BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Rregulla të reja për kreditimin, së shpejti bankat do të pranojnë vetëm dokumentet zyrtare për subjektet që kërkojnë hua

Rregulla të reja për kreditimin, së shpejti bankat do të

Banka e Shqipërisë po harton disa ndryshime të pritshme rregullative, që do të sanksionojnë përdorimin vetëm të dokumentacionit zyrtar financiar të subjektit që kërkon hua, në analizën që bëjnë bankat gjatë procesit të miratimit të huasë. Një çështje e tillë është diskutuar në mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF). Në këtë mbledhje morën pjesë Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve. Të pranishmit vlerësuan se përdorimi i dokumentacionit zyrtar financiar në procesin e analizës së huasë i shërben formalizimit të ekonomisë, mbështet konkurrencën e drejtë dhe ul rrezikun në veprimtarinë e kreditimit të sektorit bankar. Ata vlerësuan se rënia e nivelit të kredive me probleme, duhet të krijojë kushte më të favorshme për një angazhim më të madh të sektorit bankar drejt veprimtarisë së kreditimit, mbështetur në kujdesin e nevojshëm përsa i takon treguesve të përqendrimit të kredisë dhe kërkesave të tjera mbikëqyrëse.

Kredia me probleme u ul nga fshirja dhe ristrukturimi

Në prezantimin mbi ecurinë financiare dhe vlerësimin e rreziqeve për sektorin bankar deri në fund të vitit 2017, përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë theksuan se vijoi rritja e aktivitetit bankar edhe gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, ndonëse me ritme më të ulëta, ndikuar nga rritja më e ulët e depozitave. Kreditimi i ekonomisë mbeti i moderuar, ku kontributin pozitiv vijoi ta japë kreditimi në lekë. Kredia me probleme shënoi rënie të dukshme, me gati 30.2 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar. Si rezultat, në fund të vitit 2017, raporti i kredive me probleme zbriti në 13.2%, kundrejt 18.3% një vit më parë. Krahas fshirjes nga bilancet e bankave mirë. Gjatë vitit të kaluar, raporti i mjaftuesvhmërisë së kapitalit u rrit me 0.2 pikë përqindje, duke shënuar 16.6% në fund të vitit. Këto zhvillime tregojnë se gjendja e sektorit bankar mbetet e qëndrueshme, me tregues të mirë të likuiditetit, të rezultatit financiar dhe të kapitalizimit. Përfaqësuesit e BSh-së informuan gjithashtu mbi paketën e masave për nxitjen e përdorimit të monedhës kombëtare në veprimtarinë e bankave, miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i BSH në mbledhjen e datës 7 shkurt 2018. Të pranishmit, konfirmuan nevojën e këtyre masave dhe angazhimin e tyre për të vepruar në mënyrë të harmonizuar, në përputhje me përcaktimet në Memorandumin e Bashkëpunimit të datës 18 prill 2017.