BREAKING NEWS

Udhëtoi drejt Dubait, kryeministri Rama jep lajmin fantastik për gjithë shqiptarët: Sot firmosëm marrëveshjen për...(VIDEO)

Udhëtoi drejt Dubait, kryeministri Rama jep lajmin fantastik për
x

Ekonomia

Ringritja e ekonomisë, Banka Botërore rekomandime qeverisë: Garancia sovrane duhet të jetë e vazhdueshme

Ringritja e ekonomisë, Banka Botërore rekomandime qeverisë:

Qeveria duhet të kthejë në të përhershme dhënien e garancisë sovrane për bizneset e dëmtuar nga izolimi për shkak të Covid-19. Ky është rekomandimi i Bankës Botërore për vendin tonë në vlerësimin për ecurinë ekonomike në vijim. Në raportin më të fundit të publikuar, Banka Botërore ka sjellë në vëmendje nevojën që kanë bizneset për mbështetje nga qeveria. Sipas analizës së BB, mënyra më e mirë për të stimuluar bizneset e dëmtuar nga pandemia është garantimi i skemës publike për kredi. Pra sipas ekspertëve të BB garancia sovrane duhet të kthehet në një skemë të përhershme. “BB vlerëson që programet e dhënies së kredive për bizneset gjatë pandemisë duhet të transferohen në një skemë të përhershme për të ndihmuar kështu në rimëkëmbjen e ekonomike dhe të shpalosin një pikë mbështetje, për biznesin e vogël sidomos”, thuhet në raport. Sakaq, BB thekson se hartimi i një skeme për kredi duhet të bëhet në atë kuadër që të përfitojë sidomos biznesi i vogël dhe i madh, të cilët në shumë raste janë përjashtuar nga kredidhënia pasi nuk kanë mundur të përballojnë koleteralin që shoqëron kredinë. Sipas BB qeveria mund të ndjekë skemën aktuale, në vend që të projektojë një tjetër skemë, por në të dyja synimi të jetë lehtësimi financiar i bizneseve përmes kredive pa normë interesi të lartë. “Ekspertët e Bankës Botërore sugjerojnë që të hartohet nga e para skema e garancisë sovrane, duke theksuar këtu që plani më i mirë është lehtësimi financiar për kreditim i konsumatorit, të cilët kanë qenë të përjashtuar nga marrja e kredive për shkak të nivelit koleteral shumë të lartë . Garantimi i dhënies së kredive përmes një skeme të formuluar nga e para. Ku edhe në këtë rast fokusi do të ishte një skemë publike e vazhdueshme e garantimit të kredidhënies”, thuhet në raport.

Biznesi i vogël dhe i mesëm, më të rrezikuar

BB shprehet më tej, se më të dëmtuarit nga pandemia janë biznesi i vogël edhe ai i madh. Sipas raportit, gjendja financiare këtyre subjekteve është e paqëndrueshme, madje në këto muaj ato kanë shtuar edhe detyrimet e prapambetura, prandaj marrjen e kredive në banka e shohin si mundësin e fundit, pasi së pari i drejtojnë sytë nga qeveria për mbështetje. Vetë bizneset shprehin nevojën për aplikimin e skemës së vazhdueshme për garancinë sovrane, por duke theksuar këtu transparencën që duhet të përmbajë

 kjo skemë. “Hendeku i përgjithshëm i financave të MSME në Shqipëri raportohet sa 9% i PBB-së. Sektori bankar shqiptarët është i pa qëndrueshëm dhe kamatat në nivel tepër të lartë. E gjithë kjo vjen pasi bankat shqiptare nuk ka dëshirë ti japin hua MSME-ve pasi e perceptojnë sektorin si të pa mundur për të vazhduar këto kontrate kreditimi, prandaj bizneset e shohin marrjen e kredive me koleteral në banka si mundësia e tretë, pas mbështetjes së qeverisë. Operatorët nga sektori privat e konsiderojnë të rëndësishëm por edhe shprehen të shqetësuar për transparencën dhe fuqizimin që duhet të sjellin skema për dhënien e kredive pa koleteral, duke i konsideruar garancinë si shumë të nevojshme në këto momente rrënimi”, thuhet në raport. Sakaq BB vë në dukje se duhen marrë sa më parë këto veprime pasi sistemi bankare përbën një sfidë për MSME në Shqipëri. Pasi bizneset e vogël dhe të mëdha mund të arrijnë potencialin e duhur, vetëm nëse ata do të ata do të fitojnë financiarisht për të dhënë më pas shërbimet e kërkuara për ecuri të linjë ekonomike në vend. Sektori financiar i Shqipërisë renditet në vendin e 102-të nga 141 vendndodhja në Raportin Global të Konkurrencës së Forumit Ekonomik Botëror 2019. Kredia për sektorin e shitjeve private të bëra vetëm 33 produkte të tregut ka pësuar rënie, duke reflektuar nivele shumë të nivelit të interesimit për kredi marrje.