BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Rritet çmimi i bukës, Autoriteti i Konkurrencës dyshime për aleancë nga kompanitë e miellit, nis hetimet në terren

Rritet çmimi i bukës, Autoriteti i Konkurrencës dyshime

Autoriteti i Konkurrencës është vënë në lëvizje pas rritjes së çmimit të bukës në treg. Këtë javë, ashtu sikur ishte paralajmëruar, blerja e një buke kushton 10 lekë më shumë, ose është reduktuar sasia për ato lloje që nuk ka ndryshuar çmimi. Duke qenë se ky produkt është kryesori dhe baza për tavolinat e shqiptarëve, reagimet për rritjen e çmimit kanë qenë të shumta, sidomos nga qytetarët. Ndërkohë, ditën e djeshme ka ardhur dhe reagimi zyrtar i Autoriteti të Konkurrencës për këtë çështje. Përmes një njoftimi zyrtar ky institucion bëri të ditur se, do të dalë shpejt me një vendim nëse prodhuesit kryesorë të miellit në vend po vazhdojnë të ndjekin një marrëveshje të ndaluar, me qëllim përcaktimin e çmimeve të shitjes së bukës dhe a kanë ndikuar ata në këtë lëvizje të fundit. Në këtë njoftim, Konkurrenca ka treguar se do të nisë një hetim më të thelluar në tregun e prodhimit të miellit pasi në vitin që shkoi përmes një vendimi kompanitë bashkëpunuan për të ndikuar qoftë edhe në mënyrë indirekte në përcaktimin e çmimit për shitjen e bukës tek qytetarët. “Autoriteti i Konkurrencës do të shqyrtojë me kujdes të dhënat, për të parë ecurinë e tregut pasi me anë të vendimit nr. 700, datë 24.07.2020 ka konstatuar sjelljen e bashkërenduar midis ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, pasi këto ndërmarrje kanë bashkërenduar sjelljen, duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit për shkak të integrimit vertikal. Sipas vendimit, kjo sjellje përbën shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës””, thuhet në njoftim.

Ja çfarë thonë prodhuesit

Ndërkohë nga ana e tyre kompanitë e prodhimit të miellit në vend kamë deklaruar se, shkaku kryesor i shtrenjtimit të këtij produkti është rritja e çmimit të grurit në tregjet ndërkombëtare, me rreth 65% në një vit. Gjatë një interviste televizive ata u shprehën se nuk do preferonin që të rritej në këtë fazë çmimi i shitjes së bukës, por gjithçka vjen sepse ka rënë prodhimi i miellit në shtetet më të mëdha prodhuese, çka ka sjellë rritje të çmimit të miellit dhe si rrjedhojë atë të bukës. Sipas tyre, kjo rritje është reflektuar vetëm në masën 10-12% në çmimet e miellit, por nëse kjo tendencë vazhdon, shtrenjtimi i mëtejshëm i miellit do të jetë i pashmangshëm. Ndërkohë, kujtojmë se në vitin që lamë pas Autoriteti i Konkurrencës iu vendosi ndërmarrjeve të prodhimit të miellit detyrim që në asnjë mënyrë të mos përpiqen të caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi. Gjithashtu, iu është kërkuar që të mos kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet; të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit; të raportojnë çdo tre muaj pranë AK-së të dhëna mbi blerjet dhe shitjet në përmbushje të detyrimeve të dhëna sipas kësaj pike.