BREAKING NEWS

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/ Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Prokuroria e Tiranës vihet menjëherë në lëvizje, zbardhet SMS-ja e rëndë

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/
x

Ekonomia

Rriten përfitimet financiare për personat me aftësi të kufizuara, zbardhet plani i qeverisë, ja të gjitha benefitet

Rriten përfitimet financiare për personat me aftësi të

Qeveria ka vendosur të shtojë përfitimet në pesë vitet e ardhshme për të gjithë personat me aftësi të kufizuara në vend. Personat me aftësi ndryshe janë ata të cilët kanë më shumë nevojë për mbështetjen e shtetit, qoftë në aspektin financiar apo atë social. Por, në këto vitet e fundit janë vërejtur një sërë burokracish që nga pagesa mujore dhe deri në integrimin e tyre në sistemin e punësimit. Për këtë arsye në planin pesë vjeçar 2021-2025 qeveria ka vendosur të bëjë ndryshime në legjislacioni për rregullimin e pagesave dhe përfitimeve të tjera financiare, që janë kosto të pamundura për këta persona. Konkretisht, në planin e hedhur për konsultim publik qeveria tregon se 119 milionë lekë nga fondi i vënë në dispozicion do të shkojë për shtesat në pagesa. Madje theksohet se, në vijim do të shtohet edhe numri i familjarëve përfitues të personave me aftësi të kufizuar, duke qenë se shumë prej këtyre familjeve kanë atë pension si të vetmin burim të ardhurash. “Kostoja e përgjithshme e përllogaritur për zbatimin e këtij plani veprimi është 1,468,636,312 Lekë, ose 11,843,841 Euro. 71% të financimit të nevojshëm, 7% pritet të financohet nga donatorë dhe burime të tjera, ndërsa 22% është hendek financiar. Nga shuma në total 119.382.486 milionë lekë do të përdoren për përmirësimin të gjendjen ekonomike të tyre. Duhet thënë që shpesh herë familjet që kanë anëtarë me aftësi të kufizuara janë ekonomikisht të varur nga pagesat e aftësisë së kufizuar edhe për faktin që në më të shumtën e rasteve të paktën një nga anëtarët e familjes duhet të jetë në shërbim të personit me aftësi të kufizuar. Kjo kërkon që sistemi i shërbimeve shoqërore të synojë shpesh herë përveç individit përfitues edhe familjet e tyre”, thuhet në dokument.

Rimbursimi i kostove të transportit

Në këtë plan qeveria parashikon të bëjë disa ndryshime dhe në pikën që mbulon kostot e transportit për personat me aftësi të kufizuara. Sipas dokumentit, ligji deri më tani nuk u vjen në ndihmë të gjithë kategorive, prandaj pjesa më e madhe e tyre kanë reduktuar lëvizjet pasi nuk përballojnë dot kostot që ka transporti publik apo edhe ai privat. Kështu deri në 2025 pritet që të rritet numri i personave me aftësi të kufizuar të cilëve u rimbursohen plotësisht kostot e transportit. “Për të rritur nivelin e aksueshmërisë në transportin publik, fillimisht duhet të merren masa për rregullime legjislative të duhura dhe në përputhje me ato të BE. Gjatë viteve të fundit iniciativat për përmirësimin e legjislacionit për mundësimin e pajisjes me leje drejtimi automjeti të personave që nuk dëgjojnë si dhe rimbursimin e karburantit për të gjithë personat me aftësi të kufizuara, ka hasur në pengesa. Arsyet e mosmiratimit të akteve nënligjore mbi rimbursimin e biletave të transportit janë të lidhura me përfundimin e reformës në skemën e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara”, sqarohet në planin e nxjerrë për konsultim publik.

Përfshirja në tregun e punës

Në dokument evidentohet se tjetër problematika ka edhe skema e punësimit për personat me aftësi të kufizuara. Sipas dokumentit, pavarësisht se në dy vitet e fundit ka pësuar rritje numri i personave me aftësi ndryshe që punojnë, prapë gjendja është shumë e vakët. Për këtë arsye kjo do të jetë një nga pikat që do vijë në rishikim për 5 vitet e ardhshme ku në bashkëpunim me ndërmarrjet në vend qeveria do t’u sigurojë një vend të përshtatshëm pune. “Është fare e qartë se edhe pse ka një lloj progresi në këtë fushë, punësimi i personave me aftësi të kufizuara vazhdon të mbetet në nivele shumë të ulëta. Kjo bën që situata e punësimit të tyre të ketë akoma shumë sfida për vitet që vijnë, duke marrë këtu në konsideratë edhe shtimin e kërkesës për punë nga vetë personat me aftësi të kufizuara”, thuhet në dokument.