BREAKING NEWS

Banesa në Gjirokastër u përfshi nga flakët, ndërron jetë e mitura

Banesa në Gjirokastër u përfshi nga flakët, ndërron
x
BREAKING NEWS

E veshur kuq e zi, ambasadorja e SHBA jep mesazhin e FUQISHËM nga Vlora: Asgjë nuk mund të na ndalojë

E veshur kuq e zi, ambasadorja e SHBA jep mesazhin e FUQISHËM nga Vlora:
x
BREAKING NEWS

Varianti Omicron, "simptoma të pazakonta", si ta njohim dhe kush ndërmerr rreziqe të mëdha, dëshmitë e para

Varianti Omicron, "simptoma të pazakonta", si ta njohim dhe kush
x
BREAKING NEWS

“Më në fund”, Spartak Ngjela del me mesazhin, paralajmëron momentin e shumëpritur nga shqiptarët: Është koha që kërkon shpagimin moral ndaj gjithkujt që...

“Më në fund”, Spartak Ngjela del me mesazhin,
x
BREAKING NEWS

“Isha atje edhe unë”, Kreshnik Spahiu publikon pamjet emocionuese dhe jep mesazhin e FUQISHËM

“Isha atje edhe unë”, Kreshnik Spahiu publikon pamjet
x
BREAKING NEWS

Aksidenti në Rinas/ Humb jetën pacientja që po transportohej drejt Tiranës, reagon Policia

Aksidenti në Rinas/ Humb jetën pacientja që po transportohej
x
BREAKING NEWS

“I kam parë me sy vetë disa herë”/ Ish-ambasadori i njohur plas ‘bombën’ për Presidentin: Ja si Ilir Meta vidhte lekët me thasë!

“I kam parë me sy vetë disa herë”/ Ish-ambasadori i
x
BREAKING NEWS

Aksidenti me eskortën e Berishës/ Ngjarja merr një tjetër kthesë, kamerat e sigurisë rrëzojnë truprojën dhe zbulojnë të vërtetën, hidhet dritë mbi atë çfarë ndodhi në orët e vona

Aksidenti me eskortën e Berishës/ Ngjarja merr një tjetër
x

Ekonomia

Rriten ndihma ekonomike dhe pensionet, në fund të vitit shpërblim për të gjithë të moshuarit, ja përfituesit

Rriten ndihma ekonomike dhe pensionet, në fund të vitit shpërblim

Qeveria dje pas miratimit të projekt buxhetit për vitin 2022 ka deklaruar edhe rritje të ndihmës ekonomike me 10 %. Pas një periudhe diskutimi, qeveria ka vendosur të influencojë tek qytetarët në nevojë përmes programeve dhe politikave të reja. Ministrja e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj deklaroi se përveç rritjes së ndihmës ekonomike me 10% do të ketë edhe politika, të cilat zgjedhin kategoritë për të përfituar nga programi i ndihmës ekonomike. Sipas saj, familje të cilat kanë tre fëmijë nën moshën 18 vjeç do të përfitojnë rritje të ndihmës ekonomike të masës me 2 herë. “Qeveria shqiptare mori vendimin për miratimin e projektbuxhetit për vitin 2022. Këto politika të reja dhe programe që kemi miratuar për t’u futur në zbatim vitin tjetër do të influencojnë në mbështetjen e qytetarëve në nevojë, e atyre të cilët janë shtresat që mbështeten nga programet tona të mbrojtjes sociale sikurse është program i ndihmës ekonomike. Programi i ndihmës ekonomike është si një mburojë për të gjitha familjet në vështirësi ekonomike. Do të ketë një rritje të masës së ndihmës ekonomike për të gjithë familjet përfituese në masën 10%. Do të ketë politika të shënjestruara për familje, të cilat përfitojnë nga programi i ndihmës ekonomike dhe janë familje me mbi 3 fëmijë nën 18 vjeç, do të ketë një rritje të ndihmës ekonomike, pra të masës me 2 herë”, u shpreh ajo. Po ashtu ministrja deklaroi se do të vijojë mbështetja edhe për fëmijët pa prindër si dhe për gratë e trafikuara apo të dhunuara me një program të veçantë duke dyfishuar masën e mbrojtjes. Ndërkohë për shtresat në nevojë, do të alokohet në buxhet 45 milionë dollarë për mbrojtje dhe kompensim të energjisë elektrike. “Nga ana tjetër, ne do të vijojmë që të mbështesim fëmijët, të cilët janë pa prindër, jetimë duke ua dyfishuar masën e mbrojtjes së këtij programi që ata mbështeten me këtë masë të re. Edhe për gratë e trafikuara dhe të dhunuara, do të ketë një rritje me 3 herë të masës së ndihmës ekonomike që jepet nga ky program. Për të vijuar me mbështetjen dhe mburojën sociale për kategoritë në nevojë, për shtresat që mbrohen me subvencionin e energjisë elektrike, 45 milionë dollarë do të vijojnë të alokohen në buxhetin e shtetit për mbrojtjen dhe kompensimin e energjisë elektrike për shtresat në nevojë”, tha ajo.

Rritje pensionesh, ja detajet

Nga ana tjetër ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj në fjalën e saj u shpreh se çdo vit qeveria bën indeksim të pensioneve që shkon në një linjë me normat e inflacionit. Ajo tha se parashikohet rritje e pensionit me indeksimin e inflacionit në mënyrë që të mbrohen të gjitha shtresat e pensionistëve nga rritja e çmimeve. Po ashtu ministrja shtoi se nuk do të mungojë bonusi i përvitshëm, i cili sipas saj do të jetë si linjë e buxhetuar më vete. “Projekt buxheti ka disa kryefjalë: Rritja e investimeve, mbrojtja sociale, rritja e produktivitetit, rritjen e ligjshmërisë. Prej vitesh është bërë rregull që pensionistët marrin bonus. Nga viti i ardhshëm buxhet më vete për bonuset. Nga viti i ardhshëm nuk do të jetë një pikëpyetje por zë buxhetor i planifikuar në vitet në vijim dhe gjithashtu dua të rikujtoj që çdo vit bëjmë një indeksim të pensioneve që shkon në linjë me normën e inflacionit dhe çdo vit parashikohet si rritje e pensioneve natyrale me indeksimin e inflacionit duke mbrojtur pensionistët nga rritja e çmimeve”, tha ajo.