
SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

Rriten pagat në vitin 2023 në Shqipëri, ja kategoritë që përfitojnë, lajm i mirë dhe për pensionistët

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 26 Dhjetor 2022

Viti 2023 duket se do të sjellë rritje të pagave, nisur nga deklartat e bërë nga kryeministri Edi Rama, ministrat e linjës dhe vendimet e qeverisë. Pagat që do të rriten gjatë në 2023 për mësuesit, mjekët po edhe për pensionistët. Një pjesë e administratës do të marrë rroga më të larta vitin e ardhshëm. Sipas planifikimit dhe një nalize të bërë nga gazeta “SOT”, rritja 7% do të shkojë në spitale, shkolla, kopshte e çerdhe. Ndërkohë, pensionistët do të marrin një shtesë që do të llogaritet sipas shtrenjtimit të çmimeve. Mësuesit dhe mjekët do të përfitojnë rritje page deri në 5900 lekë vitin e ardhshëm, ndërsa infermierët dhe edukatoret në kopsht dhe çerdhe do të marrin çdo muaj 3500 lekë më shumë se sa sot. Vendimi pritet të merret në vitin 2023, sipas programit që specifikon buxheti me rritjen në nivelin 7%. Ndërkohë, për pagën minimale e cila është rritur dy herë këtë vit, duke arritur në 34 mijë lekë, vendimmarrja është në pikëpyetje, por rritja e saj do të jetë progresive për të arritur në 40 mijë lekë në vitin 2025. Edhe pensionet do të rishikohen. Ato do të rriten po aq sa inflacioni, ndërmjet nivelit 3-6%. Kujtojmë se pensionistët këtë vit, kanë përfituar rritje 9.5% në përfitimet e tyre mujore.
Rama paralajmëron rritje pagash për mësuesit
Ndërkohë, pak ditë më parë ishte kryeministri Edi Rama i cili tha se në këto vite të qeverisjes së tij janë kryer ndryshime rrënjësore në sistemin e arsimit. Rama u shpreh se janë rritur pagat e mësuesve, tekstet shkollore janë me standardet më të larta bashkohore, ka 500 shkolla komunitare në vend si dhe është financuar transporti i mësuesve dhe nxënësve. Ai deklaroi s e o të ketë përsëri rritje të pagave. “Dhe siç rritëm pagat këtë vit për 31 mijë mësues, do t’i rrisim përsëri. Ne jemi përpjekur që ta vlerësojmë figurën e mësuesit duke mos harruar për asnjë moment që pjesë e vlerësimit është edhe vlerësimin financiar. Edhe pavarësisht vështirësisë së madhe që kemi pasur, sidomos vitet e fundit me ato situatat që ju i dini, tërmeti, pandemia, tashmë kjo situatë tërësisht e paimagjinueshme dhe e paparashikueshme e ndikimit të luftës në Ukrainë mbi energjinë, çmimet përmes inflacionit të luftës, ne kemi vijuar duke rritur pagat. Dhe siç rritëm pagat këtë vit për 31 mijë mësues, do t’i rrisim përsëri. Dhe jo vetëm për mësuesit por punonjësit socialë dhe oficerët e sigurisë, që janë pjesë e të njëjtit front dhe ndërveprimi i tyre shkon për të njëjtin objektiv të përbashkët”, deklaroi Rama.
Manastirliu: Shpërblime sipas performancës për mjekët
Nga ana tjetër, edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë Konferencës së XVI Kombëtare të Anestezi-Reanimacionit pak ditë më parë në Tiranë, u shpreh se do të ketë rritje rrogash për mjekët.“Për sa i përket burimeve njerëzore, ne do të vijojmë mbështeten e mjekëve dhe profesionistëve të shëndetësisë, duke vijuar me rritjen e pagave, nëpërmjet autonomisë spitalore dhe dhënies gjithashtu edhe të mbështetjes për performancën në punë. Do të kemi shpërblime financiare për mjekët, të cilët kanë performancë në punë nëpërmjet metodologjive, që ky ligj i ri që ne kemi miratuar, Ligji i Kujdesit Spitalor tashmë do të jetësohet dhe nëpërmjet akteve nënligjore”, deklaroi Manastirliu.
Më të lexuarat


Këmbimi valutor: Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot në vendin tonë

Bordi i Transparencës ul çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

Çfarë po ndodh në tregun e monedhave? Ja me sa këmbehen euro dhe dollari në vendin tonë

Çfarë ka ndodhur me monedhat e huaja në vendin tonë? "Forcohet" paundi britanik, ja me së këmbehen euro dhe dollari

Për Ministrinë e Arsimit, nafta ende nuk është shtrenjtuar, KLSH: VKM për transportin e mësuesve nuk ka reflektuar çmimet e reja

Me sa shiten e blihen euro dhe dollari, çfarë po ndodh me monedhat e huaja në vendin tonë? Ky është këmbimi valutor për ditën e sotme

Çmimet e karburanteve bien në bursa, Bordi i Transparencës shtrenjton naftën dhe benzinën, shqiptarët “viktima” të “orekseve” të oligarkëve

Si do të përzgjidhen dhe monitorohen koncesionet? Nis puna për VKM-në e re, “shtrëngohen” kushtet financiare për kompanitë

2025 vit “i zi” për borxhin publik, rifinancim Eurobondi e kredi private, për 9-mujorin 2022 interesat 300 milion dollarë, qeveria gati transaksion menaxhimi e emetimi të ri
