BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Ekonomia

Rishikohet buxheti i shtetit, shtohen me 13 mld lekë shpenzimet, miratohet Paketa e Dytë e Rezistencës Sociale me vlerë 120 milionë dollarë, ja kategoritë që përfitojnë

Rishikohet buxheti i shtetit, shtohen me 13 mld lekë shpenzimet, miratohet

Ashtu siç gazeta “SOT” e kishte paralajmëruar, Qeveria ka bërë rishikimin e Buxhetit të vitit 2022, duke shtuar pritshmëritë për të ardhurat. Akti normativ, ka hyrë në fuqi pasi është publikuar këtë fillim jave në Fletoren Zyrtare, i cili ndryshon kufijtë e të ardhurave, shpenzimeve dhe deficitin. Me ndryshimet e fundit, të ardhurat buxhetore rriten me 30 miliardë lekë, duke shkuar në 576 miliardë lekë nga 546 miliardë lekë që ishin programuar në aktin e parë normativ që u miratua në mars. Nga të ardhurat shtesë, prej 30 miliardë lekësh, 12 miliardë lekë do të përdoren për uljen e deficitit buxhetor dhe 13 miliardë lekë për rritjen e shpenzimeve publike. Gjithashtu shpenzimet e përgjithshme buxhetore arrijnë 660,6 miliardë lekë me ndryshimet e fundit, nga 647,7 miliardë që ishin programuar në mars. “Nga rritja e shpenzimeve rreth 12 miliardë lekë shkojnë për “Paketën e Rezistencës” dhe Fondi prej 1,6 miliardë lekësh shkon në zërin “Shpenzime kapitale të brendshme”, në programin “Ekzekutimi i pagesave të ndryshme” të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë i planifikuar për përballimin e efekteve që burojnë nga zbatimi i aktit normativ nr. 10, datë 18.5.2022, “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg gjatë vitit 2022”, thuhet në vendim. Ndërkohë deficiti buxhetor arrin në -83 miliardë lekë nga -100,8 miliardë që ishte plani në aktin e mëparshëm normativ. Deficiti faktik i buxhetit të shtetit, mund të financohet nëpërmjet huamarrjes neto nga burime të brendshme deri në kufirin maksimal prej 33,000 milionë lekësh. Pjesa tjetër e financimit të deficitit faktik të buxhetit të shtetit financohet nëpërmjet huamarrjes neto nga burime të huaja. Ndërkohë kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të stokut të borxhit të qeverisjes qendrore dhe atij të garantuar të qeverisjes qendrore në dobi të palëve të treta përfituese për vitin 2022, pa përfshirë efektet e mundshme prej ndryshimit të kursit të këmbimit, është deri në 48 392 milionë lekë.

Paketa e Rezistencës Sociale

Por teksa Qeveria përmend prej disa muajsh Paketën e Rezistencës Sociale ndaj Pasojave të Krizës, për herë të parë është zbardhur edhe shuma që Ministria e Financave do të përdorë për këtë qëllim. Gazeta “SOT” ka zbardhur ndryshimet më të fundit buxhetore të ndërmarra përmes Aktit Normativ të Qeverisë të miratuara më 29 korrik. Aty Qeveria përcakton shumën 12.1 miliardë lekë, afërisht 120 milionë dollarë fond kontigjencë për Paketën e Rezistencës Sociale ndaj Pasojave të Krizës, ku janë disa kategori që përfitojnë, duke filluar nga pensionistët, deri tek personat me aftësi të kufizuar, invalidët apo edhe ata që trajtohen me ndihëm ekonomike nga Bashkia apo shtetit. Njëherësh Qeveria ka rritur edhe 3.3 miliardë lekë, rreth 33 milionë dollarë, fondin rezervë, i cili në Buxhetin fillestar të këtij viti ishte 2.9 miliardë lekë. Shuma prej 120 milionë dollarësh duket se nuk do t’i shkaktojë shumë dhimbje Qeverisë. Kjo për shkak të nivelit të shkëlqyer të të ardhurave që po përjeton buxheti i shtetit për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve. “Në nenin 11 bëhen këto ndryshime: Paragrafi i parë ndryshohet, si më poshtë vijon: “Shpenzimet e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, janë: shpenzime të buxhetit qendror 495 256 milionë lekë; fondi rezervë i buxhetit 3 350 milionë lekë; kontigjencë për Paketën e Rezistencës. Sociale ndaj Pasojave të Krizës       12 100 milionë lekë; kontigjencë për risqet e borxhit4 800 milionë lekë”, thuhet në vendim.