Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rinis sërish rënia e Euros/ BSH bleu 118 milionë euro, kredi të BERZH

Postuar: 14/06/2018 - 15:43

Banka e Shqipërisë ka blerë të paktën tre herë euro në treg të lirë për të mos lejuar zhvlerësimin e monedhës europiane ndaj lekut. Sipas një marrëveshje të rënë dakord muaj më parë, BERZH kishte planifikuar të disbursonte këtë javë një kredi në masën 118 milionë euro për KESH.

Këto euro do të këmbeheshin në lekë në treg të lirë nga Korporata Elektroenergjetike për të shlyer borxhet që ajo ka ndaj bankave vendase.

Por e shqetësuar nga pasojat që do të kishte injektimi i 118 milionë eurove në kursin e këmbimit, Banka e Shqipërisë e konvertoi vetë të gjithë kredinë, duke blerë eurot nga BERZH dhe duke i dhënë asaj vlerën përkatëse në lekë.

Rrjedhimisht kredia e BERZH për KESH është disbursuar në lekë.

Por veç konvertimit të kredisë së BERZH, banka e Shqipërisë ka blerë të paktën edhe dy herë të tjera euro në tregun e brendshëm, ndonëse sasia e blerë nuk bëhet publike.

Ditët e fundit kursi i këmbimit euro-lek është shoqëruar me luhatje të forta. Fillimisht ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë ne treg çoi në forcimin e euros nga 124 lekë në mbi 128 lekë.

Por kjo tendencë zgjati vetëm 4 ditë dhe më pas euro ka filluar të zbresë sërish dhe këtë të enjten është këmbyer me 126.11 lekë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/12/2018 - 07:40

Raportet e ndryshme nga institucione vendase apo ndërkombëtare flasin për nivel të lartë korrupsioni në Shqipëri dhe inefiçencë të institucioneve në luftën ndaj tij.

Postuar: 14/12/2018 - 11:51

Tri marrëveshje të rëndësishme janë firmosur sot në Ministrinë  e Financave, mes të cilave

Postuar: 14/12/2018 - 07:57

Shpenzimet e qeverisë për mbrojtje sociale ishin sa 9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas të

Postuar: 14/12/2018 - 07:18

Ecuria e përgjithshme e ekonomisë shqiptare, gjatë vitit 2018, duhet vlerësuar si pozitive.

Postuar: 13/12/2018 - 07:19

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hartuar një draft ligj për trajtimin financiar suplementar

Postuar: 12/12/2018 - 09:33

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, sipas Bankës së Shqipërisë:

Postuar: 12/12/2018 - 07:31

 Ministria e Financave ka publikuar listën me 652 trashëgimtarët, të cilët kanë mangësi në d