
Gary Kokalari zbulon dëshmitarët që do çojnë pas hekurave familjen Berisha për “Gërdecin”, paralajmëron shpalljen “non grata” të Metës dhe tregon se kush është i penduari i dosjes “McGonigal”që do fundosë shumë emra

Evi Kokalari ngre alarmin dhe zbardh prapaskenat e forta, akuzon Metën se po përpiqet të asgjësojë PD, aktivistja ngre dyshime se Berisha po luan blofin me dosjen “McGonigal”

I akuzuar për korrupsion, Gjykata merr vendimin për Arlind Gjokutajn

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Rreziqet dhe potencialet e ekonomisë në vitin 2023, BERZH: Risk kyç afatshkurtër është inflacioni, i cili rëndon shumë familjet

Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Janar 2023

Ekonomia shqiptare e ka përballuar mirë mjedisin e pafavorshëm makroekonomik global në vitin 2022, por rreziqet vijojnë të mbeten të larta. Ekaterina Solovova, drejtuese e zyrës së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Shqipëri, thotë në një intervistë për “Monitor” se, rreziku kyç afatshkurtër është inflacioni, i cili rëndon shumë familjet, për të cilat produktet thelbësore si ushqimi dhe shërbimet komunale, përbëjnë gati gjysmën e shportës së konsumatorit. Teksa emigracioni po kthehet në një problem për vendin, Solovova shton se mënyra më e mirë për të luftuar me sukses presionet e gjata të emigracionit është rritja e vendit, e mbështetur nga institucione të forcuara, standarde më të mira të qeverisjes dhe prosperiteti më i lartë, që do të krijonte një numër në rritje të mundësive tërheqëse për punë, duke ndihmuar në parandalimin e emigrimit dhe tërheqjen e diasporës për t’u kthyer në shtëpi.“Rreziku kyç afatshkurtër është inflacioni, i cili rëndon shumë familjet, për të cilat produktet thelbësore si ushqimi dhe shërbimet komunale, përbëjnë gati gjysmën e shportës së konsumatorit. Për më tepër, dimri aktual ka të ngjarë të jetë sfidë, duke pasur parasysh luhatshmërinë e prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri dhe çmimet e larta të energjisë në tregjet ndërkombëtare. Nga ana pozitive, Shqipëria është një vend me baza të shëndetshme makroekonomike dhe me potencial rritjeje. Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë, me të drejtë, një shtrëngim gradual të politikës monetare, mbështetur edhe nga mbiçmimi i kursit të këmbimit, dhe tashmë ka shenja inkurajuese se inflacioni ka arritur kulmin. Kriza energjetike ka rezultuar e vështirë për shumicën e vendeve të rajonit, por gjithashtu thekson nevojën për të adresuar dobësitë në prodhimin vendas të energjisë elektrike, pasi kostoja për të mos e bërë këtë është e lartë. Në këtë drejtim, Shqipëria është veçanërisht e pozicionuar mirë për të shkallëzuar zhvillimin e sektorit të energjisë së rinovueshme, duke pasur parasysh potencialin e saj të madh dhe të pashfrytëzuar për energjinë diellore dhe të erës. Kjo është arsyeja pse diversifikimi i burimeve të rinovueshme të energjisë është një nga prioritetet kryesore strategjike të BERZH në Shqipëri. Jam shumë krenare për punën tonë në këtë fushë”, tha ajo.
Më të lexuarat


Këmbimi valutor: Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot në vendin tonë

Bordi i Transparencës ul çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

Çfarë po ndodh në tregun e monedhave? Ja me sa këmbehen euro dhe dollari në vendin tonë

Çfarë ka ndodhur me monedhat e huaja në vendin tonë? "Forcohet" paundi britanik, ja me së këmbehen euro dhe dollari

Për Ministrinë e Arsimit, nafta ende nuk është shtrenjtuar, KLSH: VKM për transportin e mësuesve nuk ka reflektuar çmimet e reja

Me sa shiten e blihen euro dhe dollari, çfarë po ndodh me monedhat e huaja në vendin tonë? Ky është këmbimi valutor për ditën e sotme

Çmimet e karburanteve bien në bursa, Bordi i Transparencës shtrenjton naftën dhe benzinën, shqiptarët “viktima” të “orekseve” të oligarkëve

Si do të përzgjidhen dhe monitorohen koncesionet? Nis puna për VKM-në e re, “shtrëngohen” kushtet financiare për kompanitë

2025 vit “i zi” për borxhin publik, rifinancim Eurobondi e kredi private, për 9-mujorin 2022 interesat 300 milion dollarë, qeveria gati transaksion menaxhimi e emetimi të ri
