Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Ekonomia

Rivlerësimi i pronave, qeveria nxjerr vendimin me procedurat që duhen ndjekur dhe kostot financiare

Rivlerësimi i pronave, qeveria nxjerr vendimin me procedurat që duhen

Qeveria zbardh procedurat e pagesës dhe mënyrës për rivlerësimin e pronave. Pas dy vitesh pritje, pak ditë më parë është miratuar ligji për nisjen e rivlerësimit të pronave, ndërkohë Këshilli i Ministrave ka hartuar me përpikmëri vendimin se si do të procedohet me vlerësimin e pasurive të paluajtshme duke përfshirë këtu edhe ato objekte në proces legalizimi. “Të gjithë individët dhe personat juridikë, të cilët kanë në proces regjistrimi pasuri të paluajtshme apo do të aplikojnë për regjistrimin e tyre brenda datës 30.9.2020, kanë të drejtë që të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut”, thuhet në vendim. Për të përfituar nga rivlerësimi, individi duhet të paguajë më parë tatimin e rivlerësimit 3% e bazës së tatueshme dhe tarifën e shërbimit në masën 1,200 lekë. Për t’i dhënë mundësi zgjedhje qytetarëve vendimi parashikon se procesi i rivlerësimit mund të bëhet nga zyra vendore e AKSH ose nga një ekspert i licencuar. Por edhe në këto raste shpjegohen saktësisht për secilën kategori se si do të bëhet rivlerësimi kur; sipërfaqja apo vlera e objektit nuk është përcaktuar. Për këtë arsye, në vendim sqarohet si do të behët rivlerësimi nga AKSH, duke pasur parasysh elementët e përmendur më lartë. “Në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë drejtoria vendore e ASHK-së, bëhet me çmimet referuese të përcaktuara në aktet dhe konkretisht: nëse pasuria në proces regjistrimi nuk ka të përcaktuar vlerë, atëherë baza e tatueshme llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës së zbritshme. Në këtë rast, si vlerë e zbritshme për ndërtesat do të merret vlera e kostos së shfrytëzimit për metër katror. Ndërkohë, si vlerë e zbritshme për tokën do të merret vlera sipas çmimeve të hartës së vlerave në fuqi, korrektuar me indeksin e inflacionit. Nëse pasuria në proces regjistrimi ka të përcaktuar vlerë atëherë baza e tatueshme llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së rivlerësimit, llogaritur me çmimet referuese sipas aktit nënligjor në fuqi, dhe vlerës së pasurisë së pasqyruar”, thuhet në vendim. Më tej tregohet se si llogaritet vlera e rivlerësimit në rastet kur pronari zgjedh një inspektor të licencuar. Sipas vendimit, në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë një ekspert i licencuar, kur pasuria në proces regjistrimi nuk ka të përcaktuar vlerë atëherë baza e tatueshme llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit me vlerën sipas kostos së shfrytëzimit për metër katror. Në rastet kur është përcaktuar vlera e objektit, vlera e zbritshme tokës do të bëhet në të njëjtat procedura si më inspektim nga AKSH, por vetëm pasi eksperti i licencuar të ketë mbajtur të dhënat dhe t’ i ketë dorëzuar pranë AKSH, kur cilësohet si data e aplikimit.

Pagesa e të ardhurave

Referuar vendimit pagesa e tatimit do të bëhet në bankat e nivelit të dytë, ku klientëve u vihet në dispozicion formulari “Fatura për Arkëtim”. Pasi janë hedhur të gjitha të dhënat e klientit dhe shoqërisë, banka pranon të kryejë arkëtimin duke evidentuar llojin e të ardhurës. Më pas zyrat e AKSH do të operojnë si agjentë tatimorë për arkëtimin në buxhetin e shtetit të këtyre të ardhurave. Kontabilizimi i tatimit nga rivlerësimi i pasurisë së personave juridikë 5% do të bëhet në llogarinë ekonomike të të ardhurave 7020400, ndërsa kontabilizimi i tatimit nga rivlerësimi i pasurisë së individëve 3% do të bëhet në llogarinë ekonomike të të ardhurave 7020800. Gjithashtu AKSH ka menduar të krijojë një grup të specializuar për të zgjidhur ato çështje kur të ardhurat janë derdhur gabimisht dhe kërkohet që të tërhiqen mbrapsht. Veprim ky, i cili mund të bëhet vetëm nëpërmjet një urdhërpagese të AKSH të paraqitur së bashku me firmat e autorizuara pranë degës së thesarit të bankës përgjegjëse.