BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Ekonomia

Rriten investimet e huaja në 6 muaj, “bumi” në pasuri të paluajtshme, më shumë nga Italia, Gjermania dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në 6 muaj, “bumi” në pasuri

Investimet e huaja në Shqipëri kanë arritur rekord në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë kësaj periudhe investimet arritën në 634 milionë euro, nga 469 milionë euro që ishin në vitin e kaluar. Pasuritë e paluajtshme ishin sektori i preferuar për të investuar, dhe më shumë para erdhën nga Italia, Holanda dhe Gjermania. Viti 2022, po rezulton i suksesshëm për investimet e huaja, të cilat kanë arritur në vlera rekord. Në gjashtë muaj në vend janë investuar nga shtetet e huaja 634 milionë euro, nga 469 milionë euro që ishin në vitin e kaluar. Madje janë kapërcyer edhe shifrat e vitit 2019, kohë kur të huajt investuan në Shqipëri 546 milionë euro. Nga janari në qershor sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë peshën më të madhe të investimeve e mbajnë Italia  me 75 milionë euro, Holanda me 70 milionë euro dhe Gjermania me 59 milionë euro. Por në krahasim me vitet e kaluara është regjistruar rënie e vlerës së investimeve nga Holanda, Turqia dhe Zvicra. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe ka pasur bum investimesh nga shtete dhe organizata që nuk deklarohen për arsye konfidencialiteti. Nga 61 milionë euro që ishte vlera e investimit vjet, në 300 milionë euro këtë vit. Vëmendja më e madhe e investitorëve të huaj vijon të jetë e përqendruar në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në sektorin energjetik. Konkretisht në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë investuar 142 milionë euro në pasuri të paluajtshme duke u rritur me 62 milionë euro. Investimi në këtë industri ka marrë hov të madh në vitet e fundit, ku jo vetëm vëmendja e të huajve por edhe e shqiptarëve është e përqendruar kryesisht tek pasuritë e paluajtshme, dhe investimi në prona. Në vend të dytë me rritjen më të madhe të investimeve është energjia elektrike. Nga 42 milionë euro që u investuan në këtë sektor në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, në të njëjtën periudhë këtë vit janë investuar nga të huajt 103 milionë euro. Fokusi në sektorin energjetik këtë vit është përqendruar tek investimet në burimet e rinovueshme, si parku i Karavastasë dhe ai i Spitallës. Ndërsa në vend të tretë renditet industria përpunuese me rritje prej 41 milionë eurosh, pasi në total u investuan 84 milionë euro.