Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rinis kompensimi për ish të përndjekurit, ja lista me 581 emrat që përfitojnë këstin e parë dhe të dytë, Financat kërkojnë dosjen brenda 3 muajve

Postuar: 10/08/2018 - 07:39

Ministria e Financave do të rinisë shpërndarjen e fondit të kompensimit për ish të përndjekurit politikë, proces ky i bllokuar prej disa kohësh. Në një njoftim zyrtar në faqen e saj, Ministria e Financave lajmëron publikimin e listës me 581 trashëgimtarë për këstin e parë dhe të dytë, të cilët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar brenda një afati 3 mujor. Ligji për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë pritet të rishikohet. Që nga viti 2007, kur u miratua e deri më sot, ai ka funksionuar përmes një skeme pagesash, e cila ndante një fond vjetor në masën 70 për qind për ish-të dënuarit dhe 30 për qind për pasardhësit e tyre apo trashëgimtarët. Por, edhe pse në thelb kjo formë pagesash, e cila dedikonte 8 këste për çdo individ është një skemë e pranueshme, ajo nuk ka funksionuar për shkak të vonesave të krijuara nga qeveritë. Tashmë kur kanë kaluar 11 vjet dhe kur një pjesë e madhe e ish-të dënuarve e kanë lënë këtë jetë dhe trashëgimtarët ende janë në pritje të kësteve të para, Financat propozojnë një skemë më efikase në përputhje me kohën dhe numrin e individëve që arrijnë deri në 30 mijë vetë. Sipas draftit të hedhur për konsultim publik, Ministria e Financave sqaron se objektivat lidhen me përmbylljen përfundimtare të procesit të dëmshpërblimit për ata ish-të dënuar që kanë vuajtur vetë dënimin gjatë regjimit komunist, por janë ende në jetë. Po ashtu, një objektiv tjetër është edhe heqja e raportit të përcaktuar të fondit të miratuar, ku 70 për qind i vihej në dispozicion kategorisë parësore dhe pjesa tjetër i shpërndahej kategorisë së trashëgimtarëve. Financat kërkojnë të ndajnë dëmshpërblimi të plotë, për të gjithë ata ish-të dënuar, të cilët janë ende në jetë, por që për shkak të kufizimeve aktuale të kuadrit ligjor në fuqi, ku përcaktohet ndarja e shumës së dëmshpërblimit në 8 këste, me vlerë maksimale 1 milion lekë, nuk kanë marrë gjithë shumën e miratuar të dëmshpërblimit. Sipas të dhënave zyrtare, deri tani shteti shqiptar ka paguar rreth 8 miliardë lekë për të kompensuar ish të përndjekurit politikë nga regjimi komunist. Por thuajse i gjithë ky fond ka shkuar për ata që janë gjallë, ndërsa trashëgimtarët e ish të përndjekurve që janë ndarë nga jeta ka raste që nuk janë kompensuar fare.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2019 - 07:42

Reforma e derregullimit mbetet një nga reformat më sfiduese për transformimin e ekonomisë shqiptare drejt një ekonomie tregu.

Postuar: 16/02/2019 - 07:22

Autoriteti i Konkurencës do të vazhdojë gjatë vitit 2019 mbikëqyrjen dhe hetimet në tregun e tele

Postuar: 15/02/2019 - 07:32

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dhjetëra probleme në menaxhimin e financave publike.

Postuar: 14/02/2019 - 07:21

Bizneset amerikane ankohen për rimbursimin e TVSH, konkurrencë të pandershme, evazion fiskal, si

Postuar: 13/02/2019 - 07:30

Shqipëria do të ketë atë që njihet si rezerva e sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj e cil

Postuar: 12/02/2019 - 07:25

Vendimi i qeverisë, i cili lejon vetëm importin e makinave të përdorura “euro 4”, pra

Postuar: 10/02/2019 - 08:00

Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpërfolur për “kontrol