BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si
x
BREAKING NEWS

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike,
x
BREAKING NEWS

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë
x
BREAKING NEWS

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh
x
BREAKING NEWS

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja
x

Ekonomia

Rritën çmimet e plehrave kimikë dhe ndanë tregjet, Autoriteti i Konkurrencës gjobit deri në 118 mln lekë 3 kompani

Rritën çmimet e plehrave kimikë dhe ndanë tregjet,

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur 3 kompani në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike Dap, Nitrat dhe Ure, pasi pas 1 viti hetimesh rezultoi se kanë rritur në mënyrë të menjëhershme çmimet. Janë gjobitur kompania "Blend shpk" në shumën 118,978,015 lekë, "Mbm shpk" në shumën 66,088,573 lekë dhe "Caca shpk" në shumën 7,087,994 lekë. Autoriteti i Konkurrencës nisi hetimet me datë 12.03.2021 në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore, për të vlerësuar nëse ka shenja të kufizimit të konkurrencës. Nën hetim u vunë 10 kompani, sikundër janë Arli Internacional shpk, agro blend shpk, Mbm shpk, Eco-Green shpk, lila shpk, Agro-Mens shpk, Çaça shpk, Iam shpk dhe Besniku shpk. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, rezulton se tre kompanitë e gjobitura kanë rritur në mënyrë të njëkohshme dhe të menjëhershme e çmimit të shitjes me shumicë duke përcaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë çmimet e shitjes dhe duke ndarë tregjet. “Sot, në datë 25.03.2022, Komisioni i Konkurrencës me vendimin nr. 874, në përfundim të “procedurës së hetimit të thelluar në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike Dap, Nitrat dhe Ure, ndaj ndërmarrjeve: Arli internacional shpk, Agro Blend shpk, Mbm shpk, Eco-green shpk, Lila shpk, Agro-Mens shpk, Çaça shpk, Iam shpk, Agrohelp-sa shpk dhe Besniku shpk”, vendosi: Gjobitjen e ndërmarrjes Agro Blend shpk në shumën 118,978,015 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, germat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003; Gjobitjen e ndërmarrjes Mbm shpk në shumën 66,088,573 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, germat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003; Gjobitjen e ndërmarrjes Caca shpk në shumën 7,087,994 Lekë, për shkelje të nenit 4, pika 1, germat a) dhe c), të ligjit nr. 9121/2003. Në përfundim, referuar analizës së provave indirekte në lidhje me sjelljen e ndërmarrjeve nën hetim, të tilla si: rritja e treguesve të përqendrimit, rritja e njëkohshme dhe në mënyrë të menjëhershme e çmimit të shitjes me shumicë duke përcaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë çmimet e shitjes dhe duke ndarë tregjet”, thuhet në njoftim.

Autoriteti i Konkurrencës: U hetuan prej një viti

Po ashtu, Autoritetit të Konkurrencës thekson në njoftimin e tij se sjellja e ndërmarrjeve Agro Blend shpk, Mbm shpk dhe Caca shpk, gjatë periudhës nën hetim vinte në kundërshtim me ligjin 'Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, ndërsa zbulon se hetimi ka zgjatur disa muaj. “Gati një viti më parë, Komisioni i Konkurrencës, me Vendimin nr.783, datë 12.03.2021, vendosi hapjen e hetimit paraprak në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore, për të vlerësuar nëse ka shenja të kufizimit të konkurrencës, sipas parashikimeve të ligjit nr.9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.Përtej gjobitjes së tre ndërmarrjeve të sipërcituara, Komisioni i Konkurrencës vendosi gjithashtu edhe vendosjen nën monitorimin e tregut të importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike DAP, Nitrat dhe Ure, për një periudhë 1 (një) vjeçare nga data e daljes së këtij vendimi", thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.