njoftimit, nga ky fond do të ndërtohen shtëpi në Lezhë, Kamëz dhe Vorë. Shtëpitë do të jenë të madhësive të ndryshme, në bazë të pjesëtarëve të familjes që do përfitojë. “Nga fondi i granteve të rindërtimit rreth 165 milionë lekë parashikohen të përdoren për ndërtimin nga e parë të 65 njësive individuale të banimit në Kamëz, Vorë dhe Lezhë. Në vendimin e fundit të Komisionit të Rindërtimit i është propozuar qeverisë miratimi i fondit për ngritjen nga e parë të shtëpive private (me strukturë 1+1, 2+1 dhe 3+1) që u dëmtuan nga tërmeti”, përcakton dokumenti. Ndër të tjera sqarohet se, fondi do të ndahet për këto bashki në bazë të nevojës që kanë ato për rindërtimin e numrit të shtëpive të parashikuara. Konkretisht, në Vorë do ndërtohen nga e para 5 shtëpi, në Kamëz 51 shtëpi dhe në Lezhë 10 shtëpi. “Shembja e 65 shtëpive të dëmtuara është miratuar nga instituti i Ndërtimit, si dhe janë shpallur si përfituese e granteve të rindërtimit nga këshillat bashkiakë. Vendimi parashikon ndërtimin e 4 shtëpive individuale në Vorë me një total fondi prej 11,7 milionë lekë. Për bashkinë e Kamzës nga programi i rindërtimit do të ndërhyhet për ndërtimin e 51 shtëpive me totalin e fondit prej 127,5 milionë lekë. Në bashkinë e Lezhës do të ndërhyhet për rindërtimin e 10 shtëpive me fond prej 25 milionë lekësh”, sqaron vendimi.

194 familje marrin para në dorë

Ndër të tjera vendimi sqaron se, po shkon drejtë përfundimit shpërndarja e parave në dorë të 48 mijë familjeve që përfitojnë nga grantet për riparimin e shtëpive. Ndërsa, këtë herë do të përfitojnë grante194 familje në bashkitë e lartpërmendura, ndërsa në vendim sqarohet se paratë do t’u kalojnë menjëherë në llogaritë e tyre bankare. “Grantet e rindërtimit përfshijnë edhe dhënien e parave të rikonstruksionit për dëmtime që mund të kryhen vetë nga qytetarët me rimbursim nga shteti. Në total në 11 bashkitë e vendit, sipas Ministrisë të Rindërtimit kanë aplikuar online 48,708 qytetarë. Nga këto 25,863 janë klasifikuar DS1, DS2, DS3 për rikonstruksionin nëpërmjet grandeve, ndërsa 22,845 janë klasifikuar DS4, DS5. Në 3 bashki janë vlerësuar për shembje nga Instituti i Ndërtimit edhe 194 banesa individuale. Nga këshilli Bashkiak i Lezhës dhe Vorës këto banesa janë miratuar dhe shpallur si përfituese të grandeve të rindërtimit”, sqaron vendimi. Pas ngjarjes së tërmetit, numri i shtëpive individuale për t’u riparuar janë 607 shtëpi individuale.