BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Ekonomia

Rriten pensionet për 700 mijë pensionistë, ja sa do të jetë niveli maksimal dhe minimal i përfitimit për çdo kategori, zbardhet vendimi

Rriten pensionet për 700 mijë pensionistë, ja sa do të

Qeveria ka ndryshuar nivelin e pensioneve në vend, duke vendosur rritjen e tyre për të gjitha kategoritë. Me prezantimin e buxhetit 2021, qeveria kishte parashikuar indeksim pensionesh me 2.7% nga muaji prill dhe tashmë e miratoi vendimin për këtë çështje, përmes të cilit nga ky muaj pensionistët do të marrin më shumë para. Janë 700 mijë pensionistë që do të përfitojnë. Ndër të tjera, në vendim janë përcaktuar nivelet që do të ketë pensioni për secilën nga kategoritë përfituese. Konkretisht, në pikën 4 të këtij vendimi thuhet se pensionet e pleqërisë, pensionet e plota familjare dhe ato për personat invalidë, të përcaktuara në bazë të ligjit të “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, me ndryshimet që u bënë në 2014, nuk do të jenë më të ulëta se 14 mijë lekë. Por, gjithashtu pensioni për këto kategori nuk mund të kalojë vlerën tavan prej 28 mijë lekësh në muaj. “Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara sipas dispozitave të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të këtij ligji, si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr. 150/2014, që kanë datë fillimi të së drejtës deri më 31.12.2014, pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi, nuk do të jenë më pak se 14. 449 lekë në muaj dhe më shumë se 28. 898 lekë në muaj”, thuhet në vendim. Ndërsa për ata persona që përfitojnë pension suplementar në bazë të ligjit të miratuar në 2009, me gjithë indeksimin e bërë, do të marrin pension më të lartë se 14 mijë lekë në muaj. “Pensionet e parakohshme, të caktuara sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, me datë fillimi nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 14. 449 lekë në muaj”, theksohet në vendim.

Ja sa do të paguhen ish-naftëtarët

Ndër të tjera vendimi përcakton edhe vlerën e pensionit për punonjësit e nëntokës pas hyrjes në fuqi të vendimit për indeksim 2.7%. Konkretisht, vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton se personat që marrin pension pleqërie të zakonshëm, si dhe ata që marrin pension pleqërie si ish-naftëtarë, ish-minatorë dhe ish-metalurgë do të kenë pension më të lartë se 14 mijë lekë, por jo më shumë se 28 mijë lekë. Bëhet fjalë për ata që kanë përfituar pension nga ligji për Sigurimet Shoqërore të miratuar në vitin 1993. “Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara sipas dispozitave të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të këtij ligji, si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr. 150/2014, që kanë datë fillimi të së drejtës deri më 31.12.2014, pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi, nuk do të jenë më pak se 14. 449 lekë në muaj dhe më shumë se 28 898 lekë në muaj”, sqaron vendimi.

Indeksimi

Disa kategori pensionistësh marrin edhe një kompensim shtesë për; kompensim të ardhurash të pensionistëve në fshat. Kjo kategori si dhe të tjerë që kanë përfituar kompensim nga ligjet e viteve ‘66, ‘93 dhe ‘72 për kompensim, të ndryshuar në 2014 do marrin më shumë se16 mijë lekë në muaj. “Përfituesit e pensioneve, sipas ligjeve nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, nr. 4976, datë 29.6.1972, si dhe nr. 150/2014, të caktuara me datë të fillimit të pensionit deri më 31.12.2014, do të vazhdojnë të përfitojnë edhe kompensimet për të ardhura mujore minimale deri në 16, 099 lekë në muaj”, thuhet në vendim.