BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Ekonomia

Rriten ndjeshëm detyrimet e prapambetura të qeverisë, borxhi shkon në 197 milionë dollarë, zbardhen shifrat

Rriten ndjeshëm detyrimet e prapambetura të qeverisë, borxhi

Borxhet e qeverisë dhe pushteti vendor ndaj kompanive private janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Në fillim të viti pati një rënie të ndjeshme të tyre, por për muajin shtator shifrat janë trefishuar. Ministria e Financave raporton se ato kanë rezultuar në nivelin 19.7 miliardë lekë, apo rreth 197 milionë dollarë në fund të shtatorit, ndërkohë që në qershor ato ishin shumë më pak, 18 miliardë lekë afërisht 180 milionë dollarë. Në këtë mënyrë, në shtator, niveli i detyrimeve të prapambetura të Qeverisë kthehet në nivelet e periudhës parazgjedhore, duke parë se në mars totali I tyre arrinte në afërisht 20 miliardë lekë afërisht 200 milionë dollarë.

Ulja fortë e detyrimeve të prapambetura u shënua gjatë periudhës parazgjedhore, kur Qeveria shleu thuajse tërësisht rimbursimet e TVSH-së ndaj bizneseve. Në fakt, TVSH-ja e parimbursuar në fund të qershorit rezulton në nivele shumë të ulëta historike, afërsisht 4.5 milionë dollarë.

Edhe më domethënëse janë luhatjet e detyrimeve të papaguara të qeverisjes qendrore. Ato janë shtuar me rreth 20 milionë dollarë nga qershori në shtator, nga 97 milionë dollarë në fund të qershorit, në thuajse 120 milionë dollarë në fund të shtatorit. Borxhet kanë të bëjnë me investimet. Pra kompanitë që kanë marrë tenderat për të kryer investime nuk janë paguar në kohën e duhur dhe janë të shumta ato që presin të marrin paratë. Sipas shifrave institucionet qendrore në shtator kanë trefishuar detyrimet e prapambetura në raport me marsin e këtij viti: nga rreth 20 milionë dollarë në mars, ato rezultojnë afërisht 40 milionë dollarë në fund të qershorit, për të arritur në rreth 61 milionë dollarë në fund të shtatorit.

Shifrat e vitit 2020

Në fund të vitit 2020 detyrimet e prapambetura kapnin shifrën e 23.82 miliard lekë ose në euro rreth 192.5 milion euro. Këto detyrime janë 56.32 milion Euro detyrime të Qeverisë Qendrore; 57.04 milion euro të Njësive Vendore të Qeverisjes Bashki; dhe 79.17 milion euro të prapambetura nga rimbursimi i TVSH. Duke përllogaritur në total borxhin shtetëror të njohur si borxh publik plus detyrime rezulton që Borxhi në fund të vitit 2020 ka kapur masën 79.4% të Produktit të brendshëm Bruto. Nëse borxhet e krijuar nga detyrimet e prapambetura që rezultojnë në 2020 do të ishin pjesë e llogaritjes së Borxhit Publik, atëherë borxhi për vitin 2020 nuk do të rezultonte 77.9% e PBB-së sikurse raportuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në Buletinin e Borxhit Q4 2020, por do të zinte rreth 79.4% të PBB-së, pra borxhi publik do të ishte 1.5% më i lartë nëse përfshin dhe borxhet ‘e fshehura’. Nëse analizojmë strukturën e detyrimeve të prapambetura sipas llogarive kryesore ekonomike, shikojmë se qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë gjeneruar detyrime në 11 kategori shpenzimesh, si: Vendime Gjyqësore, Shërbime, Mirëmbajtje, Investime, Rimbursim i TVSH, Mallra, Të tjera, Sigurime Shoqërore, Sigurime Shëndetësore, Të Ardhura Personale dhe Tatime të Tjera. Këtu është përjashtua Detyrimi për Rimbursim TVSH.