BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Ekonomia

Rregullat e reja, rritet përqindja e dëmshpërblimeve për aksidentet, ja ndarja sipas kategorive dhe procedurat e plota

Rregullat e reja, rritet përqindja e dëmshpërblimeve për

Përcaktohet përqindja e re e dëmshpërblimeve për të dëmtuarit në aksidentet rrugore. Pas ligjit të ri që ka hyrë në fuqi më datë 1 korrik mbi sigurimin e detyrueshëm në transportin rrugor, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar dje rregulloren që përcakton nivelin e dëmshpërblimeve për çdo rast. Në këtë rregullore sqarohet se, janë ndryshuar kategoritë që përfitojnë dhe është rritur vlera e dëmshpërblimit për secilën prej tyre. Sipas dokumentit, vlera maksimale për dëmshpërblim në rast se i aksidentuari mbetet i paaftë plotësisht do të jetë 110 mijë lekë. Konkretisht, për të dëmtuarit deri në moshën 29 vjeç dëmshpërblimi bëhet në vlerën maksimale dhe kështu me radhë me reduktim sipas rritjes së moshës, duke bërë që për ata mbi moshën 75 vjeç dëmshpërblimi të kapë vlerat e 35 mijë lekëve. “Dëmi biologjik llogaritet për çdo person të dëmtuar sipas moshës dhe shkallës së paaftësisë së pësuar. Vlera e dëmit biologjik për çdo person të dëmtuar do të jetë jo më shumë se 110 000 lekë për çdo 10% të shkallës së paaftësisë së përhershme, të pjesshme ose të plotë. Për dëmtim mbi 30%, për moshat deri në 30 vjeç masa e kompensimit do të jetë 100.00 lekë, për moshat deri në 50 vjeç do të jetë 85,000 lekë, për moshat deri në 70 vjeç do të jepet kompensim 65.000 lekë dhe mbi moshën 75 vjeç do të jetë 55.000 lekë”, thuhet në raport. Ndërsa sqarohet se, kompensimi rritet në bazë të përqindjes, duke përmendur se në dëmtimin 75%, pala e prekur merr 5/4 e vlerës bazë për kompensim biologjik të plotë. AMF bën me dije se, për ata që kanë mbetur me paaftësi të pjesshme nga një aksident, vlera e kompensimit do të shkojë deri në 220.000 lekë. Ndërkohë është rritur edhe vlera e kompensimit për familjarët e personit që humbet jetën nga një aksident rrugor.

Lehtësohen procedurat

AMF e thekson në këtë rregullore se, janë lehtësuar në masë procedurat dhe dokumentet për marrjen e dëmshpërblimit në rast aksidenti. Tashmë kërkesa për kompensim kalohet automatikisht në Byronë e Sigurimit, e cila do të jetë përgjegjëse për kompensimin direkt të të dëmtuarit. Kompania e Sigurimit me kërkesë të Byrosë duhet të ketë caktuar parametrat e kompensimit brenda 15 ditëve që nga paraqitja e kërkesës. “Janë saktësuar afatet e trajtimit të kërkesës për dëmshpërblim, si edhe është qartësuar procedura për kërkesën e shoqërisë së sigurimit për plotësim dokumentacioni. Praktikat e dëmeve, objekt i fondit të kompensimit, sipas parashikimeve të nenit 41, të Ligjit 32/2021, trajtohen dhe paguhen nga Byroja Shqiptare e Sigurimit. Shoqëria e sigurimit është e detyruar t’i përgjigjet ankimit të palës së dëmtuar brenda 15 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së ankimit dhe të ketë përmbyllur dhënie e dëmshpërblimit brenda 90 ditëve”, përcaktohet në dokument. Ndërkohë, për të shmangur zvarritjen e aplikantëve nëpër zyra, Siguruesi duhet të publikojë në faqen e internetit ose nëpërmjet programeve analoge listën e përfituesve të dëmshpërblimit dhe t’i ftojë ata të paraqiten pranë zyrave përkatëse për t’u njohur me vlerën e përllogaritur, për ta tërhequr atë nëse e pranojnë.

 

Më të lexuarat