BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Rindërtimi pas tërmetit, zbardhen pallatet që do të rikonstruktohen në Tiranë, 15.6 miliardë lekë për ndërtimet e reja në 9 bashki

Rindërtimi pas tërmetit, zbardhen pallatet që do të

Bashkia e Tiranës zhvilloi dje dëgjesën e radhës me inxhinierët për pallatet e Njësive Nr. 7, 8 dhe 9, ku qytetarët patën mundësi të ndjekin në mënyrë transparente analizën e thelluar të ekspertëve për dëmtimin që këto ndërtesa kanë pësuar gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Nga analiza rezultoi se 3 nga këto pallate kanë pësuar dëme tepër të rënda, ku kostoja e ndërhyrjes e tejkalon vlerën nëse këto godina do të rindërtoheshin nga e para. Ndaj, ekspertët propozuan prishjen e këtyre objekteve për t’u rindërtuar nga e para. Ndërsa, për 6 objekte të tjera është kërkuar ripërforcimi dhe rikonstruksioni i tyre. Më konkretisht nga analiza e ekspertëve të ndërtimit rezultoi se: Pallati nr.136/1, Rruga e Kavajës (Njësia administrative nr.7)”, do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 48 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej. Pallati nr. 415/1, Rr. “Ferit Xhajko”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 74 % të vlerës nëse do bëhej i ri. Ndërsa pallati Nr. 26, Rr. “Fortuzi” (Njësia administrative Nr.9)”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 106 % të vlerës nëse do bëhej i ri. Sipas diskutimeve, pallati Nr.1, Shkalla 1, Ap.20, Rr. “Karl Gega” (Njësia administrative Nr.9), )”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para, pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 71 % të vlerës nëse do bëhej i ri. Pallati Nr. 74, Rruga "Memo Meto”, Objekti 1 do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 47 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej sipas eksertëve, pallati Nr. 74, Rruga "Memo Meto”, Objekti 2 do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 43 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej. Pallati Nr. 74, Rruga "Memo Meto”, Objekti 3 do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 53 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej. Po ashtu, Pallati Nr. 74, Rruga "Memo Meto”, Objekti 4 do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 47 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej. I fundit vendim është për pallatet Klara, Rr. “Sejdini” (Njësia administrative Nr.9)”, të cilët do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 37 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.

Hapet tenderi

Përveç Bashkisë së Tiranës, po vijon puna dhe në qytete e tjera të prekura nga tërmeti. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si njësi zbatuese për “Programin e Rindërtimit ne Zonat e Prekura nga Tërmeti” ka hapur një tender me vlerë 15.6 mld lekë për rindërtimin e pallateve të dëmtuara në bashkitë Durrës, Kavajë, Kamzë, Krujë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Shijak dhe Vorë. Sipas dokumenteve të tenderit, objekti i marrëveshjes kuadër që do të lidhet me kompaninë fituese konsiston në përgatitjen e projektit të zbatimit dhe rindërtimin e njësive të banimit nga fillimi. Gjithashtu, saktësohet se pallatet që do të rindërtohen janë përcaktuar sipas planeve të detyruara vendore në zonat e shpallura për zhvillim ose mund rindërtohen në sheshin ku ka ekzistuar më parë. Për vitin 2020, buxheti i vënë në dispozicion është 3,1 mld lekë pa TVSH apo thënë ndryshe rreth 20% e vlerës totale të tenderit. Ndërkohë që, kohëzgjatja e kontratës apo kontratave që do të lidhen do të jenë deri në 12 muaj nga momenti i lidhjes ose me afat më të shkurtër në varësi të veçantisë së objektit të njësive të banimit. Aktualisht, qeveria shqiptare është duke zbatuar “Programin e Rindërtimit të Infrastrukturës së dëmtuar nga pasojat e tërmetit të Nëntorit 2019”, që ka si synim rindërtimin e banesave individuale apo edhe atyre kolektive në funksion të strehimit për banorët që rezultojnë të pastrehë si pasojë e tërmetit. Gjithashtu, synohet rindërtimi i objekteve arsimore, shëndetësore apo të kujdesit social; rindërtimi i infrastrukturës së objekteve administrative të institucioneve shtetërore, vendore apo ato të sistemit gjyqësor, si dhe rindërtimi i infrastrukturës publike dhe kritike shoqëruese dhe në funksion të objekteve të sipërpërmendura.

Më të lexuarat