BREAKING NEWS

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush 'fshihet' pas kompanisë 'Eagle Hills'

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush
x
BREAKING NEWS

Pse vendosi të investojë në Shqipëri? Alabbar nuk 'hesht' më dhe e tregon hapur: Në Francë, Gjermani apo në Angli...

Pse vendosi të investojë në Shqipëri? Alabbar nuk
x
BREAKING NEWS

"Qesharake, me një kërkim në...", Alabbar bën reagimin e fortë pas debateve për Portin e Durrësit

"Qesharake, me një kërkim në...", Alabbar bën
x
BREAKING NEWS

Vetëm pak ditë pas vizitës në Tiranë, Presidenti i Azerbajxhanit njofton vendimin e minutës së fundit

Vetëm pak ditë pas vizitës në Tiranë, Presidenti i
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Ministria del me njoftimin e rëndësishëm dhe zbardh detajet e fundit

Çfarë po ndodh? Ministria del me njoftimin e
x
BREAKING NEWS

Zhduket papritur 14 vjeçarja shqiptare në Greqi, detajet e fundit rreth të miturës (FOTO-EMRI)

Zhduket papritur 14 vjeçarja shqiptare në Greqi, detajet e fundit
x
BREAKING NEWS

Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin kanabis, ja dy efektivët e arrestuar nga policia (FOTO)

Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin kanabis, ja dy
x
BREAKING NEWS

Pjesë e bandës famëkeqe të ‘Eskos’, ja kush janë 10 shqiptarët e arrestuar në Greqi (EMRAT+FOTO)

Pjesë e bandës famëkeqe të ‘Eskos’, ja kush
x

Ekonomia

Rreziku për pastrim parash, Shqipëria me “pullë portokalli”, publikohet indeksi i Bazelit, shumë i lartë risku politik, ligjor dhe i transparencës

Rreziku për pastrim parash, Shqipëria me “pullë

Indeksi i Bazelit, që mat rrezikun për pastrimin e parave, e ka pozicionuar përsëri Shqipërinë në vendet me risk të lartë. Indeksi vlerëson me 0 vendet ku ky rrezik është minimal dhe 10 ato ku rreziku është maksimal. Shqipëria vlerësohet me indeksin 4.92, duke u pozicionuar në vendet me risk të konsiderueshëm. Indeks të përafërt me Shqipërinë kanë vende si republika Domenikane, Mauritania, Aruba, Antigua dhe Barbuda, Hungaria, Granada apo Samoa. Sa i përket vendeve të rajonit, me risk të lartë vlerësohet edhe Serbia me indeks 4.87%. Vendi me risk më të ulët në rajon është Sllovenia, e cila gjendet në zonën jeshile të listës, e cila kryesohet nga Finlanda, Andorra, Suedia, apo Zelanda e re. Ne pjesën e kuqe të listës gjenden shtete si Republika e Kongos, Haiti, Mjanmari, Mozambiku e Madagaskari. Indeksi bazohet mbi tregues si transparenca financiare, ku Shqipëria ka edhe perfomancën më negative me tregues 6.14, korrupsioni dhe ryshfeti me tregues 5.95, risku politik dhe ligjor 5.5, ndërkohë që kuadri ligjor për pastrimin e parave dhe transparenca paraqiten më mirë me indekse përkatësisht 3.6 dhe 4.4. Por cilët janë elementët që merren në vlerësim për të nxjerrë pikëzimin final? Së pari është kuadri ligjor për parandalimin e pastrimit të parave ku Shqipëria vlerësohet me 4.6, më pas vijnë korrupsioni dhe ryshfeti ku Shqipëria shënon 5.95 duke qenë një nga treguesit më negativë në vlerësimin por kryesimin në fakt e mban transparenca financiare me një vlerësim 6.14. Më mirë paraqitet transparenca publike me një vlerësim 3.4 ndërkohë që në nivele jo fort pozitive shfaqet edhe risku politik dhe ligjor me 5.54.