Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rriten me 40% kreditë e këqija, 90 milionë euro kredi të humbura vetëm në 2012

Rriten me 40% kreditë e këqija, 90 milionë euro kredi të humbura vetëm në 2012

Postuar: 12/03/2013 - 11:05

Shuma e kredive të dhëna nga bankat dhe që këto të fundit nuk kanë shpresë se do t’i marrin më, ka arritur në plot 310 milionë euro në fund të vitit 2012, nga rreth 220 milionë euro në fund të 2011, duke arritur në një të tretën e huave gjithsej me probleme. Shuma që bankat nuk shpresojnë se do të rikuperojnë më nga kredia që ato kanë dhënë për biznesin privat apo për individët është rritur në mënyrë të frikshme, me 40%, vetë gjatë vitit 2012, duke arritur në 310 milionë euro, nga 220 milionë euro në fund të 2011. Të dhënat janë llogaritur në bazë të nivelit të kredive të këqija dhe stokut të huasë, që publikohen nga Banka e Shqipërisë. Totali i huave me probleme në fund të vitit 2012 arriti në 22.76% të totalit, sipas Bankës së Shqipërisë, duke arritur në nivelin më të lartë që nga viti 2000, kohë kur sistemi bankar, në pjesën më të madhe shtetëror, po ristrukturohet duke fshirë gjithë huat me probleme . Në total, huat me probleme në sistemin bankar, në vlerë absolute kanë arritur në 914 milionë euro, nga e cila një e treta konsiderohen të humbura. Në raport me prodhimin e brendshëm bruto, kreditë problematike të sistemit bankar kanë arritur në rreth 10% të tij. Pasi kanë qëndruar në nivele të ulëta nga viti 2001, huat jo performuese filluan të rriteshin me shpejtësi që nga fundi i vitit 2008, kohë kur sistemi bankar shqiptar filloi të ndiente pasojat e krizës financiare globale nga njëra anë dhe ekonomia shqiptare filloi të ngadalësonte ndjeshëm ritmet e rritjes, që zbritën nga 8% në 2008-n, në 2-3% në 2009-2012. Në krahasim me fundin e vitit 2011, huatë problematike janë shtuar me gati 4 pikë përqindjeje, duke ngadalësuar gjithsesi ritmet e rritjes, në krahasim me 5.3% që u ngrit ky tregues në raport e fundin e 2010-s. Ndërsa ai arriti nivelin maksimal në nëntor 2012 me 23%, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, u ul më pas në dhjetor, nën këtë nivel. Ritmin më të shpejtë të rritjes e ka shënuar treguesi i huave të humbura, që u shtua me 2.3 pikë përqindje përgjatë 2012-s; ndërsa huat e dyshimta dhe ato nënstandarde u rritën përkatësisht me 1.3 dhe 0.5 pikë përqindjeje.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 54

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2017 - 08:12

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka gati skemën për të bërë importin e radhës të energjisë për muajin gusht.

Postuar: 22/07/2017 - 08:09

Të ardhurat në buxhetin e shtetit kanë ruajtur trendin rritës në pjesën e parë të 2017, duke regjistruar vlerën prej 212 miliardë lekësh për periudhën janar-qershor.

Postuar: 21/07/2017 - 08:23

Gjykata e Lartë ka rrëzuar pjesërisht vendimin e qeverisë që sanksiononte se profesionet e lira do të paguanin Tatim mbi Vlerën e Shtuar.

Postuar: 21/07/2017 - 08:21

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri me dije se ka një numër të madh biznesesh që nuk kanë depozituar vendimin e ortakut për destinimin e fitimit pas tatimit të vitit paraar

Postuar: 19/07/2017 - 07:57

E gjithë kosto e rehabilitimit të rrjetit hekurudhor shqiptar i kalon 427 milionë euro.

Postuar: 19/07/2017 - 07:55

Të gjitha bizneset dhe objektet private e publike do të pajisen me kamera të cilësisë së lartë.

Postuar: 18/07/2017 - 07:38

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dhënë detaje lidhur me hapat që duhet të ndjekin bizneset për të bërë pagesën e detyrimit principal në mënyrë që të përfitojnë nga falja m