Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rreth 21 mijë biznese prej 8 vitesh nuk shlyejnë detyrimet tatimore, u bllokohen pasuritë dhe transaksionet bankare

Postuar: 17/08/2018 - 07:17

 Detyrimet tatimore janë shndërruar në një problem për afro 21 mijë biznese. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar një listë me të dhëna në faqen zyrtare, nga ku bëhet me dije se mbi 21 mijë bizneseve u janë bllokuar pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme nga administrata tatimore sepse nuk kanë shlyer detyrimet tatimore të përcaktuara në ligj. Më konkretisht, deri në fund të muajit korrik janë numëruar plot 21.185 subjekte dhe persona fizikë të penalizuar. Administrata tatimore ka vendosur ndaj tyre masën e barrës siguruese apo hipotekore. Kjo masë i detyron me forcë këto biznese që të shlyejnë detyrimin tatimor, pra është një ndër format që përdor administrata tatimore për të mbledhur taksat nga ato subjekte që nuk pranojnë ta bëjnë atë në mënyrë vullnetare siç është e parashikuar në ligj. Megjithatë duhet theksuar fakti se pavarësisht vendosjes së kësaj mase të vendosur ndaj 21 mijë bizneseve me probleme, nga lista e tatimeve mund të kuptohet që borxhet nuk janë akumuluar rishtazi, por një pjesë e mirë i përkasin periudhës së tetë viteve më parë. Pra, edhe pse u janë bllokuar pasuritë dhe transaksionet bankare, sërish shumica e bizneseve nuk janë vënë në lëvizje për të paguar detyrimet e prapambetura. Si përfundim, ndaj shtetit janë “borxhlinj” 21.185 biznese dhe edhe pse janë marrë të gjitha masat që këto subjekte t’i paguajnë detyrimet tatimore, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Vetingu” për bizneset

Pak ditë më parë u bë i ditur vendimi nga Tatimet për ndërtimin e një sistemi të ri për të ulur evazionin dhe gjurmuar pasuritë e tatimpaguesve. Duke qenë se hasen shpesh situata problematike si ato të lartpërmendurat në shlyerjen e tatimeve, është menduar që “vetingu” të përfshijë edhe bizneset. Një gjë e tillë do t’i lehtësojë punën Administratës Tatimore sepse në internet do të gjendet një pasqyrë e qartë në secilën llogari. Përmes këtij vendimi pritet që të rritet ndërgjegjësimi i biznesmenëve për të paguar tatimet, duke rezultuar kështu në një financim të drejtpeshuar të shpenzimeve publike. Një modul i këtij sistemi parashikon gjithashtu gjurmimin e pasurisë së tatimpaguesve. Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit (AKSHI) ka hapur një tender, përfituesi i të cilës do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Qëllimi i tenderit është krijimi i Sistemit të Menaxhimit dhe Kontrollit të Faturave (MKF), që është një grup i procedurave dhe mjeteve ligjore, organizative dhe teknike, qëllimi kryesor i të cilave është kontrolli i transaksioneve me pagesa me para në dorë dhe pagesa me para jo cash. Fondi limit është 1.87 mld lekë (rreth 15 milionë euro) dhe do të financohet gjatë viteve 2018- 2022 nga fondet e buxhetit të shtetit. Projekti përfshin Shërbimet e konsulencës (Sistemi i evidentimit dhe ndjekjes së transaksioneve me para në dorë;. Kontrolli tatimor i tatimpaguesve në sistemin e pagesave me para në dorë; Sistemi për menaxhimin e riskut për pagesa me para në dorë; Krijimi, regjistrimi dhe ndjekja e transaksioneve jo cash.; etj) si dhe krijimin e Softuerit (programit) dhe infrastrukturës. Sipas dokumentacionit të tenderit,

një element i projektit do të jetë gjurmimi i pasurive të tatimpaguesve. Kujtojmë që disa vjet më parë, Ministria e Financave tentoi të jepte me koncesion mbledhjen e TVSH-së, por ky projekt u la përgjysmë pas kundërshtimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/01/2019 - 07:30

Aktiviteti i organizuar ditën e djeshme nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Drejtoria e Doganave, u fokusua në çështje si çmimet e referencës, procedurat doganore, problematika të zbatimit të procedurave doganore, si d

Postuar: 23/01/2019 - 07:30

Shitja e Telekom Albania një kompanie bullgare ka hapur debatin e mprehtë të sigurisë së vendeve

Postuar: 23/01/2019 - 07:29

Duke filluar që nga data 1 korrik e këtij viti, qeveria do të ndalojë çdo koncesion të pakërkuar

Postuar: 22/01/2019 - 13:04

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rritje ditët e fundit, duke rikuperuar pas rënies që shëno

Postuar: 22/01/2019 - 07:31

Nga një janari, ngarkesa fiskale për të punësuarit me paga të larta do të ulet.

Postuar: 21/01/2019 - 08:46

Eksportet arritën në 310 miliardë lekë për vitin 2018, sipas të dhënave të INSTAT, duke arritur n

Postuar: 20/01/2019 - 08:18

Autoriteti i Konkurencës ka vendosur të detyrojë Bankers Petroleum të furnizojë me naftë rafineri