BREAKING NEWS

"Hetim nëse ka kryer krime”/ Me arsenal armësh në shtëpi, zbardhen detaje të reja për arrestimin e zyrtarit të lartë në Elbasan, publikohet FOTOJA dhe EMRI. Dalin pamjet

"Hetim nëse ka kryer krime”/ Me arsenal armësh në
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Ndahet nga jeta kryetari i ish-të përndjekurve politikë, i biri jep lajmin e hidhur: Një muaj pasi kaloi Covid-19, pësoi komplikacion të rëndë në ...

E trishtë/ Ndahet nga jeta kryetari i ish-të përndjekurve
x
BREAKING NEWS

Italianët marrin përsipër ekspertizën për “21 Janarin”, prova e dëshmi të reja për 4 vrasjet, Berisha pritet të merret në pyetje nga prokurorët e SPAK

Italianët marrin përsipër ekspertizën për “21
x
BREAKING NEWS

“Bombë” infektimesh nga Omicron në këtë qytet në Shqipëri, mjekja jep alarmin: Përveç variantit të ri, po qarkullon edhe...

“Bombë” infektimesh nga Omicron në këtë qytet
x
BREAKING NEWS

KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të ‘Shëndetësisë’

KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të
x
BREAKING NEWS

‘Tërmet’ në PD, Lulzim Basha i jep postin e rëndësishëm Roland Bejkos

‘Tërmet’ në PD, Lulzim Basha i jep postin e
x
BREAKING NEWS

“Nuk jeni ishull i pavarur”, Manja prezanton drejtorin e Shërbimit të Provës dhe i jep urdhrat e prerë: Nuk jeni të paprekshëm, porosia ime një dhe e vetme!

“Nuk jeni ishull i pavarur”, Manja prezanton drejtorin e
x
BREAKING NEWS

Helidon Bushati dha dorëheqjen, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente, ia beson Shkodrën krahut të tij të djathtë (EMRI)

Helidon Bushati dha dorëheqjen, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Ekonomia

Rindërtimi, rreth 100 miliardë lekë po tenderohen me procedurë klienteliste, Kushtetuesja vonon shqyrtimin e ligjit për prokurimet

Rindërtimi, rreth 100 miliardë lekë po tenderohen me

Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur ende mbi padinë e “Open Data”, mbi ligjin për tenderimet lidhur me rindërtimin. Pak kohë më parë, “Open Data”, bëri një padi në Kushtetuese, ku deklarohej se ligji për prokurimet nuk garanton barazi, eliminohet konkurrenca dhe goditen kompanitë e huaja. Ndërkohë që kjo padi nuk është marrë ende në shqyrtim nga gjykata, “Open Data” përmes një njoftimi bën me dije se padia është bërë në muajin shtator dhe gjykata ende nuk e ka shqyrtuar. Në njoftim thuhet, se janë rreth 100 miliardë lekë që po tenderohen me procedurë klienteliste. “Qeveria shqiptare shmang dhe anashkalon këtë ligj duke përdorur për kontraktime ligje të veçanta. Rast tipik janë kontraktimet për rindërtimin pas tërmetit, program afatmesëm i buxhetit të shtetit, planifikimi rreth 100 miliardë lekë. Kontraktimet po bëhen në anashkalim me legjislacionin sektorial sipas aktit normativ ligj 97/2019. Ky akt fuqi ligji, cenon të drejtën kushtetuese për liri ekonomike, dhe krijon terren për klientelizëm dhe favorizim. Gjykatës Kushtetuese, i është kërkuar me padi të bëj shfuqizim të ligjit 97/2019. Padia është dorëzuar më 18 shtator 2021, dhe ende nuk ka një datë për shqyrtim kundër një ligji të qeverisë shqiptare me pasoja të rënda financiare”, thotë “Open Data”.

Padia në kushtetuese

Ndërkohë, kjo agjenci iu drejtua Gjykatës Kushtetuese pak kohë më parë me një kërkesë për shfuqizim të pjesshëm të aktit normativ sa i takon rindërtimit. Sipas “Open Data” akti normativ, cenon një të drejtë kushtetuese që është ajo e lirisë së veprimtarisë ekonomike, parashikuar në nenin 11 të Kushtetutës. Kështu sipas agjencisë, duke cenuar lirinë për veprimtari ekonomike krijohen hapësira për pabarazi, klientelizëm, kontraktim preferencial, favorizim dhe veprime korrupsioni në dëm të fondeve publike. “Akti Nr. 9 zgjedh procedurë të përshpejtuar dhe më tej i jep qeverisë të drejtë që të përcaktojë me VKM nr. 199, datë 04.03.2020 llojin e procedurës prokurim i kufizuar (procedure me dy faza). Kjo nuk garanton garë me ofertë, dëmton konkurrencën e operatorëve, e nxjerr procesin nga sistemi elektronik dhe e zhvendos në fazën e dytë në negocim në tryezë ku risku për klientelizëm është i lartë. Procedura e përshpejtuar aplikohet për sektor specifik ku numri i operatorëve veprues është i ulët. Në rastin konkret po prokurohen kryesisht ndërtime (banesa dhe objekte arsimore) dhe natyra e prokurimit në raport me gjendjen e tregut shqiptar të kompanive që operojnë në fushën e ndërtimit është shumë e favorshme dhe Procedura e Përshpejtuar dhe e Kufizuar nuk janë të nevojshme”, thuhet në padi. Ndër të tjera, në padinë e “Open Data” bëhet me dije, se në akt diskriminohen edhe bizneset e huaja. Kjo pasi sipas agjencisë, afati është shumë i shkurtër për të dorëzuar dokumentet. “Gjithashtu afati 10 ditor i përjashton “de facto” ofertat e operatorëve të huaj. Vlen të përmendim këtu se një operator i huaj ka detyrimin që dokumentacion zyrtar ta paraqesë me vulë apostille”, thuhet në padi.

Diskriminimi ndaj operatorëve ekonomikë

Ndërkohë, në padinë e “Open Data”, dërguar në Kushtetuese, thuhet se në aktin normativ vihet re edhe një diskriminim ndaj operatorëve ekonomikë. Sipas agjencisë, ky diskriminim shihet mes operatorëve të cilët kryejnë procedura të shpejtuara si edhe atyre që zgjidhen fitues në procedura normale prokurimi. “Vlera e sigurimit të kontratës e parashikuar në masën 5 për qind më e lartë në aktin normativ krahasuar me ligjin nr. 9643 dhe ligjin nr. 162/2020, vërehet një hap regresi dhe diskriminim të operatorëve ekonomikë që konkurrojnë dhe nënshkruajnë procedura të përshpejtuara, në raport me operatorët ekonomikë që konkurrojnë apo përzgjidhen fitues në procedura normale prokurimi”, thuhet në padinë e “Open Data”.